• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse është e rëndësishme për bebin analiza juaj e gjakut

by
04/06/2015 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përgjithësi ne mendojmë shumë pak për analizat e gjakut që duhen bërë në fillim të shtatëzanisë. Pavarësisht, sa e parëndësishme të duket analiza e gjakut, ajo përcakton grupin e gjakut dhe rezusin e tij. Këto janë aspekte shumë të rëndësishme për shëndetin e mamit dhe të bebushit.

Rezusi i gjakut

Përveç grupit të gjakut (A, B, O, AB) po përcaktohet edhe rezusi i tij, i cili mund të jetë qoftë rezus pozitiv (prezent) qoftë rezus negativ (absent). Pjesa më e madhe e njerëzve kanë rezus pozitiv, por ka edhe një pjesë shumë të madhe me rezus negativ. Ky faktor nuk ndikon absolutisht në gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë përveç një rasti gjatë shtatëzanisë. Në momentin që një femër ka një grup gjaku me rezus negativ dhe partneri i saj ka një grup gjaku me rezus pozitiv atëhere ky kombinim mund të rezultojë me një bebush me rezus pozitiv.
Pavarësisht faktit se sistemet e qarkullimit të gjakut janë të ndara tek nëna dhe tek fëmija, ka momente kur gjaku i bebushit hynë në kontakt me gjakun e nënës. Ky kontakt bën që organizmi i nënës të prodhojë antitrupa kundër rezusit pozitiv të fëmijës, duke e konsideruar fetusin sit ë dëmshëm për mamin. Kur ndodh një gjë e tillë thuhet se nëna është e ndjeshme.
Përsërisim se këto lloj shqetësime dalin vetëm në rastin kur nëna ka një rezus negativ dhe bebushi ka një rezus pozitiv.
Organizmi i një nëne të ndjeshme prodhon antitrupa, të cilët sulmojnë gjakun e një fetusi me rezus pozitiv, shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut duke shkaktuar një anemi të fortë.
Në raste shumë të rënda kjo sëmundje e gjakut çon në dëmtime të trurit dhe mund të çoj edhe në vdekjen e foshnjës.
Një nënë me rezus negativ me një bebe me rezus pozitiv mund të mos kenë asnjë lloj problemi në rast se nëna nuk është e ndjeshme.
Ndjeshmërja e nënës mund të fillojë prej: një trasfuzioni gjaku që ka bërë më përpara, gjatë një shtatëzanie jashtë mitre, një abort ose gjatë disa procedurave mjekësore si për shembull amniocenteza.
Për të monitoruar sa më mirë shtatëzaninë tënde dhe rreziqet që mund të shfaqen në këto situata duhet të bisedosh me mjekun tënd sa më hapur duke i prezantuar historikun sa më qartë.

Çfarë mund të bëjmë që ta shmangim?

Kjo sëmundje e gjakut mund të shmanget tek shumë femra duke adminsitruar një vaksinë – RhIg – RH imunoglobulinë – e cila ndihmon nënën me rezus negativ duke i ndaluar kapacitetin për të reaguar tek qelizat e kuqe me rezus pozitiv.
Adminsitrimi i kësaj vaksine rekomandohet nga mjekët rreth javës së 28 të shtatëzanisë në mënyrë që të parandalojnë çfarëdolloj problemi të mundshëm. Çdo dozë RhIg ka efekt rreth 12 javë kështu që nga java e 28 nëna dhe bebi janë të mbrojtur deri në fund të shtatëzanisë.

Nënës do ti admisnitrohet një dozë tjetër vaksine brenda 72 orë-ve nga lindja në rast se fëmija ka rezus pozitiv. Grupi i gjakut dhe rezusi i fëmijës përcaktohen shumë lehtë duke marr gjak nga kordoni ombelikal.

Këto raste duhen monitoruar shumë mirë gjatë shtazanisë për të parë nëse bebushi ka talasemi. Ka raste që foshnja e ka dhe shtatëzania shkon deri në fund pa probleme të mëdhaja por ka edhe raste që foshnja është shumë e prekur dhe ka nevojë për transfuzione gjaku të menjëhershme pas lindjes.

Nuk ka asnjë arsye për ty që të mos bësh analizat e gjakut ose çdo lloj analize tjetër që këshillohet gjatë shtatëzanisë. Për të mirën tënde dhe për të mirën e bebushit këshillohu me mjekun tënd dhe përcaktoni çdo rast rreziku.

Next Post

Gjergj Bojaxhi: Ka media dhe TV që na kërkojnë lekë për kronikat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!

August 10, 2026
EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

August 10, 2026
Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

August 10, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

“Më qëlluan në këmbë me armë zjarri”, i riu denoncon në polici, nis hetimi

August 10, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Kërcënimi i Vuçiç me devijimin e Ibrit, reagon Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si mjet presioni dhe ndëshkimi

August 10, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

August 10, 2026
Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com