• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse është e mbyllur dera e dialogut deri më 30 qershor!

by Alfred Peza
18/05/2019 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për të gjithë ata që ende nuk e kanë të qartë se përse deri më 30 Qershor, opozita jashtparlamentare nuk pritet të ulet në dialog me Edi Ramën, do mundohem tiu ofroj këtu thjeshtë dhe shkurt, argumentat kyçe. Pavarësisht se Edi Rama edhe sot theksoi si prej shumë muajsh, se dora e dialogut është e shtrirë, edhe pse të gjithë ndërkombëtarët kërkojnë uljen në tyrezë të palëve pa kushte, si Lulzim Basha ashtu edhe Monika Kryemadhi këmbëngulin e këmbëngulin se dialog me Edi Ramën nuk do të ketë.

Pse kjo qasje?

A është thjeshtë një kusht i panegociueshëm për ndonjë arësye konkrete? Apo prapa këtij refuzimi fshihet një sebep i madh për një arësye madhore, që përbën edhe thelbin e strategjisë që po ndjek opozita jonë jashtparlamentare?

Për këtë na vijnë në ndihmë dy deklarata:

E para, është ajo e Myslim Murrizit sot Nën Kryetar i Kuvendit, i cili kujton detajet nga debati i zhvilluar në Grupin Parlamentar të PD, ditën që u mor vendimi për djegien e mandateve:

“Në qëndrimin formal edhe gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, unë nuk e di se çfarë flitet nën tavolinë mes Berishës dhe Bashës, por që të jem i hapur ka qenë gati-gati në të njëtën linjë me të fjalës sime gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për dorëzimin e mandateve. Ai ka thënë që “ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Ky është një vendim i ashpër, luhet “all-in”, për të gjitha. O i humb, o i merr të gjitha”. Kanë qenë 13 deputetë që folën kundër djegies së mandateve në atë grup parlamentar.”

Ndërsa vetë lideri historik i PD, Sali Berisha më herët, më 6 maj ka thënë se:

“Kjo është një betejë që padiskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera. Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha Dosjet 339 dhe 184, që faktuan krimin zgjedhor. Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën nuk ka asnjë burrë që të bëjë më”.

Kaq mjafton për të kuptuar se dalja e “Opozitës së Bashkuar” nga Parlamenti dhe mosfutja e saj në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të këtij viti, ska të bëjë me kërkesa që mund të zgjidhen me dialog, as me çështje që mund të adresohen në reformën e re elektorale, as me nevoja që mund të rregullohen në sistem, apo me anë të mjeteve politike e demokratike ose nëpër institucioneve kushtetutese. Jo.

Tashmë është më e qartë se çdo herë tjetër se e gjitha çfarë opozita jashtparlamentare synon, nuk ka të bëjë asfare me rregullat e lojës demokratike. Jo.

E gjitha ka të bëjë me një lojë ku luhet: “All-In. Për të gjitha. Ose i humb, ose i marr të gjitha”.

Për këtë, Sali Berisha ia ka përcaktuar prej kohësh edhe vijën e kuqe të kësaj loje Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit: “Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita. Marrëveshje me Edi Ramën, nuk ka asnjë burrë që të bëjë më”. Kaq.

Ndaj mos u lodhni më që të luani ende lojën e pakuptimtë të kungulleshkave. Sali Berisha që ka edhe çelësin e opozitës, ia ka mbyllur derën dialogut, deri më 30 Qershor. Në këto kushte, nuk besoj se ndokush mendon se Lulzim Basha është nga ata burra, që të dali jashtë asaj dere, e të bëjë marrëveshje me Edi Ramën.

Kaq e thjeshtë është. Ndaj, le të shohim çdo ndodhi një ditë pas zgjedhjeve: Do përmbyset mazhoranca e Edi Ramës apo do të shkrihet opozita e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit?

Deri atëherë, mos harroni të dëgjoni herë pas here këngën e Freddie Mercury:

“The show must go on”!

Next Post
Misteri i vjedhjes së vulës së fermanit/ Përse kamerat e Arkivës së Shtetit ishin fikur?

Misteri i vjedhjes së vulës së fermanit/ Përse kamerat e Arkivës së Shtetit ishin fikur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In