• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse është acaruar Meta? Patozi “trazon ujërat”: Ka frikë se Basha është marrë peng nga Rama dhe LSI humbet në zgjedhje

by Ardit Rada
19/10/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, aleanca me PD dhe Lulzim Bashën, është e pamundur. Kjo për shkak se ky i fundit e sheh partinë si një biznes fitimprurës.

Për Patozin, Basha kërkon rotacion dhe jo ndryshim, parim për të cilin kreu i BD-së, thotë se bie ndesh me bindjen e forcës politike që ai drejton.

Në studion e Report TV, Patozi tha se i ka përcaktuar partitë që do të bëjnë aleancë për zgjedhjet e 25 prillit, këtu nuk ka përjashtuar as pasrtitë e reja që po lindin

“Ne kemi përcaktuar gjërat më të rëndësishme që një parti duhet të bëjë, kemi përcaktuar strategjinë, aleatët e mundshëm dhe këto janë thelbësore dhe mund të jemi e para që i kemi mbyllur këto, ndërkohë që të tjerët. Aleatët e mundshëm janë ata që e mendojnë Shqipërinë si ne, që kërkojnë ndryshimin, jo rotacionin.

Forca të tilla ka në treg, të tjerë kanë paralajmëruar qe do të dalin dhe ne mezi presim që të bashkëpunojmë. Pra që të ketë një pol të tretë, ka qeverinë e korruptuar nga njëra anë, dhe opozitën e kompromentuar.

Me Bashën mund të pi kafe, mund ta takoj, mund të shkojë edhe në dasmë me njëri tjetrin, me Bashën më ndan gjëra konceptuale.

Bashës i uroj jetë të lumtur në familjen e tij dhe kudo në jetë, por e kam të pamundur që të gjej një emërues të përbashkët me të,për aq kohë e konsideron politkën si një biznes fitimprurës dhe partinë si një ndërmarrje fitmprurëse”, tha Patozi.

Acarimin e presidentit Ilir Meta, Patozi e interpreton ndryshe, dhe ka listuar dy arsye. Së pari, sipas tij Meta ose mendon se Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe krahasimin me Alija Izetbegoviç për kryedemokratin e ka pasur.

Për Patozin kjo nuk është një lapsus, por një deklaratë që i ka dalë nga shpirti. Arsyen e dytë e lidh me frikën që ka për LSI, se po humb pushtetin.

“Ka një dalje krejtësisht nga roli i presidentit të Republikës, dhe këtë mendoj se as Meta nuk e ka për turp ta thotë. Më bën përshtypje se si një njeri që Kushtetuta dhe roli që ka e vendos të mos ketë sensbilitet për zgjedhjet është kaq i acaruar, ndërkohë që Basha është i rehatuar.

Kjo është paradoksale që sot dha një shkëndijë rrufeje, kur Meta e goditi fort. Nuk ka qenë lapsus, ka qenë e qëllimshme, ishte një lloj deklaratë dhëmbë për dhëmbë, se Meta e dha për kur u pyet për Bashën. Basha mund të merret vetëm peng nga qeveria, se Rama që presidenti e korrigjoi pastaj, nuk knga kush të merret peng se është njëriu më i pushtetshëm në vend.

I doli nga shpirti, ose e kishte të menduar, Meta është qartazi i acaruar, më shumë se kushdo tjetër. Ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të qëndrimit të Lulzim Bashës”, tha Patozi.

Nëse Bindja Demokratike nuk do të arrijë objektivat e vendosur para 25 prillit, Patozi nuk e përjashton mundësinë për të dhënë dorëheqjen. Synimi është që BD të jetë një forcë përcaktuese qeverisëse.

“Do marr vendimet e duhura siç i kam marrë gjithë jetën, kam ma përgjegjësi dhe kur s’i kam pasur të plotë. Por nuk do të varet nga rezultati personal, por nga objektivi.

Futja apo jo në parlament është objektiv shumë i vogël,  nëse do ishte ky do isha shumë i vogël, ne kemi disa objektiva dhe nëse nuk i realizojmë do marrë vendimin e duhur, objektivi ka të bëjë me grupin. unë mund ta marr mandatin, por nuk realizohen objektivat e rupit, unë do e marr vendimin e duhur”, tha ai.

Next Post
“Marrëveshje për zgjedhje”, Balla: Fantazi e Bashës, kjo çështje nuk është temë e dialogut

"Meta shkel rregullisht Kushtetutën", Balla akuza Bashës si gjobvënës: Ja cilat janë rastet ku ka marrë favore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In