• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “enverizmi” i Albin Kurtit nuk i duhet Kosovës, Shqipërisë, Ballkanit!

by Alba Malltezi
03/06/2023 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Titulli i këtij blogu, ky opinion, nuk ka qëllim asesi të jetë një sharje, një ofendim. Përkundrazi, është koncentrati i një vëzhgimi të gjatë bërë së largu ndaj një lideri shqiptar që fillimisht ngrohte dhe mbushte zemrat e shumë bashkëkatdhetarëve. Shpresojmë të vazhdojë ta bëjë, duke harruar një ves të rrezikshëm: “Enverizmin”.

Gjithësesi, duke e konsideruar Albin Kurtin si Enverist, nuk e kanalizojmë as drejt komunizmit, as drejt socializmit, por në një kategori krejt të rrezikshme dhe të veçantë, që prek individë në këtë cep të Ballkanit: Një enverist është një njeri i paaftë të negociojë dhe të bëjë kompromise në mes të një mosmarrëveshje, në mes të një konflikti. Një enversit nuk dialogon, nuk pranon, nuk ndryshon,izolohet, nuk dëgjon, por ngurtësohet dhe kërkon të ngurtësojë gjithçka që e rrethon. Një enverist prishet dhe allnohet me të gjithë. Albin Kurti është e kundërta e Ibrahim Rugovës, por edhe e Hashim Thaçit, të cilët, në kushte tepër më të vështira, nuk u ngurtësuan kurrë.

Albin Kurti i pat dhënë  shenjat e enverizmit, kur në Tiranë flirtonte kollaj vetëm me enveristët më autentikë dhe tipikë të Tiranës: Sali Berisha me të ngurtësuarit e tij. Janë të gjithë një format: I ngrirë, i kallkantë, janë të mbyllur, përjashtues për këdo që e mendon ndryshe, që është ndryshe. Enveristët, të denjë pasardhës të babait të tyre: Nuk dialogojnë, nuk flasin, nuk negociojnë, nuk ndryshojnë! Ata mbyllen, kufizohen, përjashtojnë, izolohen. Dikur Enveri e bëri me një popull të tërë. Sot këta e bëjnë me ata dhe aq sa mundin.

Për të justifikuar ngurtësimin e tyre, shpallin armiq anembanë: janë armiq ata tradicionalë, por bëhen armiq edhe ata që i këshillojnë, që i ndihmojnë, që i mbrojnë, apo që i ndihmuan të mbijetojnë nga një shfarosje. Pikërisht tamam siç bënë dhe bëjnë aleatët tanë amerikanë dhe perëndimorë. Nuk kuptohet se pse ndihma amerikane kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë në çmendurinë e ’99 ishte më e çmuar se ari dhe sot, nga të njëjtët njerëz që e jetuan edhe atë kohë, të shpërfillet, të diskutohet, të moskonsiderohet.

Si komunist, e vlerësonim faktin që Albin Kurti jetonte në një shtëpi 65 metra katrorë. Por komunistët ë këtë kënd të botës sonë kështu e fillojnë, pastaj iu pëlqen të shndërrohen si Enveri dhe nga komunist, në enverist, është me mes një det i tërë, madje një mentalitet i tërë, i mbushur me përbërës jetësorë për një shoqëri dhe për një demokraci: aftësia e natyrshme dhe njerëzore për negociatë, dialog dhe kompromis. Që një enverist, rrezikshmë, nuk i ka!

Next Post
“Zarf i zi apo i kuq”/ Luizi e Kiara vazhdojnë ngacmimet në rrjete sociale, komenti “epik” i këngëtarit: Të rrinë urtë se…!

VIDEO/ Luizi kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë! Sërish dedikim për Kiara Titon?

Comments 1

  1. SKRD says:
    3 years ago

    Kur te flasesh per Enverin laje mire gojen tende nga Shijaku dhe gojen e burrit tend nga Lecce. Pasi ta keni bere kete, lani dhe b*then e Enverit dhe pastaj flisni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In