• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse fushata e zgjedhjeve të 2021 do të jetë ndryshe!

by Alfred Peza
14/09/2020 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Fushata elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare të 2021, i ka ndezur motorrët e saj në Shqipëri, përmes një risie. Ajo ka nisur të zhvillohet në rrjetet sociale dhe do ta thellojë këtë trend gjithnjë e më shumë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim për shkak të pandemisë globale. Nuk është ide e mirë thonë ekspertët e fushës, që të grumbullohen dhjetra, qindra apo mijëra njerëz e të brohorasin për një parti politike ndërkohë që Covid-19 prek rrugët e frymëmarrjes dhe rreziku i infektimeve bëhet maksimal.

Është për këtë arsye se përse i shihni politikanët dhe kandidatët për deputetë që të kenë nisur herët fushatën për rritjen me çdo mjet dhe kusht, të mbështetësve virtualë në profilet e tyre. Madje edhe politikanët më tradicionalë, me shumë mandate dhe prej dy- tri dekadash në Parlament, janë detyruar për herë të parë që të dorëzohen dhe të bëhen pjesë e rrjetit të gjerë botërorë.

Fushata elektorale në Shqipëri, nuk do to të jetë e ndryshme nga ajo që u zhvillua pak kohë më parë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi fqinj, apo si më e madhja që zhvillohet në botën demokratike, ajo për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ato na tregojnë, se partitë kryesore politike në vend dhe liderët e tyre në Shqipëri, duhet të jenë përgatitur tashmë për ti thënë lamtumirë takimeve të zgjeruara nëpër salla të mëdha, apo nëpër sheshe mitingjesh.

Protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë detyruar reduktimin e të gjitha aktiviteteve publike politike, kudo ku ka patur e do të ketë fushata elektorale për aq kohë sa covid-19 e ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë mënyrën tonë të jetesës. Ndaj edhe në Shqipëri, partitë politike e shumta mund të zhvillojnë në vijim vetëm takime të vogla informuese me drejtues strukturash, apo target grupe specifike shoqërore, për të përcjellë mesazhe sa më përfaqësuese.

Zhvendosja e fushatave elektorale në një vend si Shqipëria, tërësisht në rrjetet sociale, do të shoqërohet me disa specifika të veçanta. Kjo situatë avantazhon sëtepërmi partitë më të mëdha politike, të cilat janë investuar herët dhe janë gati, për të menaxhuar fushatat elektorale online. PS prej afro 6 vjetësh, është e vetmja që e ka organizuar punën politike në terren, bazuar në rrjetet sociale përmes Sekretariatit të Organizimit Dixhital. Puna e saj organizative, nga qendra dhe në çdo hallkë tjetër deri tek qeliza e saj bazë në Organizatat Sociliste (OS), është e dixhitalizuar.

Në këtë mënyrë PS nuk është vetëm partia më e madhe, partia më e organizuar, por edhe partia politike më e modernizuar në Shqipëri, e gatshme për të përballuar totalisht sfidën e re që ka diktuar koha dhe pandemia. Ndërsa partitë e tjera politike, mbeten ende shumë larg këtij hapi, duke vijuar të mbështeten si edhe 30 vjet më parë tek strukturat tradicionale të organizimit. Të cilat sot jo vetëm që janë të vjetëruara, por kanë dalë për shkak të Covid-19, totalisht pothuajse jashtë funksionit. Ndërsa partitë e vogla apo të reja, do ta kenë organizimin dixhital, një sfidë gati të pakapërcyeshme për këto zgjedhje.

Fushatat elektorale të bazuara në rrjetet sociale kanë treguar se kanë disa specifika të veçanta, të cilat nëse nuk njihen dhe përvetësohen nga partitë dhe strukturat e tyre drejtuese, shndërrohen në një barrë të shtuar për rezultatin elektoral në ditën e votimit. Kjo do ta bëjë fushatën elektorale më të ashpër, më agresive, mbështetur mbi fake news-e, montime, sajesa, fyerje dhe denigrime të kundërshtarit politik. Duke i dhënë asaj trajtat e asaj, që ekspertët më të njohur sot në botë, e quajnë “fushatat e zeza”.

Parapërgatitja për këtë lloj fushate elektorale në Shqipëri, ka filluar më herët, shenjat e së cilës janë dhënë vitin e kaluar sidomos gjatë periudhës së djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, daljes së tyre në rrugë dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sikundër kjo tendencë ka vijuar edhe përgjatë këtij viti dhe ka nisur që të japi shenjat e para edhe në dyjavëshin e parë të shtatorit, që shënoi fillimin e sezonit të ri politik në Shqipëri.

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, në 25 prillin e vitit të ardhshëm, partitë politike kanë nisur që ta ndjejnë këtë boshllëk. Ndaj, liderët e partive opozitare, e kanë rritur sëtepërmi praninë e tyre publike përmes rrjeteve sociale dhe mediave të tjera tradicionale. Duke qenë kësisoj në kërkim të kohës së humbur dhe të fitores së hapësirës virtuale për të komunikuar me qytetarët. Deri të dielën e votimit, ka shumë sfida për të përballuar në këtë lloj fushate, derisa edhe mënyra e mobilizimit, patronazhimit dhe makisimizimi të numrit të pjesëmarrësve në votime, ka ndryshuar.

Të gjitha këto do të ndikojnë në përfundim të procesit, edhe në rezultatin final, i cili do ti buzëqeshi më shumë asaj force politike që është gati që tani për këtë sfidë unike politike edhe në Shqipëri.

Next Post
Brozi, për protestën: Ata që i frikësohen drejtësisë kërkojnë shkatërrim

Nga Gërdeci, 21 Janari, 'Hajdari' dhe “CEZ”/ Brozi: Këto duhet të ishin çështjet e para të SPAK. Provat janë të shumta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In