• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 Qershorit?

by Mero Baze
20/09/2020 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta imitoi pikë më pikë Lulzim Bashën e muajve të verës.

Pasi u arrit marrëveshja e 5 Qershorit, me ndërmjetësinë e SHBA për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, filloi një inciativë e dytë, ajo mes PS dhe opozitës parlamentare për të bërë disa ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita parlamentare për hapjen e listave, pragun kombëtar dhe koalicionet me listë të përbashkët.

Fillimisht Partia Demokratike kundërshtoi ashpër inciativën e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese dhe tha se nuk do tii njohë ato.

Befas, javën e fundit, Basha iu bashkua me propozime konkrete hartuesve të ndryshimeve kushtetuese, duke kërkuar që listat të hapen 100 për qind dhe jo me prag 30 për qind, siç propozonte Partia Socialiste. Dhe Rama e dëgjoi Bashën.

Propozimi i fundit i PS në fakt i hap listat teorikisht 100 për qind siç ka kërkuar Basha.

Të njëjtën gjë duket se po bën dhe Ilir Meta.

Një javë më parë, ai ka kërkuar në mënyrë ultimative të mos preket marrëveshja e 5 Qershorit, por të implementohet shpejt në Kodin zgjedhor.

Në fakt Marrëveshja e 5 Qershorit është implementuar në Kodin Zgjedhor qysh në Korrik pasi është miratuar dhe amandamenti përkatës. Ajo që po diskutohet në Këshillin Politik është implementimi i ndryshimeve në Kod që rrjedhin nga marrëveshja e 30 Korrikut, mes PS dhe opozitës parlamentare.

Duke bredhur fshat më fshat me certifikata dhe dekorata në dorë, për të krijuar një stukturë partie me “letra me vlerë” nga presidenca, Ilir Meta, befas ka ndryshuar qëndrim dhe i është bashkuar dhe ai ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Dje ndërsa po dekoronte një shofer zëvendësministri dhe një shkrues nekrologjish, ai deklaroi se ishte për hapjen e listave 100 për qind. Biles imitoi dhe parrullën e vjetër të Edi Ramës “Hap listat, ose largohu”.

Kjo është gjë e mirë, që edhe Presidenti iu bashkua ndryshimeve kushtetuese edhe pse me vonesë.

Hapja e listave teorikisht është bërë në draftin e PS. Basha duket i kënaqur me atë formulë, pasi mban rreth vetes, Gonin, Dashin, Nardin, Vangjelin e Fatmirin.

Meta duket i mërzitur pasi shpresonte t’i merrte vet dhe kërkon hapje 100 për qind sipas parimeve të tij. Nuk është keq të propozojë një amendament edhe ai për këtë çështje se mund t’i merret parasysh. Mos ta lërë kot Tit Vasilin aty në Këshill të hajë fara dhe ta përfytrojë Këshillin si organ seksual. Të bëjë edhe ai një punë.

Vetëm të mbajë dorën mos na dekoron Damianin dhe Oerdin në fund të procesit, se u prish punë brenda partive të tyre.

 

Next Post
Përmbytje të mëdha në Jug të Francës, një e zhdukur dhe dëme të shumta materiale

Përmbytje të mëdha në Jug të Francës, një e zhdukur dhe dëme të shumta materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In