• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse i mbajmë bastardët, si “të ndershëm”?!

by Ben Andoni
28/05/2024 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përgjigjja e parë është se shpesh nuk i njohim të korruptuarit, kurse në përgjithësi korrupsioni në politikë nuk perceptohet lehtë, pasi politikanët dinë ta fashisin, ta relativizojnë e ndërkohë që jo shumë individë kanë përvoja personale me këtë fenomen. Aman, korrupsioni ndihet. Dhe, ndjenja disa herë i paraprin dijes për gjithçka. Shumë shqiptarë shikojnë zyrtarë e bashkëvendas që pasurohen në mënyrë galopante dhe ndryshojnë statuset sociale dhe ekonomike brenda pak vitesh! Institucionet deri më tani, që duhet ta frenonin, kanë ndihmuar fare pak, kurse politika ka ditur ta mbrojë këtë fenomen.

Një çerek shekulli më parë, pikërisht në vitin 1999, Banka Botërore publikoi një analizë krahasuese të korrupsionit në të gjitha rajonet kryesore të botës për periudhën 1996–99 (Kaufmann et al., 1999a,b). Ajo që tronditi në gjetjet s’ishte se nuk dolën pritshmëritë normale, porse rajoni më i keq mbi dhé për korrupsion nuk perceptohej të ishte as Afrika, as Azia Jugore apo Lindore, as Amerika Latine, por Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (Vendet, që lindën pas shpërbërjes së BRSS). E, më tej, ndër pjesët më të korruptuara të botës, ishte ajo që në kohën e Perdes së Hekurt identifikohej thjesht si Evropa Lindore.

Pothuaj 25 vjet më vonë, situata jo vetëm nuk është përmirësuar në rajon, por në rastin e Shqipërisë, situata lidhur me korrupsionin është keqësuar jashtëzakonisht. Ka një përmirësim të lehtë për Shqipërinë në indeksimin e korrupsionit falë goditjeve të Drejtësisë. Pavarësisht se kryeministri i vendit, Edi Rama, mundohet ta relativizojë si fenomen, duke i dhënë besimin SPAK-ut, qasja e tij morale lidhur me përgjegjësinë lë shumë për të dëshiruar, ashtu si edhe e shumë personazheve të tjera. Fatkeqësisht, opozita e përçarë keqazi në jo pak momente ka treguar se është pjesë e këtij realiteti jo të zakonshëm, kurse ish-kryeministri Berisha mban non-gratën amerikane dhe britanike me motivacionin e korrupsionit galopant.

Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen, që tashmë është në dyert e Kuvendit për votim dhe qëndrimi ndaj saj, nuk është se mund të ndryshojnë diçka. Kjo dihet fare qartë dhe pastër: Politika është vetë përgjegjëse.

Ndërkohë, publiku kërkon zgjidhje dhe luftë ndaj korrupsionit, kurse opozita ia var të gjithë përgjegjësinë qeverisjes së Ramës. Kryeministri e shtegton fajin, duke e bërë përgjegjëse pikërisht dezinformimin, madje në takimin e pak orëve më parë të Italisë përdori edhe një gjuhë të ashpër për kritikët, që i janë shtuar jo pak. A mund të ndryshonte një formim më i mirë arsimor për perceptimin? Po, nëse kapitali social do kishte parametrat të lartë a do ndikonin sa i përket perceptimeve për politikën e sotme?! Zor të besohet. Kemi një reformë arsimore që nuk ka dhënë asnjë efekt, për të mos thënë që e ka keqësuar edhe më shumë gjendjen e saj.

“ Ndërtimi i komuniteteve të forta në të cilat qytetarët ndihen të lidhur dhe besuar ndaj njëri-tjetrit ka shumë përfitime, njëra prej tyre është se do të ndihmojë në përmirësimin e perceptimeve publike për sferën politike. Megjithatë, as arsimi dhe as kapitali social nuk janë ilaç. Të dhënat tregojnë se arsimi në përgjithësi i ndryshon qëndrimet në një farë mase, por jo plotësisht”, shkruan Clive Bean tek “Are we keeping the bastards honest? Perceptions of corruption, integrity and influence on politics” (A po i mbajmë të ndershëm bastardët? Perceptimet e korrupsionit, integritetit dhe ndikimit në politikë), që na ka ndihur për titullin.

Janë pikërisht arsimimi dhe njohuritë që gjeneron, të cilat ndihmojnë në krijimin e

sferave më të aksesueshme të politikës për individët, i referohemi studiuesit e mësipërm. Në fakt, e gjithë Lindja po vuan shkollimin dhe sidomos humbjen e kredibilitetit të arsimimit të saj, por mbi të gjitha sesi ndodh edhe që individi i shkolluar që rekrutohet në administratë e bën paq korrupsionin. Më shqetësues akoma mbetet papërgjegjshmëria e qeverive dhe sidomos në rastin e sotëm mos marrja e përgjegjësive. Kjo ndodh rëndom në maxhorancë me Ramën, pas akuzave të korrupsionit, por së fundi u pa në një rast edhe me kreun teknik të Opozitës z. Noka, kur u nis një hetim mbi pasurinë e tij. Kjo, përbën atë që më së shumti ushqen shqetësimin e qytetarëve shqiptarë: privilegjohen shumë pak individë.

Zgjidhja që i mbetet publikut është e dukshme: Ikja. Megjithëse Rama mëton se shifrat janë jo ato që jepen në media për largimin, fakt është sipas INSTAT, se çdo vit largohen nga vendi rreth 42.000 rezidentë shqiptarë, pra nga viti 2012 deri në vitin 2022, janë larguar nga Shqipëria plot 420.000 rezidentë. Me fjalë të tjera, përgjatë çdo viti të dekadës së fundit, një qytet me 40.000-42.000 banorë, fshihet nga harta e Shqipërisë, duke qenë se kjo është një shifër një popullsi demografike mesatare e qyteteve tona (Panorama, 2024). Dhe, më shqetësues ende është rasti i fundit që lidhet me Institutin Kombëtar të Statistikave, që ka shtyrë me nëntë muaj publikimin e rezultateve të Censusit 2023, që do të vërtetonin edhe më saktë e qartë braktisjen e vendit.

Po pse vendi ynë nuk reagon si duhet edhe pas raporteve, si ai i Transparency International, që i cituar në raportet e tij, mëton se: Shqipëria dallon në ligje të përgatitura mbi bazën ekskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar, ku rendit plot 9 ligje që dyshohen se janë bërë me porosi: si Ligji special për Teatrin, Ligji për Mediat Audiovizive, Ligji për Lojërat e Fatit, për Lotarinë Kombëtare, Ligji për Koncensionet dhe PPP-të, autostradën Milot-Balldre, kompania “Air Albania”, apo mbi oferta të pa kërkuara për ndërtim aeroportesh, si ai i Vlorës, etj., të cilat miratohen me shpejtësi nga një shumicë tërësisht e nënshtruar në Parlament, në mungesë të transparencës së duhur dhe konsultimeve jo të plota publike, citohet opozita (Leskaj, 2024).

Por a do të ndihmonte arsimimi dhe një kapital social më i lartë? Zor të besohet nga gjendja aktuale publike apo me politikanët që filtrohen në parlament dhe ku niveli i legjislaturave vetëm bjerret. Integriteti që beson qytetari i thjeshtë te shumë njerëz në momentet më të rëndësishme dhe ku duhet zëri qytetar nuk ndodh. Dhe, sërish fakti që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Shqipëri kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 për qind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime (Leskaj, 2024).

A do mjaftonte arsimi, që politika të ndryshonte? Jo, sepse shumë njerëz të mirë-arsimuar mbeten të pa qartë për vlerat e mira të botës politike. Ose më keq të papërfillur prej saj. Këtë e dinë shumë prej bastardëve, që “hanë kumbullat” pas qeverisë dhe që nuk njohin fare kode morale. Realiteti i Shqipërisë po na i shfaq për ditë të panginjurit, kurse goditja e SPAK-ut mbetet e vetmja dritëz, që vjen nga një tunel që nuk mbaron dhe ku dëgjohet ende gazmimi i të korruptuarve, që fatkeqësisht nuk po mbarojnë në vendin më të varfër të Ballkanit. Po atëherë pse i mbajmë “të ndershëm”, bastardët?! (Homo Albanicus)

 

Next Post
VIDEO / Meta uron pro-rusët për fitoren në RMV dhe ofendon BDI: U dërrmua partia e “Prindi 1” dhe “Prindi 2”

Meta: Tallavaja e Rezolutës porosi e narko-trafikantëve. Të përmbysim bandën e Rilindjes, do vetëm një të shtyrë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In