• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse hesht opozita për Akademinë e Shkencave, apo është pjesë e paktit?

by Artan Fuga
04/09/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ARTAN FUGA

Mirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratike si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjet pa platformë dhe pa kandidatë alternativë, lëre për të tjerat.

Mos pyet të flasë për kërkimin shkencor, gjendjen e arteve dhe të kulturës. Të pyesë sesa muze dhe qendra arkeologjike etj, u vizituan nga turistët e huaj këtë vit. Sa përqind e tyre veç detit dhe diellit që na i ka fal Zoti, paguan edhe për të konsumuar rrjetin tonë të kulturës kombëtare?
Ose nuk di dhe ka të drejtë që nuk flet!

Ose di, por nuk do të flasë. Përse nuk do?
Ose as nuk di dhe as nuk do!
Ose di, do, por nuk e quan si punë e saj të merret me gjëra të tjera sepse arsimi, shkenca, arti, mediat janë të tepërta për këtë popull!
Ose nuk flet sepse “fle”, është me pushime!

Ose ende vazhdon lexon raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit 1444 dhe nënvizon pikat më të rëndësishme të tij.
Ose është edhe heshtja pjesë e Paktit!

Mos pyet të flasë për debatin nëse u mbulua ose jo monumenti i Skënderbeut ose mozaiku i Muzeut Kombëtar gjatë Kurbanit të fundit dhe sesi e menaxhon Bashkia hapësirën urbane çka gati shkaktoi Natën e Shën Bartolemeut në mediat tona!

Lëre të thotë një fjalë për Qendrën e Studimeve Albanologjike që krejt në shkelje të ligjit ndryshon statusin e vet gjatë verës me nismën e ministres teknike të arsimit dhe sipas qejfit!
Habi e madhe, habi!

Asnjë fjalë për politikat ballkanike ose europiane me rastin e Mbledhjes të kryeministrave ballkanikë jashtë-europianë në Durrës!

Nëse nuk ka kritika, pa problem, por le të përkrahi politikat qeveritare sepse edhe kjo është opozitë! Opozitë konstruktive!

Qytetari nuk di më se çfarë mendon dhe çfarë pozicioni ka opozita për gjithçka ndodh në vend!
Unë përsëri e përsëris: A e di opozita që paguhet nga taksat tona si qytetarë, jemi apo nuk jemi simpatizantë të saj, për të qenë opozitë dhe opozitë nuk do të thotë thjesht të ngresh e ulësh kartonët në sallën e Kuvendit, që në atë minorancë ku ndodhet nuk ka pikë vlere pragmatike, dhe të vazhdosh jetën tënde të qetë pa ngarkesa stresuese?

Next Post
Policia i “vihet pas” burrave dhunues, një tjetër i arrestuar në Përrenjas

Policia i “vihet pas” burrave dhunues, një tjetër i arrestuar në Përrenjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com