• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse i kanë ulur tonet amerikanët (dhe të tjerët)?!

by Skënder Minxhozi
21/11/2023 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në një traditë të konsoliduar në rrjedhën e viteve, ambasadat amerikane dhe britanike (shpesh edhe Delegacioni i BE), kanë dalë që të treja njëkohësisht dhe për të njëjtën temë me deklarata publike, sa herë që Shqipëria kalonte momente të tensionuara politike. Rasti klasik mbeten thirrjet e përsëritura, gjatë krizës së mandateve në 2019, kur opozita kërcënonte para çdo mitingu, se do të sulmonte selitë kryesore të shtetit në Bulevard. Deklaratat e treshes në fjalë kanë ndaluar bilance shumë më dramatike se ato që pamë ato kohë në dyert e selive qeveritare.

Një pozicion të tillë të koordinuar e pamë këto orë nga amerikanët dhe britanikët, e më pas gjermanët, në një kontekst krejt tjetër, por me të njëjtët aktorë. Tre ambasadat, që duhet rikujtuar për ata që shohin ëndrra me diplomatë të dirigjuar nga Xhorxh Sorosi, kanë deklaruar zyrtarisht dhe në emër të vendeve të përfaqësojnë, se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”, duke shtuar se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”. Një qëndrim në pamje të parë i balancuar, që bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog mes palëve.

Këto rreshta s’do të lexoheshin drejt dhe siç duhet, nëse nuk do të vendoseshin në kontekstin e ngjarjeve të javëve të fundit, që kanë vënë përballë Rithemelimin e Sali Berishës me shumicën socialiste. Nisja e hetimeve ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi, përbënë pikën e ujit që derdhi gotën opozitare. Për të gjithë ata që përbetohen sot se kjo sjellje radikale e Rithemelimit përkoi vetëm rastësisht me nisjen e hetimeve për klubin Partizani, përgënjeshtrimi qëndron tek kronologjia kohore e asaj që ndodhi më pas.

Prej një muaji skena politike është tronditur nga ashpërsimi i skajshëm i qëndrimeve të një pjese të opozitës. Javë të tëra me komisione parlamentare të bllokuara, deputetë që shtyjnë e godasin njëri-tjetrin, tym e flakë në seancat plenare dhe një (jo)diskutim pesëminutësh i buxhetit vjetor të shtetit. Berisha ka rinisur turet e tij të zakonshme “në bazë”, megjithëse deri tani publiku shqiptar i ka dëgjuar me indiferencë të plotë thirrjet e tij të përsëritura për revolucion e përmbysje.

Në këtë kontekst të njohur për sytë dhe veshët tanë, arbitrat e huaj, ambasadat, ministritë e jashtme, grupimet politike evropiane, duhej të kishin ndërhyrë me kohë. Në një tjetër situatë do të kishim misione ndërmjetëse nga kontinenti që do të shëtisnin në zyrat e partive dhe të shtetit, si dhe deklarata e qëndrime të ashpra, siç e do zakoni i 30 viteve nën këtë tranzicionin tonë të pafundëm.

Ja që nuk është kështu. Sepse në një muaj sherre politike, me ose pa tym e flakë, të huajt kanë qëndruar larg konfliktit, si për ta lënë atë të konsumohet në paqe. Dhe pasiviteti e ka një shkak. Jo dy, tre apo katër të tillë, por vetëm një: quhet Sali Berisha. Është i vetmi shkak që shtyu të njëjtat ambasada që bënë deklaratën e sotme me tone të përgjithshme pajtimi, që t’i kujtojnë Gaz Bardhit e të tjerëve në 21 shtator të këtij viti, që të mos ulen në një tryezë me non gratat. Janë të njëjtët faktorë, pra amerikanët, të cilët ftuan para pak javësh të gjithë parinë e SPAK në Uashington, ndërsa Berisha nisi sulmin frontal ndaj drejtësisë që po e heton.

Është thënë disa herë që kjo krizë nuk është si të tjerat. I mungojnë dy faktorë bazë: populli protestues para zyrës së Ramës dhe deklaratat fshikulluese të ndërkombëtarëve. Ajo që lexuam sot është vetëm një kopje e zbehtë e asaj çka kemi parë e dëgjuar vite me radhë. Dhe arsyeja është ulur këmbëkryq në mes të meidanit plot tym e flakadanë.

 

Next Post
OPGJ mbërrin në kompleksin “Magnet”, sekuestrohen pronat e Malltezit të ndërtuara në truallin e ‘Partizanit’

U lirua nga qelia, reagon Jamarbër Malltezi: Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945 (por me 5.4 milionë euro në llogari)

Comments 1

  1. Janullatos Beleris Kostandina Stavros Mitsotakis Vangjelis = VORIO EPIRI says:
    3 years ago

    …..dhe kaq duhet, dhe kaq është boll, i nderuar Minxhoz.
    Kështu siç “luajnë” nderkombëtarët, Sali Berisha i konsideron fitore, duke zbatuar postulatin “derri e do plumbin ballit” – që në mëndjen e tijë vrastare e gjaksore, duhet sjellë me nderkombëtarët dhe gjithë kundershtaret e tijë politikë e jo politikë.
    Prandaj, kjo “zbutje”, ka krijuar një ilaritet në publik, duke zhvleresuar keq SPAK-un, që mezi arriti kuotat që mbushte shpirtin e drobitur të shqiptareve nga mungesa e drejtësisë.
    Njerëzve gojën nuk u a mbyll dot me forcë apo dhunë.
    Edhe njëherë, si përherë kjo drejtësia jonë….
    E çna duhej SPAK-u me gjithë këto shpenzime, kur drejtësi nuk ka ?
    Ku ishe, hiç gjëkundi, e ç’bëre- asgjë.
    SPAK asht ba si nana Nutit punë mutit, i thonë shkodranët e shkodranit Arben Kraja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com