• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse George Michael i kaloi muajt e fundit të jetës në klinikën më të shtrenjtë në botë?

by Java News
26/12/2016 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja e legjendës së muzikës botërore George Michael në moshën 53-vjeçare ndodhi 18 muaj pasi iu nënshtrua trajtimit në një nga klinikat më të shtrenjta në botë, “Kusnacht Practice” në Zvicër, arsye të cilat Michael refuzoi t’i komentonte ndonjëherë.

Klinika ku këngëtari mendohet të ketë shpenzuar plot 280 mijë paund iu premton klientëve të saj privatësi absolute dhe prandaj në media nuk është folur asnjëherë për këtë. “Daily Mail” shkruan sot se këngëtari i famshëm mori aty një apartament privat, me një shërbëtore dhe një shofer.  Ai gjithashtu mësohet se kishte një terapist personal.

Kjo klinikë ishte e specializuar për trajtimin e varësive dhe shërbimeve të tjera psikiatrike, ndërsa në faqen e saj zyrtare thotë: “Ne trajtojmë problemet me alkoolin, varësinë nga droga, kumari, seksi dhe interneti. Shërbimet psikiatrike përfshijnë çrregullime të personalitetit, depresionin, çrregullime të ankthit, fobinë dhe traumat”.

Në 2011 “Business Times International” raportoi se ai ishte shtruar në një spital në Vjenë për pneumoni gjë që ngjalli në mediat sociale spekulimet se ai kishte HIV.

Por zëdhënësja e tij shpejtoi të përgënjeshtronte zërat, duke thënë: “George Michael është i sëmurë me pneumoni dhe çdo spekulim tjetër lidhur me sëmundjen e tij ishte e pabazuar dhe e pavërtetë”.

Michael që humbi jetën natën e Krishtlindjeve në banesën e tij në Oxfordshire, si pasojë e një ataku në zemër kishte varësi nga droga.

Ylli i muzikës së viteve 80-të ishte i hapur edhe për seksualitetin e tij. Ai ka pranuar të ketë të dashur brazilianin Anselmo Feleppa, që vdiq në vitin 1993 nga HIV-i, ndërsa pak vite pas tij në 1997 ai humbi të ëmën Lesley. Vetë Michael do t’i komentont humbjet si një mallkim Michael

“Kam humbur partnerin tim nga HIV-i, humbje e cila më mori rreth tre vjet për të marrë veten; pas kësaj humba edhe nënën time. U ndjeva gati si të isha mallkuar”.

Këngëtarin e kanë ndjekur edhe disa skandale nga pas. Në vitin 1998 u arrestua në Beverly Hills për veprime të turpshme në një tualet publik, ndërsa në shkurt të 2006 ai u kap me drogë të klasit C, ndërsa në vitin 2010-të u burgos pasi përplasi me mjetin e tij Range Rover me një dyqan, nën efektin e drogës, shkruan balkanweb.

Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi më 25 Qershor të 1963 në Londër. Ai numëron më shumë se 100 milionë disqe muzikore të shitura gjatë karrierës muzikore, por jeta e tij në vitet e fundit është shoqëruar shpesh me polemika për shkak të orjentimit të tij seksual.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Wake Me Up Before You Go Go (With Wham!) – 1984, Freedom (with Wham!) – 1984, Careless Whisper – 1984, I’m Your Man (With Wham!) – 1985, Last Christmas, etj.

Next Post
Video/ Si do të duken njerëzit pas 100- 200 vitesh?

Video/ Si do të duken njerëzit pas 100- 200 vitesh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com