• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse fletarrestet e UÇK-së janë politike?!

by Java News
14/01/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e fletarrestimeve për ish-pjesëtarët e UÇK-së të lëshuara nga Serbia mund të zgjidhet në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it, si dhe duke kërkuar nga BE-ja që këto fletarrestime të tërhiqen. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Arrestimi i Haradinajt me kërkesë të Serbisë tanimë ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas MPJ-së, janë 20 ish-guerilë të dalluar të UÇK-së që kërkohen nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë, shkruan gazeta Zeri.

Fletarrestimet ndërkombëtare të Serbisë për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos zbatohen nëse institucionet e Kosovës e dialogojnë në nivele bilaterale me secilin shtet anëtar të INTERPOL-it apo duke bërë presion te Bashkimi Evropian që ta obligojë Serbinë t’i tërheqë këto fletarrestime. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ekzekutivi i vendit nuk ka dhënë sqarime se çfarë do të bëjë konkretisht për të mos u përsëritur rastet e arrestimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtetet evropiane me kërkesë të Serbisë. Në anën tjetër, opozita konsideron se Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me largimin e këtyre fletarrestimeve.

Çështja e fletarrestimeve nga Serbia është aktualizuar pasi ish-kryeministri i Kosovës dhe njëri nga komandantët më në zë të UÇK-së Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze. Ai u arrestua në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Beogradi, që përfshin periudhën e luftës.

Është hera e dytë që Haradinaj ndalohet me fletarrestim të Serbisë. Ndërsa para tij janë ndaluar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, dhe disa ish-guerilë të UÇK-së. Kjo çështje tanimë ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pas faktit se autoritetet serbe po e kërkojnë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Beograd. (b.an)

Next Post
Aksident në Fushë Krujë- Milot, dy të plagosur në gjëndje të rëndë

Berat, përplasen dy makina plagosen 3 persona, 1 rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In