• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse hesht Ilir Meta për mitingun e Bashës? Dhe një pyetje për qeverinë…

by A R
26/03/2021 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike zhvilloi mitingun hapës të fushatës në Sheshin “Nënë Tereza”, ku disa qindra apo disa mijëra vetë u panë të gjithë së bashku, ngjitur me njëri-tjetrin. Dy vjet më parë, mitingu do të ishte konsideruar një dështim, për shkak se partia e Berishës na ka mësuar me tubime hapëse dhe mbyllëse fushate ku sheshi mbushej plot, me hir sipmatizantësh apo pahir administrate. Por edhe kaq sa ishin dje, ata që e kanë parë, ata që nuk janë tifozë as të Edi Ramës dhe as të Lulzim Bashës duhet të kenë vënë duart në kokë.

Një përqendrim i tillë njerëzish në kohë pandemie, ku një në 4 apo pesë persona të testuar në Shqipëri rezulton pozitiv me Covid, ku vdekjet ditore në spitale numërohen në rastin më të mirë 10 dhe në atë më të keq 20 e kusur. Dhe kjo ndodh në hapjen e fushatës së personit që pretendon të marrë nesër postin e Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptarët dhe këtë e bën duke vënë në rrezik jetën e mbështetësve të tij.

Do të ishte më mirë që Lulzim Basha tubimin e tij ta kishte zhvilluar tek Infektivi apo Shefqet Ndroqi, por dashtë zoti që asnjë nga ata që ishin të enjten në shesh të mos ketë nevojë të shkojë deri aty në ndonjë nga ditët në vijim. Dhe mos e dhëntë perëndia që ndonjë nga vetë ata që ishin në tribuna të sëmuren tani afër, sepse nëse ndodh kjo Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë dhe fushata apo zgjedhjet kanë marrë fund që pa nisur.

Lulzim Basha sot, nesër apo në ditët në vijim duhet të japë një shpjegim për këtë. Mohimi nuk është sfidë që ai i bën Edi Ramës, por shëndetit të atyre që thirri në miting. Ata njerëz në shesh kanë familje, kanë njerëz të njohur e të panjohur me të cilët takohen çdo ditë. Mes mbështetësve të tij në shesh, kishte të rinj, familjarë, kishte edhe gjyshe e gjyshër, të cilët ndoshta nuk i kanë parë nipërit e mbesat me ditë e me javë. Dhe për atë që bëjnë këto kohë të vështira duke sakrifikuar dhe duke mos u takuar, duke mos parë, puthur e përqafuar një pjesë të shpirtit, nuk mund ta rrëzojë një takim partie.

Ka një mijë forma për të treguar forcën dhe entuziazmin në hapje të fushatës. Jo duke kopjuar Ramën, por as Albinin Kurtin në Kosovë me tubimet masive. Sepse Albini nuk e krijoi frymën duke thirrur njerëz në miting në kohë pandemie, Albini frymën e kishte edhe një vit më parë, por ai dhe partia e tij kishin punuar më parë për këtë dhe erdhi fryma që mori përpara edhe Albinin në fushatë. Nëse Basha kishte ndërmend që në tubimin hapës të tregonte forcën, bëri krejt të kundërtën. Me këtë sjellje nuk tregon as forcë, as frymë, thjesht dobësi ndaj kundërshtarit.

Presidenti i Republikës ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të marrin masat për t’u bërë ballë flukseve në spitale, duke kërkuar që çdo shqiptar të marrë shërbim dhe mjekim në kohë. Presidenti ka qenë i rreptë qeverinë, duke kërkuar respektim të masave. Tani, pas ditës së parë të fushatës, Presidenti duhet të flasë për mitingun e PD-së. Nëse është vërtetë i paanshëm dhe nëse vërtetë ka pasur qëllim me ndërhyrjet e tij shëndetin e qytetarëve.

Qeveria, nga ana tjetër, duhet të tregojë çfarë do të bëjë me këtë rast dhe me fushatën që do të vijë. Komiteti Teknik ka vendosur që të mos ketë grumbullime mbi 10 persona edhe për dy javët në vijim. Tani, qeveria duhet të vendosë nëse do t’i marrë parasysh mendimet e komitetit, që vetë i kthen në normë për të t’u respektuar nga të gjithë qytetarët, në të kundërt është më e mira të shkrijë dhe të nisë edhe vetë mitingjet masive.

(Gazeta SI)

Next Post
“Malli që ndodhej brenda ka vështirësuar punën”, drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje për magazinën e qendrës tregtare

"Malli që ndodhej brenda ka vështirësuar punën", drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje për magazinën e qendrës tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In