• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

by Ylli Pata
22/01/2025 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Ceremonia e betimit të presidentit amerkan u kthye në barsaletë në vitin 2017 kur Ilir Meta, Petrit Vasili, Fatmir Mediu etj postuan foto me mushama shiu në sheshin përballë Capitol Hill, duke e shitur si një zhvillim politik.

Kush njeh pak nga lëvizjet politike në Uashington, e di se më shumë sesa pjeëmarrja në teatrin e spektaklit më të rëndësishëm politik të botës, është pjesëmarrja në korridoret paralele të tij, me njerëz të rëndësishëm që kanë lidhje me administratën e re amerikane.

Zyrtarisht, në ceremoninë e betimit të Donald Trump në Capitol Hill ishte prezent ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati, që është pjesë normale e protokollit diplomatik.

Ndërkaq, nga opozita shqiptare, në kryeqytetin amerikan ishin prezent Belind Këlliçi dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, që kishin ftesa vetëm për ballon presidenciale pas ceremonisë zyrtare.

Ndërkaq, i vetmi që ka zhvilluar takime të rëndësishme politike ka qenë Lulzim Basha. i cili ka takuar Scott Bessent, sekretarin amerikan të Thesarit, përkatësisht ministrin e Jashtëm, si dhe Richard Grenell, që është njeriu më i rëndësishëm i administratës Trump për Ballkanin.

Grenell, gjatë viteve kur ishte në opozitë, ka pasur një afërsi me njerëz të qarqeve afr Sali Berishës, kryesish qarqeve mediatike, madje ka folur edhe me kritika për administratën Biden në lidhje me non gratën.

Por diplomati i njohur nuk i dërgoi ftesë jo thjesht Sali berishës pasi ai nuk e kalon oqeanin por asnjë zyrtari tjetër të lartë të SHQUP. E ky është sinjal. Mediu dhe Këllici kanë shkuar atje si pasojë e lobimeve me spontë nga ana e kongresit por as nga stafi i Trump e as nga qarku i afërt i tij.

Ndërkaq, Lulzim Basha ka takuar dy personazhe që janë pjesë e kabinetit të Presidentit të ri amerikan. Nj sinjal që tregon realisht e qartësisht se të paktën deri tani nuk shikohet një ndryshim politikash në Uashington.

Po përse ata takojnë Lulzim Bashën? Gjasat janë se nuk kanë ndryshuar piketat kryesore të politikës amerikanet, edhe pse ka ndryshuar presidenti. Nga ana tjetër do të thonë që është herët, mund të jetë edhe kështu, por përse u ftua Basha dhe u takua me dy nga ministrat e jashtëm e jo Mediu e Këlliçi?

Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk e kanë takuar Lulzim Bashën thjesht nga një orientim politik, por sepse kanë dashur të tregojnë një sinjal të qartë për orientimin e administratës së re.

Dhe këtë e kanë bërë në një atmosferë të pastër elektorale, si për ti thënë popullit të opozitës, se në thelb nuk do të ndryshojë gjë në lidhje me Sali Berishën. Ndryshe, ose do t’i kishin pritur ndonjë emisar, ose do të ishin shprehur në mediat e tij.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit, qeveria miraton shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për KQZ-në

Zgjedhjet e 11 majit, qeveria miraton shtesë buxhetore prej 2.5 miliardë lekësh për KQZ-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

November 4, 2026
Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

Nga arrestimi në Mykonos, te ndarjet dhe pajtimet! Historia e trazuar e modeles shqiptare Angela Martinit dhe Dragos Savulescut!

November 4, 2026
Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In