• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Edi Rama, “ia del gjithmonë” që t’i bindë ndërkombëtarët

by Artur Ajazi
15/06/2023 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 2013, vitit kur Edi Rama ka ardhur në pushtet me mbi 1 milion vota shqiptarësh deri sot, nuk mbaj mënd që të ketë dështuar në fushën e politikës së jashtme. Edi Rama, u bë kryeministër i Shqipërisë, pas një betimi, për ta bërë shtetin nga themelet. Të realizosh një ëndërr të tillë, duhet të “mbledhësh mëndjen”, dhe të thyesh barriera dhe mentalitete. Dhe Edi Rama e ka arritur. Qeverisja e tij, do të mbahet mënd gjatë (ashtu sikurse qenia e tij si kryetar bashkie në Tiranë) për disa arritje.

Ai theu “mitin” e zyrtarit dhe politikanit të pandëshkueshëm, ndryshoi stilin dhe mënyrën e qeverisjes dhe drejtimit të institucioneve nga qendra në bazë. Aplikoi dhe po i qëndron fort idesë dhe vendimit për të thjeshtuar burokracitë administrative në shërbim të qytetarit, ashtu siç përmbysi kalbësirën  torturuese për shqiptarët, drejtësinë e vjetër.

Eshtë pikërisht drejtësia e re, e arritur nga vendosmëria e tij, ajo që po penalizon çdo zyrtar dhe politikan të korruptuar, të inkrimunuar, dhe përzierë me botën e trafikut dhe krimit. Edi Rama ka arritur gjithmonë të bindë faktorin ndërkombëtar, jo me “kokën ulur”, por me ballin lart për gjithçka lidhet me  interesin e vendit dhe të shqiptarëve. Edi Rama, ka afruar më shumë se askush tjetër sot Shqipërinë me Bashkimin Europian, si dhe ka forcuar edhe më shumë miqësinë tradicionale me SHBA. Ai mbetet politikani më karizmatik në Ballkan, dhe më i respektuari në Kancelaritë Europiane.

Edi Rama, mbetet gjithmonë pjesë e takimeve dhe tryezave ku diskutohet fati i Rajonit tonë, dhe konflikteve më gjërë. Një vlerësim nga faktori ndërkombëtar, Edi Rama padyshim ka marrë dhe vazhdon të marrë lidhur me politikën e jashtme të Shqipërisë. Zgjidhja e shumë problematikave të Kosovës me Serbinë apo divergjencave të saj me faktorin europian dhe së fundi me SHBA-në, natyrisht kanë ndihmesën dhe “dorën e shtrirë” sinqerisht të Edi Ramës. Iniciativa e tij më e fundit lidhur me zgjidhjen e krizës Kosovë-Serbi, ka marrë vëmëndjen e duhur nga liderë europianë.

Askush deri më sot si ai, nuk ka krijuar shansin e madh për Kosovën, për t’ju bashkuar nismave Ballkanike dhe Europiane. Duke injoruar çdo insinuatë dhe akuzë banale nga Sali Berisha (njeriu që ka punuar fort kundër interesave të Kosovës)  kryeministri Edi Rama, ka arritur të ruajë mrekullisht balancat mes faktorëve  dhe aktorëve kryesorë në Ballkan, duke siguruar partneritet të admirueshëm të politikës së jashtme të Shqipërisë në krah të faktorit ndërkombëtar.

Së fundi, Edi Rama  mbetet aktualisht politikani më i besueshëm jo vetëm për shqiptarët, por në veçanti për shumicën e liderëve Europianë dhe  amerikanë, duke u vlerësuar nga ata si i vetmi,  që mund ta shpjerë Shqipërinë të sigurtë në dyert e BE-së”.

Next Post
Theu embargon e naftës/ Braçe për Berishën: Nëse ka një shtet që duhej të shpallte ‘non grata’, është Kosova

Theu embargon e naftës/ Braçe për Berishën: Nëse ka një shtet që duhej të shpallte 'non grata', është Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In