• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse hesht Berisha?

by Mentor Nazarko
12/07/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Shumë pandehma po bëhen në lidhje me heshtjen e Berishës për humbjen e PD-së. Disa thonë se është i kërcënuar, disa thonë se ndihet fajtor, etj., disa të Partisë Socialiste thonë se ai ka shqetësimin e hetimeve që lidhen me të, etj.

Këtë herë na duhet t’i japim të drejtë Berishës për sjelljen e vet. E vërteta ngjan se lidhet me rolin që ka zgjedhur Berisha të luajë në këtë moment në historinë e PD-së. Ai po e mbron krijesën e vet nga shkatërrimi që do ndodhte nëse grupet rivale (janë më shumë sesa një, madje mund të ketë njerëz që janë në më shumë sesa një grup rival), do të përballeshin me njëri-tjetrin sipas dëshirës. Madje dhe fizikisht.

Berisha ngjan se ka folur me secilin prej tyre që të ulet intensiteti i sulmeve, ku e fundit thuhet e para, dhe nuk ka komunikim normal.

Si pasojë e ndikimit të Marshallit, ka heshtur deri diku Patozi, i cili thotë pas takimit me Berishën se « ai ngjan i shqetësuar dhe se është dakord me shumë shqetësime të Patozit».  Ai bën vërejtje për Bashën, por nuk flet më për implikime familjare të tij në administrimin e përditshëm të Partisë Demokratike.

Ka heshtur zonja Topalli, e cila, në një situatë pashpresë, kur nuk ka grup, kur nuk ka mbështetës, kur Berisha nuk është me të, zgjedh të mos flasë, as përditë, dhe as agresivisht.

Kanë hequr dorë nga varianti i gjysmë linçimit ndaj Bashës, Genc Ruli apo ndonjë tjetër, që e paralajmëroi, ndërsa kërkuan protesta kundër Bashës apo nxjerrje të tij nga zyra.

Shumë kritikë të Bashës simulojnë sikur në të paktat shfaqje publike, edhe në deklarimin e tij pro bashkimit të PD-së, Berisha ishte kritik me Bashën. Ose simulojnë, ose e besojnë, por në të dyja rastet Berisha ndihet mirë. Kësisoj ai ngjan se ekuilibron pjesën tjetër të kritikëve të PD-së, që thonë se Berisha mbështet Bashën.

Kjo veprimtari e Berishës duket e nënkuptuar fare qartësisht dhe plotësisht e ligjshme. Ai është kryetari historik i partisë, ka ndikim absolut tek të gjitha degët, individët, të gjithë kanë interes ta kenë mirë me të, partia është gjithçka për të, si politikan, por dhe si njeri.

Po pse nuk flet Berisha për krizën në partinë e tij?

Berisha nuk flet për krizën në PD, sepse i duhet të luajë rolin e arbitrit. Nëse do flasë në publik, në media, në intervista, ai do sfidohet për sensin e tij të analizës dhe raportin me të vërtetën. Ai i kupton më mirë se të gjithë arsyet e humbjes, por ai nuk mund të flasë për to. Sepse përndryshe do mbajë anë, do favorizojë njërin grup, ose tjetrin. E kështu e humb rolin e arbitrit, të cilin do i duhet ta luajë deri në fund.

1) Por që ta luante shumë mirë deri në fund këtë rol, Berishës i duhej të krijonte kushte të barabarta për garën.

2) Berishës i duhej të kishte menduar eventualisht dhe për ndonjë pasues të Bashës.

3) Berishës i duhej të luftonte për ta modernizuar partinë. Pra të kontribuonte edhe zëshëm, publikisht për këtë modernizim: fraksionet, modelin e financimit të partisë, moderimin e saj, etj.

4) Këto pretendime ndaj Berishës vijnë pse Berisha ka ende energji për t’i dhënë partisë së vet, ka dituri për të ndikuar dhe publikisht, përveç këshillimit jopublik që i bën Bashës, apo vetëpërmbajtjes që i kërkon kundërshtarëve të tij.

5) Nëse Berisha do të pranonte të fliste, atij do i duhet të identifikonte fajtorët, mes të cilëve është dhe vetë: shembulli i Belind Këlliçit, kreut të FRPD,  të cilit LSI i është ofruar për ta kaluar në anën e vet, është dëshmia më e mirë se LSI-ja ka përfituar shumë nga flirti i me PD-në. E ka gërryer në bazë, në struktura, dhe mungesa e distancimit të Berishës nga LSI e ka favorizuar këtë gërryerje. E Berisha i njeh të dhënat, orientimin e votës, etj., dhe do duhej të pranonte publikisht fajësinë e tij, ndonëse në emër të taktikës: të mos prishemi përfundimisht me LSI-në, si po bën Basha, sepse ku i dihet.

Mbase ne pretendojmë kot një rol arbitri të tipit të ri prej Berishës. Mbase ai nuk di ta luajë këtë rol, që nënkupton një politikan modern që don ta modernizojë partinë e vet, krijesën e vet. Si pasojë në fund të garës, ai mbase do ta ruajë partinë të bashkuar, por kjo nuk do të thotë se PD-ja do rritet. /Konica.al

Next Post
Sherri, i riu kërcënon me armë, ja ku iu gjet pistoleta

Policia shuan konfliktin, ndalohet një person i armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com