• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

by Kreshnik Spahiu
03/01/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu 

Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë:  Kryetarja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, çmimin Nobel për Paqen e ndau me presidentin Trump dhe konsiderohet një nga njerëzit më të besuar të SHBA. 

Kryetari i opozitës në Shqipëri është Non Grata nga SHBA dhe kërkon t’i heqë çmimin e paqes Altin Dumanit, i dekoruar nga SHBA. 

Presidenti i Venezuelës, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, refuzonte çdo marrëveshje tregtare me SHBA dhe ishte një kërcënim ideologjik kundër Washingtonit.

Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar çdo projekt me dhëndrin e Trump, qeverinë amerikane dhe NATO-n. 

Maduro nuk drekonte as me Ivanka Trump… Prandaj, ndryshimi në Shqipëri nuk vjen nga Trump. 

Komentet që thonë se SHBA mund të sulmojë Shqipërinë vijnë nga idiotë të pashpresë, të mashtruar pikërisht nga ata që Amerika i ka në listën e zezë. 

Ndryshimi në Shqipëri do të ndodhë vetëm kur vendi të ketë një kryetar opozite si Maria Corina Machado, që bota t’i japë çmimin “Nobel” jo për ndërtim kullash me leje nga “Rama-duro”, por për avokatinë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të kombit shqiptar. 

Pyetja pse SHBA nuk e trajton Shqipërinë njësoj si Venezuelën buron nga një keqkuptim i thellë mbi mënyrën se si funksionon politika e jashtme amerikane. SHBA nuk vepron mbi baza morale apo emocionale, por mbi interesa strategjike, energjetike dhe gjeopolitike. 

Venezuela u përball me presion maksimal sepse: 

  • zotëron rezervat më të mëdha të naftës në botë,
  • refuzoi bashkëpunimin ekonomik me SHBA,
  • ndërtoi një ideologjianti-amerikane,
  • u pozicionua pranë Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Në këtë kontekst, SHBA ndërtoi dhe mbështeti një opozitë të pranueshme ndërkombëtarisht si alternativë politike. 

Shqipëria, përkundrazi: 

  • është anëtare e NATO-s,
  • nuk ka burime strategjike që sfidojnë interesat amerikane,
  • ka një qeveri që bashkëpunon me SHBA dhe strukturat perëndimore,
  • përfaqëson stabilitet, jo kërcënim, në Ballkan.

Prandaj, SHBA zgjedh ta menaxhojë Shqipërinë përmes diplomacisë, reformës në drejtësi dhe sanksioneve individuale, jo ta destabilizojë. 

Thelbi i analizës është se ndryshimi politik nuk importohet nga Washingtoni. Ai vjen vetëm kur një vend prodhon vetë një opozitë me kredibilitet moral, kauzë reale dhe mbështetje ndërkombëtare, jo përmes figurave të diskredituara apo iluzioneve për ndërhyrje të huaj. 

Next Post
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In