• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse hesht Basha dhe Kryemadhi përballë ‘sfidës’ së Ramës për zgjedhje të parakohëshme

by Java News
24/03/2019 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa dje Partia Demokratike pati disa reagime refuzuese ndaj ofertës së kryeministrit Edi Rama për mënyrën e vetme se kur ai do të pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme, nga LSI-ja edhe pse reagimet politike kanë qenë më të shumta, nuk është thënë asnjë fjalë nëse do të ishin të gatshëm të tregonin ‘forcën’ më 30 qershor, për të marrë qoftë edhe një bashki më shumë sesa PS-ja.

Ish-deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, mes rreshtash, lë të kuptuar se nuk do të ketë ulje në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshimet për reformën zgjedhore. Duke cituar Albert Ajnshtain, Rrokaj, thotë se ndryshimet nuk duhen bërë me Ramën kryeministër – nga e njëjta mendësi që i ka krijuar – siç ai shprehet. Thotë se duhet krijuar qeveri tranzitore, e më tej të bëhen ndryshime në për t’i thënë stop shitblerjes së votës.

“Albert Ajnshtain na mëson se nuk mund të zgjidhen problemet nga e njëjta mendësi që i ka krijuar. Ndaj krijimi i një rendi të ri kushtetues është mision për ndërtimin e një demokracie funksionale me pushtete të pavarura. Një qeveri tranzitore që synon çeljen e negociatave, korrigjimin e reformës në drejtësi, çlirimin qeverisjes prej monopoleve, korrupsionit dhe drogës, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i thënë stop blerjes së votës, janë shtyllat e një dialogu midis partive politike në vend. Çdo gjë tjetër është retorikë, papërgjegjshmëri dhe humbje kohe në dëm të qytetarëve”, shkruan Rrokaj në një postim në Facebook.

Një tjetër anëtar i partisë po jo kryetarja Monika Kryemadhi reagoi për kongresin e PS. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, thotë se kjo forcë politike duhet të bëjë publike transparencën e shpenzimeve të kongresit që u nda dje në tre sesione dhe u konkudua me zyrtarizimin e 7 kandidaturave për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

“Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet. Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!”, thotë Luan Rama.

Po dje, kryeministri Edi Rama sërish shtriu dorën e dialogut ndaj opozitës. I ftoi ata të ulen për të miratuar bashkë reformën zgjedhore me ndryshimet që ata duan të bëhen, duke përmendur ashpërsimin e kodit penal për shit-blerjen e votës dhe eksperimentimin që në këto zgjedhje të votimit elektronik, kërkesë e shumëpërfolur nga opozita. Por zv.kryetari i LSI-së nuk tha asnjë fjalë rreth kësaj sfide. As kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe nuk ka reaguar. Dje sa kryedemokrati Basha nuk reagoi nga selia blu, shqiptarja.com.

Ai doli me një vendim për të vijuar protestat anti-qeveritare, ku u zgjodh data 13 prill për protestën e radhës. Nuk do të ndryshojnë tubimet para Kuvendit sa herë që do të mbahen senaca plenare. Por në një ndryshim skenari nga gjashtë protestat e mëparshme, më 13 prill tubimi do të nisë në orën 18:00 të pasdites, duke lënë të hapura dyshime të forta të një skenari për të qëndruar gjatë para Kryeministrisë…ndoshta një “çadër” e dytë e cila u instalua për 3 muaj para kryeministrisë, me të njëjtën kërkesë, largimin e kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Opozita që tashmë i ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë parlamentit, ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministrër, dhe vijon këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por firma e bojkotit të zgjedhjeve të 30 qeshorit 2019, ende nuk është vulos.

/g.kosovari

Next Post
“Nëse vendi i Presidentit mbetet bosh, PS do ta mbushë me përgjegjshmëri”

"Nëse vendi i Presidentit mbetet bosh, PS do ta mbushë me përgjegjshmëri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In