• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Hillari Klinton është e rrezikshme për Europën

by Corriere della Sera
09/03/2016 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Si në çdo shtet pro-amerikan, edhe në Itali gazetat kanë nisur një fushatë në favor të zgjedhjes presidente të Hillary Clinton.

Një ndër gazetat më të mëdha në Itali, Corriere della Sera, me anë të editorialit të profesor Panebiancos, i bën jehonë kandidates demokrate.

Sipas Panebiancos, shpirt i moderuar dhe liberal i Corriere, europianët kanë “arsye të mira për të shpresuar në një fitore të Hillary Clinton”. Sipas tij këto “arsye të mira kanë të bëjnë me interesat e Europës”.

Përballë izolimit që Trump mund të fuste Amerikën, Clinton përfaqëson vazhdimësinë e “ndërkombëtarizmit të rënë kohët e fundit nën administratën Obama”.

Ngjallet dyshimi se profesori Panebianco nuk ka ndjekur deri në fund dinamikat e fundit në SHBA.

Nëse do ta kishte bërë, do të dinte që në fakt zonja Clinton ka qenë krijuesja e zgjedhjeve të gabuara të politikës së jashtme amerikane në 4 vitet e para të qeverisjes së Obamës. Zgjedhje që kanë dëmtuar rëndshëm Europën dhe kanë dobësuar gjithë Perëndimin.

Katastrofa e quajtur Libi

Ishte ajo, sekretarja e Shtetit, që imponoi një Obama të dobët, për t’u futur në luftën katastrofike në Libi në vitin 2011. Luftë për të cilën ende sot ne europianët po paguajmë pasojat.

E bëri duke manipuluar informacionet dhe duke gjeneruar një konflikt shkatërrimtar për Pentagonin  duke inauguruar një parim të çmendur të së drejtës ndërkombëtare.

Ishte pikërisht Clinton që refuzoi dorëzimin e Gheddafit, që do shmangte katastrofën libiane. Ashtu siç kemi shkruajtur edhe më parë, edhe Bengasi është vepra e saj.

Nëse Clinton do ishte tashmë presidente

Hillary Clinton përfaqëson pozicionet më të papërgjegjshme dhe agresive në politikën e jashtme të SHBA-së. Ajo është vite dritë larg ndërhyrjes realiste që ka karakterizuar lidershipin amerikan, nga Kennedy te Reagan.

Nëse në vend të Obamës do të ishte Hillary presidente, Amerika do të kishte ndërhyrë në Siri jo për të luftuar terrorizmin, por për të rrëzuar Assadin. Duke i dhënë kështu rrugë të lirë zgjerimit të IS në gjithë Lindjen e Mesme.

Do të kishte ndaluar marrëveshjen bërthamore me Iranin duke mbështetur ata që duan përplase me Teheranin, dhe mbi të gjitha, nuk do të ngurronte përdorimin e Europës si një teatër për një konflikt të hapur me Rusinë e Putin, të cilin ajo e ka cilësuar shpesh si “Hitleri i ri”.

Shprehje e fuqisë më të keqe

E vërteta është se Hillary Clinton është shprehja e asaj elite të krijimit të luftës e përbërë nga intelektualë me fuqi të madhe financiare prej të cilëve varet.

Një elitë që imagjinon një botë njëpolare dhe me drejtim amerikan, një Europë pasive dhe ekzekutuese e urdhrave që vijnë nga përtej oqeanit, dhe një NATO si instrument për luftën globale.

Nga George Soros, financuesi i saj kryesor, tek Goldman Sachs dhe sistemi bankar i Wall Street që kanë derdhur miliona për fushatën e saj, por edhe xhepat privatë të Bill dhe Hillary Clinton.

Grupi i fuqisë që mbështet Hillaryn është pjesa më e keqe e Amerikës dhe më e rrezikshmja për aleancën mes SHBA dhe Europës.

Hillary: Një rrezik për Europën

Rreziku është që nën drejtimin e Hillary, të rrezikohen marrëdhëniet SHBA-Europë.

Hillary do të përqendrojë Amerikën në dominimin global, madje edhe në dëm të interesave europianë nëse do jetë e nevojshme.

Europa nuk e sheh Rusinë si armik, por si aleat në luftën kundër terrorizmit, por nuk mendon njëlloj Hillary Clinton.

Nëse Amerika e Donald Trump është diçka ende e patrajtë, Amerika e Hillary Clinton është diçka dramatikisht e parashikueshme!

TemA

Next Post

"Passage du Gois", rruga që mund të përshkruhet vetëm dy herë në ditë (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In