• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i tërboi opozitarët partia e re e Jozefina Topallit!

by Alfred Peza
27/10/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk ishte parë e dëgjuar kurrë më parë, në historinë 30 vjeçare pluraliste të Shqipërisë postkomuniste, një cunam histerie kolektive si ai që provokoi këto ditë Jozefina Topalli. Ata që sot e quajnë veten demokratë, opozitarë, berishistë, lulzimbashistë a kundërshtarë deri dje të tij dhe gjithkush tjetër që i ka ndarë hesapet me qeverinë socialiste, duken të trembur për vdekje nga krijimi i partisë së saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.

Kaq do ti mjaftonte gjithkujt që i ndjek zhvillimet politike pa tifozllik në këtë vend, për të parë tek ky eksitim kolektiv shenjën më të qartë e të sigurtë, se ish Kryetarja e Parlamentit ka bërë lëvizjen më të goditur të jetës së saj politike. Duke qenë në kohën dhe vendin e duhur, për ti dhënë përgjigjen e duhur jo vetëm miqve, por edhe armiqve të saj. Ajo që të argëton pa masë në këtë histori, është fakti se ata që e bëjnë sot këtë zhurmë janë të njëjtët që u gëzuan dje me tërbim ose heshtën deri në amëshim, kur Lulzim Basha e nxorri Jozefina Topallin jashtë skenës politike me lehtësinë e të kënduarit të himnit pas një proteste.

Në moshën kur në demokracitë e konsoliduara, futesh për herë të parë në jetën aktive politike, Jozefina Topalli tregoi se nuk është gati për të dale në pension. Ajo duket ndër ato të paktët, që nuk pajtohet me fatin që i caktojnë arbitrarisht, për të numëruar ditët në pritje të një mëshire kristiane që nuk vjen kurrë. Ndaj me sa duket ka vendosur që të zbresi në fushën e betejës politike, për të fituar një bast të fundit, kundër rrymës.

Ajo nuk e ka sfidën as me korin e mjeranëve që e etiketojnë sot me të gjitha epitetet që përmban çdo fjalor i botës. Aq më pak me Lulzim Bashën. E lere më me Edi Ramën ndaj të cilit ka gjithë të drejtën e botës, që të dojë më shumë se opozitarët shqiptarë bashkë, që ta rrëzojë një minutë e më parë.

Jozefina Topalli po del në meidan, për ta shpëtuar PD nga privatizimi i atyre që kushedi se ku ishin duke bredhur me kalë, kur ajo qëndroi për 20 vjet me radhë përkrah Sali Berishës në çdo betejë. Një grua e realizuar, mund të dalë sërisht në “xhunglën” politike, vetëm për një arësye sublime: Për të respektuar veten. Historinë personale. Trashëgiminë familjare. Dhimbjen. Plagët. Karrierën dhe gjithçka tjetër që ia vodhën pabesisht, kur dorëzuan në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017.

Gruaja e parë në krye të Parlamentit në historinë e Shqipërisë, nuk e ka nevojë ekzistenciale të qenët një nga ato 140 deputetët, që do ulen në atë sallë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sepse ajo më mirë se kushdo tjetër, e di se që të jesh pjesë e asaj mase, nuk është gjithçka në këtë jetë. Përkundrazi. Por, mosqenia e saj atje ku i takon përmes gjykimit të popullit opozitar të shprehur me votë, është shumëçka. Sepse politikan nuk të bën konjuktura e vendosjes së emrit në një listë, por një pafundësi faktorësh të tjerë, të cilat Jozefina Topalli i ka me tepri.

Këtë e di mirë edhe Sali Berisha, që nuk e mbrojti dot Jozefina Topallin. E di shumë më mirë vetë Lulzim Basha që e kishte shumë të vështirë që ta rrokte diellin e lidershipit të PD, nën hijen e rëndë të saj. Sikundër e dinë shumë mirë, të gjithë ata brenda dhe jashtë gardhit të SHQUP, që sot ulërasin se paskan zbuluar më në fund tek ajo, tradhëtaren më të madhe të radhëve të tyre, që paskërkësh jetuar prej katër vjetësh e fshehur thellë në gjirin e Edi Ramës!

Jozefina Topalli nuk i është trembur askujt atëherë kur duhej, ndaj nuk ka sot nevojë për avokatinë e kërkujt, për të bërë atë që dëshiron me lirinë e saj. Ndaj jemi shumë vonë të gjithë, për të ndikuar në çfarëdolloj qasje që ka të bëjë me zgjedhjen politike të një njeriu, që nuk e kemi bërë ne. Sepse ajo është modeli i një njeriu të bërë vetë.

Ajo nuk pyeti kërkënd, kur hyri në jetën politike shqiptare, në fillim të viteve ’90. Lulzim Basha dhe asnjë nga pjesëtarët e korit të të indinjuarve të sotëm, nuk e pyeti kur e nxorën nga skena politike sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ndaj, as ajo me sa duket nuk ndjen nevojën që ti mari leje kërrkujt sot, për tu nisur drejt pikës në horizont, për ku po e drejton instikti i saj politik. Duke patur mbi supe, jo vetëm dafinat e lavdisë së dikurshme, por edhe gjembat e përgjegjësisë për të ardhmen e saj.

Partia e re e Jozefina Topallit, ka fatin e rrallë që ti trembë kundërshtarët e saj brenda llojit, ende pa lindur. Vetëm thjeshtë na duhet që të presim me durim pranverën, për të parë me sytë tanë, çfarë do tu bëjë kur të jetë ngritur në këmbë!

Next Post
Tentuan t’i iknin Policisë me makinë, por u përplasën me trotuarin, ndalohen 5 sirianë në Pogradec

Tentuan t'i iknin Policisë me makinë, por u përplasën me trotuarin, ndalohen 5 sirianë në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com