• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse heshti Berisha për pazarin e vitit 2017?”/ Topi: Vendimi i Bashës, ekzekutim i një porosie dashamirëse të SHBA për demokratizimin e PD

by Java News
14/09/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi  i ftiar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 ka deklaruar se ishte SHBA katalizatori kryesor pse Basha hoqi Berishën nga grupi parlamentar.

Topi thotë se Basha mori një porosi shumë dashamirëse nga amerikanët për demokratizimin e PD dhe e ekzekutoi duke dalë nga të gjitha alibitë.

Po ashtu Topi komentoi edhe vizitën e Merkel në Shqipëri duke theksuar se si një lidere e jashtëzakonshme dha mesazhin me largimin e saj nga posti i kancelares për ata që duan të mbajnë ende pozicionet e tyre.

BAMIR TOPI: Ju a kam thënë dhe e kam thënë, politika e vendeve mike nuk ecën me emra. Largojuni emrave. Në çdo kohë ka titullarë institucionesh, faktorë gjeopolitikë, gjeostrategjikë. Bota ecën pa emocione, me vizion shumë largpamës. Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Është një linjë institucionale. Ka shumë aktorë, aktorë që kanë qenë, janë dhe do të vijnë. Kur kemi shembullin elokuent të znj.Merkel. Një lidere e jashtëzakonshme me mbështetje të jashtëzakonshme, hipotekë të jashtëzakonshme vjen dhe largohet. Ky është shembull i qartë për personazhe të tjerë që kërkojnë të qëndrojnë në pozicione që kanë pasur.

PYETJA: Më mirë PD me apo pa Berishën?

BAMIR TOPI: Unë besoj që pyetja juaj ndodh se pyetjet nuk zgjidhen, duhet të ishin në tjetër këndvështrim. Nëse kujtoni çfarë thashë në përmbyllje të përgjigjes, emrat janë të rëndësishëm, por më shumë janë institucionet.Nëse i referoheni fjalës së Berishës për pazare, së paku Berisha është disa vjet me vonesë. Pazari më i madh i përfolur është ai i 2017.

 

 

Del një pyetje shumë e rëndësishme, ky ka qenë në dijeni apo jo. Nëse ka qenë pse zgjodhi heshtjen. Sa u duk në sytë e të gjithëve, atyre që e njohin dhe nuk e njohin, ishte në dijeni të gjithçkaje dhe po bëhej në simbiozë të Basha-Berisha. Faktet e diëtve të fundit po dëshmojnë që, Berisha ka qëndruar mesa duket në tërheqje për këtë periudhë duke shpresuar të ruajë statu-quo. Nuk ishte Basha. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA.

Janë ata që duke e dëshmuar publikisht dhe duke e analizuar arsyet e personit non grata, i dhanë një nxitje e subjektit politik, ku zëri i Berishës është autoritar klasik. Janë 30 vjet që janë drejtuar me dorë të fortë nga ai. Edhe kur s’ka qenë kryetar që pushteti i tij në PD ka qenë i pranishëm. Ishte katalizatori SHBA, që Basha të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD.

PYETJA: Kishte zgjedhje tjetër?

BAMIR TOPI: Duke besuar që një nga personat që e ka mbajtur PD në 30 vite është Berisha. Nga kjo pikëpamje them se Basha edhe sot që ne flasim është njeri që nuk flet. Dy nuk flasin në Shqipëri, që duhet të flisnin së paku të qartësonin pozicionin, Basha që është i involvuari duke parë që ka dhe një lëvizje të kundërshtarit të tij, dhe një zë tjetër që është marrë me gjithçka që ka të bërë me opozitën.

Duke degjeneruar dhe opinionin publik, Edi Rama. Më i privilegjuari në këto moment. Një personazh politik i rëndësishëm është ai i mandatit të tretë. Nuk kemi as njërin as tjetrin. Me të drejtë sot takon njerëz, ja pra është prova sap o them. Sot njerëzit kanë nevojë për transparencë. Çdo gjë ndodh, do të ndodhi. Patjetër ka nevojë për sqarim. Niveli i absorbimit të një lajmi nuk është njëlloj për të gjithë. Militantët e një partie i janë vënë me mish e me shpirt një individi, nuk e kuptojnë.

/m.j

Next Post
Fjala e fundit për shkarkimin e Metës i mbetet Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë parashikohet në ligj

Presidenti Meta dekreton Qeverinë ‘Rama 3’, emrat i kalojnë Kuvendit për miratim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In