• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse futi kaq shpejt ujë, “Titaniku” i opozitës!

by Alfred Peza
12/03/2019 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dalangadalë u mbushen tri javë dhe po i afrohemi muajit të parë të aktit të “djegies” së mandateve të deputetëve të opozitës dhe opinioni publik, po sheh gjithnjë e më qartë, filmin e këtij rrugëtimi të paprecedentë.

Trajektorja e tij na tregon se opozita sa vjen dhe po e devijon dramatikisht rrugëtimin, në raport me itinerarin e përshkruar me aq shumë optimizëm, në orët e para të vendimarrjes nga ana e liderëve të PD dhe LSI.

Itinerari i përshkuar fillimisht prej tyre, u tregonte shqiptarëve në përgjithësi dhe opozitarëve në veçanti, një udhëtim të shpejtë, komod dhe luksoz drejt “limanit të pushtetit”. Ky udhëtim me anë të mjetit më ekstrem të luftës politike, ngjan aq shumë sot, me atë të “Titanikut” të famshëm të James Cameron.

Një realitet i cili, ashtu si në filmin e Hollywood-it, nisi si një nga aventurat më të bukura e të jashtëzakonshme e mbushur me fanfara, me ngjyra të ndezura, histori idilike, me muzikë, fishekzjarre e hare. Derisa fundi i filmit dihet tashmë, duke përfunduar si një ndër katastrofat më të mëdha të historisë njerëzore.

E ashtu si në film ku protagonistët ishin Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet, në këtë realitetin tonë politik ato janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Ky udhëtim politik ndryshe nga “Titaniku” i filmit, ka përballë jo ajsbergun e oqeanit, por malin e një sistemi të tërë rregullash loje në një demokraci liberale e funksionale.

Ndryshe nga “Jack” dhe “Rose” e historisë, që u nisën me “Titanikun” drejt “Tokës së Premtuar”, Luli dhe Mona u nisën drejt marjes së pushtetit në tavolinë, nëpërmjet aktit të paprecedentë të daljes nga sistemi i institucioneve. Sa më shumë po kalojnë ditët dhe javët, aq më shumë po kuptohet se “Titaniku” i opozitës shqiptare, pasi u përplas fort me “ajsbergun” e ligjësive të lojës demokratike, ka nisur të fusi ujë.

Shpejt u mësua se jo të gjithë deputetët ekzistues të opozitës, do ti linin mandatet, siç edhe u deklarua nga lidershipi i saj. Lefter Koka, një nga figurat e rëndësishme politike të LSI dhe Myslim Murrizi fillimisht e më pas Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit ’90, themeluesit dhe kryetarit të parë të PD, refuzoi gjithashtu.

Fillimisht u tha se Edi Rama do të rrëzohej më 16 shkurt sapo të zhvillohej protesta e opozitës përballë Kryeministrisë. Por, as atë ditë, e as me protestën e 21 shkurtit përpara Parlamentit kur edhe u bë dorëzimi i mandateve, Edi Rama nuk ra. Në shesh ishin shumë më pak protestues, por në ndryshim nga hera e parë, pas telefonatave për Bashën e Kryemadhin nga përtej oqeani, ata ishin edhe paqësorë.

Më pas u zhvillua një protestë e tretë, me më pak pjesëmarrës, por me më shumë dhunë, e shoqëruar edhe me spektakle zjarresh me goma të djegura. Për të mbërritur tek protesta e fundit e para pak ditëve sërisht përpara Parlamentit, që u mbyll pas një marshimi drejt KQZ, e për tu shpërndarë atje nga ku edhe nisi, në oborrin e SHQUP.

Ishte dita kur 4 deputetë të rinj të opozitës bënë betimin dhe zunë vendet e tyre në pjesën e lënë bosh nga PD dhe LSI në sallën e Kuvendit. Ky hap dhe momenti i dorëzimit të deklaratave të “dorëheqjes” së kandidatëve vijues në listat e partive Parlamentare, tregoi se edhe shumë deputetë të rinj, do tu bashkoheshin të parëve që sapo ishin konfirmuar tashmë.

Këtë javë, betimin do ta bëjnë edhe 6 deputetë të rinj të opozitës, ndërkohë që javës së ardhëshme, pritet të zenë vendet e tyre në Parlamet një numër edhe më i madh. As etiketimi i tyre si “tradhëtarë” dhe as presionet direkte dhe indirekte nga PD e LS, as “argumentat” se Edi Rama po blen mandate për të “emëruar” një opozitë të re të komanduar prej tij, nuk kanë pirë ujë. Sepse të gjithë e dinë të vërtetën e tyre, se janë në ato lista me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që në 2017, por edhe më militanti i opozitës, e kupton gjithnjë e më qartë tashmë, se e vërteta e madhe nuk mund të fshihet pas zhurmave pa vlerë.

Shqiptarët po shohin me sytë e tyre, sesi “Titaniku” i opozitës, sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë po e devijon udhëtimin e saj drejt “Limanit” të pushtetit të premtuar. Arësyeja është fare e thjeshtë: Pas përplasjes me malin e sistemit demokratik, anija e lojës politike të PD dhe LSI, ka nisur të fusi shumë, po gjithnjë e më shumë ujë.

Ata që e kuptuan të parët, morën barkat e tyre të shpëtimit dhe janë duke udhëtuar të qetë e të sigurtë në breg. Ndërsa të tjerët, janë sulur tashmë drejt “gomave” të tjera dhe po e lenë anijen sa më shpejt që të kenë mundësi. Ndërsa nesër, kur “Titaniku” të ketë nisur zhytjen, e sigurtë është që gjithnjë e më shumë, do të mundohen që të largohen. Por, atëherë në realitet, ashtu si edhe në film, ndoshta nuk do të ketë dot aq shumë “barka shpëtimi”, sa për ti nxjerrë të gjithë të palagur në breg.

Next Post
‘Si i pastroi mafia shqiptare 1.5 miliard euro në Serbi’

Pastrimi i Parave/ Gjokutaj: Sekuestruam 32.8 milionë euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In