• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse humbësit nuk po arrijnë dot të distancohen nga përfituesit e projektit të anarkisë së shqiptarëve?!

by Aranit Muraçi
11/11/2024 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aranit Muraçi

Mund të jesh i majtë ose i djathtë dhe mund të mos jesh kundër hajdutëve, abuzuesve, kriminielëve, apo kundër çdo kundravajtësi, por a mund të pretendosh se mund të jesh edhe krah luftës ndaj tyre.

Mund të jesh kundër korrupsionit, por nuk mund të jesh njëkohësisht edhe kundër institucioneve ligj-zbatuese që e luftojnë atë ose kundër ngritjes së tyre. Ata politikanë që e kanë pasur mundësinë dhe iu është dhënë një, dy apo më shumë herë besimi që të ndërtojnë dhe të promovojnë institucione të pavarura, por në vend të tyre tentuan ti shkatërrojnë ose ti privatizojnë ato, janë treguesi më i qartë sot i anarkisë së parë sociale të shqiptarëve; i anarkisë sonë institucionale. Me përfitues të vetëm ideatorët e kësaj anarkie.

Nuk mund të jesh në politikë edhe i majtë, edhe i djathtë. Edhe liberal, edhe autoritar. Edhe me mbretërinë, edhe me demokracinë. Edhe me shtetin ligjor, edhe me atë anti-ligjor. Në diktaturë është i ndaluar mendimi ndryshe. Në demokraci një i majtë duhet të dijë pse është i tillë dhe një i djathtë duhet të dijë të njëjtën gjë. Nëse 90 për qind e të përkushtuarve pas politikës nuk e dinë se pse janë të majtë ose të djathtë, jemi në anarki politike. Ideatorët janë po ata!

Nuk mund të jesh edhe me arsimin dhe shkencën, edhe me “vitrinat e kristalizuara” të çdo shpelle apo projekti që ideuan autorët e kaosit. Nuk mund të jesh edhe me njerëzit e arsimuar e të kulturuar bashkë me progresin që vjen nga arsimi prej tyre, por njëkohësisht edhe me të korruptuarit, trafikantët e çdo lloj trafiku, shkelësit, falsifikatorët e manipulatorët e diplomave e të gradave shkencore. Nëse shkenca nuk i ndan dot dy anët e medaljes së një shoqërie, jemi sërish në kaos vlerash me të njëjtët ideatorë dhe përfitues!

Nuk mund të jesh edhe patriot, edhe pazarxhi i interesit kombëtar. Edhe për Shqipërinë e Kosovën në NATO dhe në BE, edhe me institucione që udhëhiqen nga njerëz të korruptuar dhe përkëdhelin krimin e organizuar. Nuk mund të jesh me Kosovën e pavarur, por edhe kundër atyre që udhëhoqën luftën ose ndihmuan në çlirimin nga serbët. Burgosja e Thaçit në Hagë nëse nuk mund të përshkruhet si politike, çfarë lloj burgosje tjetër mund të jetë e tillë? Edhe me shqiptarët por edhe me Fredi Belerin dhe pro interesave greke në Himarë, nuk mund të jesh. Nëse do të jemi me të dy anët, siç shfaqen ideatorët e anarkisë sonë sociale, jemi thuajse në anarki identiteti si komb, ose ashtu siç na duan të tjerët, ata të cilët nuk e kanë dashur kurrë ekzistencën e kombit shqiptar.

Nuk mund të jesh edhe krah Lindjes, edhe krah Perëndimit. Edhe me talebanët apo kinezët, edhe me britanikët dhe amerikanët. Edhe me rusët e koreanoveriorët, edhe me ukrainasit, gjermanët dhe perëndimorët. Edhe me SHBA-të por edhe kundër institucioneve të saj. Në udhëkryq, jemi fiks në anarki, thuajse në kushte ekzistenciale.

Jemi gati njësoj në kaos, si në ‘97, me të njëjtët frymëzues dhe ideatorë që u votuan pas ‘90 për të ngritur institucione demokratike, por në vend të tyre grabitën pasuritë kombëtare dhe ngritën e bekuan sistemet piramidale për të zhvatur shqiptarët! Të gjithë e dinë se cilët ishin përfituesit dhe humbësit e atij projekti. Humbësit, të zhytur në anarki për këtë arsye nuk pyetën dhe as nuk pyesin se çfarë ndodhi më tej me përfituesit e projektit piramidal?

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë për tri dekada me radhë? Asgjë e veçantë! Përfituesit vazhdojnë të përfitojnë dhe shqiptarët vazhdojnë të humbin e të grabiten në forma të tjera. Kjo është edhe arsyeja pse ata që jetojnë dhe punojnë me punë të ndershme vazhdojnë të largohen nga sytë-këmbët, mesatarisht nga 50 mijë çdo vit sipas të dhënave zyrtare, për një jetë më të mirë në Perëndim.

Veçse duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi, si ndryshim nga grabitja me armë çerek shekulli më parë, kemi sot institucione që qëndrojnë si “piramidat” e dikurshme me të njëjtët ideatorë apo frymëzues që i morën dhe kërkojnë ti mbajnë peng për interesat e tyre personalë. Gjenden kudo, në majat më të larta të politikës, udhëheqin pa garë parti, kuvende, sipërmarrje, universitete, banka, media etj. Janë të gjithë të alarmuarit dhe të tmerruarit nga projekti e spastrimit të sistemit të drejtësisë prej llojit të tyre, anarkia e të cilëve është duke u frenuar me forcë nga Perëndimi dhe aleatët historikë të shqiptarëve.

Next Post
Evropa duhet të zgjohet

Evropa duhet të zgjohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In