• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse është e padrejtë pagesa për rrugën Durrës-Kukës

by Java News
02/10/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriatik Kelmendi shkruan në një opinion pë gazetën “Koha Ditore” se pagesa për kalimin e rrugës Durrës- Kukës, nuk është e drejtë dhe duhet shmangur. Si argument i parë është mungesa e një rruge alternative për ata që nuk paguajnë, praktikë kjo në çdo vend. Sipas autorit “qasja në rrugë është një e drejtë” dhe në këtë mënyrë kemi penalizim në bllok pa ofruar mundësi tjetër.

“Pjesa e rrugës së Kombit që kalon nëpër territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë logjikë që tash për tash të bëhet me pagesë. Kjo për faktin se nuk ekziston edhe një rrugë tjetër, alternative, e cila do të mundësonte rrugëtimin nga Kukësi në Milot nga ata udhëtarë të cilët nuk do të dëshironin të paguanin për rrugë.

Qasja në rrugë është e drejtë themelore e njeriut. Autostradat përgjithësisht në Evropë janë rrugë shtesë, kryesisht të menduara si rrugë luksi, për ata ngasës e udhëtarë, të cilët dëshirojnë të arrijnë më shpejt nga pika A në pikën B dhe për këtë janë të gatshëm të paguajnë…Rruga e Kombit ka edhe funksionin shumë të rëndësishëm e të veçantë – atë të lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Me futjen e pagesës, prej rreth 5 eurosh në një drejtim, dhe në pamundësi për të përdorur një rrugë tjetër, kjo rrugë e cila sapo filloi t’i bashkojë shqiptarët, ashtu mund t’i kthejë sërish disa hapa prapa”, shkruan Kelmendi.

Për ta mbështetur argumentin e tij ai sjell shembullin e aksit përkatës të kësaj rruge në Kosovës, e cila nuk është e vetmja rrugë për të lidhur dy destinacione.

“Për shembull, për dallim nga pjesa e Shqipërisë, Rruga e Kombit që kalon nëpër territorin e Kosovës ka edhe disa rrugë alternative, të cilat mund të përdoren për të arritur nga secili rajon i Kosovës në kufirin e Shqipërisë, nëse dikush zgjedh të mos kalojë nëpër autostradë.  Aksi prej rreth 100 kilometrash nga Kukësi në Milot hëpërhë nuk ka alternativë dhe për këtë do të duhej ose të ishte pa pagesë derisa të krijohej rruga alternative”, shkruan ai.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Momenti kur agresori zbraz automatikun drejt turmës në Las Vegas

VIDEO/ Momenti kur agresori zbraz automatikun drejt turmës në Las Vegas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In