• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse është e vështirë përfshirja e diasporës në zgjedhje?!

by A R
25/09/2017 19:00
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si pritej, opozita ka inicuar fillimin e një reforme zgjedhore. Paçka se vëmendja e publikut tonë shpesh ndryshon kah, nisur nga provokimet e ndryshme historike dhe temat boshe, që tërheqin vëmendje e një grupi të madh komentuesish, duket se kjo reformë gëzon impenjimin më të madh. Të paktën nga angazhimet që ka dhënë i gjithë faktori shqiptar politik para Brukselit dhe kartën e dlirësisë që vazhdon të luajë. Fakt është që edhe në zgjedhjet e kaluara është folur shpesh për reformën por pastaj ajo është lënë gjithnjë për në fund, kur koha ka qenë e pamjaftueshme.

Opozita duket se e ka mbërthyer shumë kauzën e reformës, kjo edhe për faktin që në ditët e fundit është bërë publik koncepti i opozitës për strukturën që duhet të ketë sistemi zgjedhor në Shqipëri dhe po ashtu ngulmin për krijimin e Komisionit Ad hoc për reformën zgjedhore.

Ndërkohë që kërkesat opozitare nuk ndalen këtu, por kërkojnë votimin dhe numërimin elektronik, reformën e nevojshme kushtetuese që t’i përgjigjet këtij procesi, si edhe kontrollin e financimit të partive, etj.

Larg të gjithave, një problem i ri, që është përshfaqur para dy partive është përfshirja e diasporës, që do të thotë një energji shtesë për të kërkuar votat në areale, që nuk i shkojnë fushatave patetike shqiptare. Duket se PS-ja e ka kuptuar me kohë dhe po e ndjek më shumë se PD-ja zhvillimin që lidhet me diasporën. Këtë e tregon krijimi i një dikasteri të ri, që i kushtohet asaj e që nuk duket thjesht për të thithur energjinë e saj (një fakt që u promovua muaj më parë në samitin e Tiranës), por edhe për të kanalizuar politikisht prirjet e një pjese të popullatës që është bajagi e madhe. Megjithatë, problemi më i madh i administrimit të diasporës mbetet te krijimi i regjistrit kombëtar dhe modaliteti i regjistrimit. Për hir të së vërtetës, duke parë sesi shkoi censusi i fundit, nuk mund të mendohet se mund të jetë aq i lehtë regjistrimi për një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Duke përfshirë këtu dhe mundimin e madh që shkon nga palët për të manipuluar atëherë mund të kuptosh këtë ngarkesë kaq të madhe. E për hir të së vërtetës, kjo nuk i duhet opozitës, që tashmë kartën e reformës zgjedhore e ka nxjerrë dhe me këtë rast plotëson dhe kreditet e saj para faktorit ndërkombëtar. Gjithsesi, zaret e diasporës janë hedhur dhe mbetet të shihet sesa të zotët do jenë politikanët shqiptarë t’i përfshijnë në zgjedhjet e ardhshme. Një shembull, që tashmë funksionon në Ballkan.(Javanews)

Next Post
Detajet/ Si u përgjuan gjobëvënësit derisa u siguruan provat, dëshmitë e tregtarëve nuk i ndihmojnë

LEZHE/ Policia prangos grupin e të “fortëve”, ishin bërë tmerr duke grabitur e vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com