• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

by
07/08/2015 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

Ka një arsye pse personi i regjistruar si më i vjetri në botë është grua. Një ide e përgjithshme është se burrat jetojnë më pak sepse kanë punë dhe jetë më stresuese sesa gratë. Por nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ndryshimi mes jetëgjatësisë do të ishte mbyllur tashmë. Madje mund të thuhet se tashmë gratë kanë më tepër stres mes punëve të shtëpisë dhe punëve jashtë shtëpisë e megjithatë diferenca e jetëgjatësisë është ende e madhe.

Një tjetër hipotezë është se gratë jetojnë më gjatë sepse, ndryshe nga burrat, nuk kanë zakone shumë të këqija si duhanpirja apo teprimi me alkoolin, dhe më së shumti, ushqehen më mirë. Problemi me këtë hipotezë qëndron në faktin se gratë që jetojnë më gjatë, në fakt nuk është se janë më të shëndetshme sesa burrat në të njëjtën moshë me to. Gjithashtu, në shumicën e specieve, femra jeton më gjatë se mashkulli.

Në një studim të publikuar në “Scientific American”, rezultoi se kafshët që jetojnë më gjatë kanë një sistem rikuperimi më të mirë sesa kafshët që jetojnë më pak, si dhe kanë trup më të madh, janë më inteligjente ose kanë disa përshtatje (si për shembull krahë) që i lejojnë t’i shpëtojnë rrezikut. Kjo çon në idenë se fakti që meshkujt jetojnë më pak se femrat, është thjesht për shkak të gjenetikës së tyre.

Studimet laboratorike treguan gjithashtu se tek kafshët femra aftësia rigjeneruese e qelizave është më e mirë se tek meshkujt, por kjo diferencë zhduket nëse atyre u hiqen vezoret. Gjithashtu rezulton se meshkujt e kastruar jetojnë më gjatë se ata jo të tillë.

Një studim i mëparshëm tregoi se meshkujt e kastruar jetonin 14 vjet më shumë se meshkujt e pakastruar.

Gjithashtu në Japoni shkencëtarët krijuan një miushe me material gjenetik nga dy femra dhe pa asnjë material gjenetik nga mashkulli. Këto miushe jetonin tre herë më shumë se miushet normale.

Profesor Kirkud që drejtoi studimin, tha se është e rëndësishme për femrat e të gjitha llojeve që të kenë trupa të shëndetshëm duke qenë se ato sjellin në jetë dhe rrisin brezin tjetër, ndërsa roli riprodhues i mashkullit është më i shkurtër dhe më pak i lidhur me shëndetin e mirë.

Kështu për femrat është e rëndësishme që të kenë një shëndet të mirë për të sjellë në jetë një fëmijë, duke çuar në një jetë më të gjatë. Tek meshkujt kjo nuk është e rëndësishme. Në fakt, niveli i lartë i testosteroneve (i lidhur me fertilitetin) priret të shkurtojë jetëgjatësinë e mashkullit.

Profesor Kirkud thotë se, ndërsa është e vështirë që gjërat të thuhen me siguri të plotë, ai është i bindur se teoria e tij që meshkujt janë gjenetikisht më jetëshkurtër se femrat është në bazë të shpjegimit të jetëgjatësisë së femrave.

Next Post

Si të dobësoni kofshët dhe vithet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In