• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse femrat dhe meshkujt mendojnë ndryshe?

by
28/09/2015 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse femrat dhe meshkujt mendojnë ndryshe? 

Historikisht femrat dhe meshkujt e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë plotësisht njëri-tjetrin. Pse? Një shpjegim të thjeshtë e bën komiku amerikan Mark Gungor, njëherësh ligjërues mbi çështjet e martesës dhe familjes. “Gratë janë shumë më të ndërlikuara se burrat. Meshkujt janë fare të thjeshtë. Kjo vjen për shkak të dallimeve mes trurit të meshkujve dhe femrave. Ia nisim me burrat.

Truri i burrave është shumë unik. Shumë gra nuk e kuptojnë që për çfarëdo që ne jemi duke bërë, truri ynë përbëhet nga kuti të vogla. Ne kemi nga një kuti për çdo gjë: për makinën, për paratë, për punën, për gratë, për fëmijët… kemi kuti gjithandej.

Rregulli është i thjeshtë: kutitë nuk preken. Kur një burrë diskuton një çështje të caktuar, ne shkojmë te kutia që i përket, e nxjerrim, e hapim dhe diskutojmë vetëm për atë çka gjendet në ATË KUTI. Pasi mbarojmë punë, e mbyllim dhe e lëmë në vend duke qenë shumë, shumë të kujdesshëm të mos i prekim kutitë e tjera.

Kurse truri i femrave është krejtësisht i ndryshëm nga i meshkujve. Ai i ngjan një topi të madh të përbërë nga shumë fije, ku gjithçka është e lidhur me gjithçka. Paratë janë të lidhura me makinën dhe makina me punën; fëmijët janë të lidhur me nënën… gjithçka është e lidhur. Është si puna e internetit. E tëra kjo vihet në lëvizje nga energjia që ne e quajmë emocion. Kjo është një ndër arsyet pse femrat priren të mbajnë mend çdo gjë: nëse një ngjarje e lidh me një emocion, ajo shkrihet në kujtesë dhe nuk harrohet më.

E njëjta gjë ndodh edhe me meshkujt, vetëm se jo kaq shpesh. Sepse sinqerisht, neve s’para na bëhet vonë. Gratë përpiqen të kujdesen për gjithçka dhe këtë e bëjnë me qejf.

Kthehemi edhe një herë te ajo puna e kutive. Me shumë të tillave, burrat kanë në tru një kuti për të cilën shumë femra nuk janë në dijeni. Kjo kuti nuk ka asgjë brenda, është bosh. Këtë ne e quajmë “kutia e asgjësë”. Nga të gjitha të tjerat, “kutia e asgjësë” është e parapëlqyera nga meshkujt. Nëse i jepet mundësia, një burrë do të shkojë gjithnjë te kutia e tij e asgjësë. Ja pse një mashkull mund të rrijë me orë të tëra kot, pa bërë asgjë, e të kënaqet. Kjo është e vërtetuar edhe shkencërisht: para ca vitesh, Universiteti i Pensilvanisë në një studim zbuloi se meshkujt kanë aftësinë të mendojnë për absolutisht asgjë për orë të tëra.

Gratë nuk e bëjnë dot këtë, sepse mendja e tyre nuk pushon kurrë. Duke mos e kuptuar dot “kutinë e asgjësë”, femrat irritohen kur shikojnë një mashkull që nuk bën asgjë”.

Next Post

Shkatërrohet banda shqiptare, shisnin telefona të vjedhur në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit/ Ja kush e zëvendëson

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit/ Ja kush e zëvendëson

January 12, 2026
Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

January 12, 2026
VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In