• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pse i dha fund jetës në qeli 23-vjeçari, flasin të afërmit

by A R
20/02/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e 23-vjeçarit që u vetëvar të shtunën në qelinë e burgut 302 në Tiranë ende nuk e dinë se si ka ndodhur ngjarja. Por, sipas tyre, ai ka qenë i pafajshëm dhe është arrestuar kot nga Policia.

Në këtë mënyrë ata dyshojnë se edhe vetëvrasjen Napulon Luca e ka kryer për shkak të padrejtësisë që iu bë, duke e arrestuar me të padrejtë. Një i afërm i viktimës, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, tha dje se nuk e dinë ende çfarë ka ndodhur, ndaj dhe nuk mund të flasë shumë pa e ditur me saktësi se si ka ndodhur ngjarja.

“Ne dimë vetëm aq sa kemi parë e lexuar në media. Arsyen e vërtetë, rrethanat si ka ndodhur ngjarja nuk na e kanë treguar ende. Po presim të na e thotë dikush që është përgjegjës për këtë punë. Nuk dimë çfarë të themi më shumë”, shprehet ai.

Ndërsa tregon se situata në shtëpinë e familjes Luca është mjaft e rëndë, pasi lajmi i vdekjes së 23-vjeçarit ka qenë i papërballueshëm, sidomos për nënën e tij. “Ai ishte i pafajshëm. E arrestuan kot”, tregon më tej i afërmi i Napulon Lucës, i cili dyshon se për këtë arsye ai mund të ketë vrarë veten.

Napulon Luca ishte arrestuar më 14 janar të këtij viti, bashkë me vëllezërit e tij, të cilët më pas u lanë të lirë. Ndërsa vetë viktima mbahej në paraburgim deri në përfundim të gjykimit për të, që në fakt nuk kishte nisur ende. I riu nga Dibra dhe banues në Tiranë akuzohej nga Policia për vjedhje.

Komisariati nr.3 është njoftuar nga shërbimet e Burgut 302, se në orën 02:15 të së shtunës një i dënuar është gjetur i varur me çarçaf në dhomën e tij, ku qëndronte vetëm. Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore, ndërkohë 23-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza”, por mjekët e Spitalit të Burgut kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Luca kishte qenë i dënuar edhe më parë me akuzën e shkatërrimit të pronës dhe të kanosjes. Ndërsa së fundmi ishte vënë në pranga për vjedhjen e një banese në rrugën “Pric Vidi” në Tiranë dhe ishte arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.3. Nga ana tjetër, ai ishte i dyshuar edhe për vjedhjen e tri banesave të tjera gjatë janarit të këtij viti. Bashkë me të, Policia arrestoi edhe vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë disa ditë më pas./Panorama/a.m.

Next Post
Banesat Sociale, 5 bashkitë që përfitojnë grande të menjëhershme financiare nga qeveria

Strehimi/ Bashkia e Tiranës kredi të buta për 1 mijë familje, skema si do të ndahen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In