Kryedemokrati Lulzim Basha, ka hedhur akuza jo vetëm ndaj Sali Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës. Ndërsa për Sali Berishën thotë që i ka mbaruar koha, për Metën thotë se demokratët nuk i kanë asnjë borxh Ilir Metës, dhe se nuk ia zgjidhin dot hallet.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i sheh këto akuza të Bashës ndaj Metës si një arsye për ti hedhur fajin dikujt tjetër për dështimet e këtyre viteve.
“Tani sulmon Ilir Metën, Ilir Meta ishte në punë të vet. S’po merrej as me Lulzim Bashën, as me Foltoren. Del ky me një deklaratë trekëndëshi i Bermudës, nuk tha gjë herën e parë. Tani del prapë, ka bërë nja 10 intervista për dy ditë, i ka rënë Ilir Metës, Sali Berishës, demokratëve, për Ramën nuk guxon ai të flasë më, edhe ky tani detyrohet të përgjigjet. Po më sulmove do të përgjigjet. Ai ishte në punë të vet. Tani, pse e sulmon ky është pyetja. Kjo është shumë e thjeshtë. Pasi humbi zgjedhjet e kishte fajin masakra elektorale, pasi bëri pushimin, doli ‘fajin e ka Amerika se s’na ka mbështet ne’, pastaj doli ‘fajin e ka Berisha’, s’ngjiti as kjo, tani fajin do t’ja ngjisi një tjetri, ka gjet Metën. Mjafton që faji mos ti mbetet këtij.”
Sa i përket zhvillimeve të ditëve të fundit, Balloi u shpreh se akuzat, aktet e fundit të Lulzim Bashës tregojnë se ka ndryshuar ai dhe jo demokratët. Herë pas here ai ngre pyetjen se përse Basha u maskua me kampin e mazhorancës duke tradhëtuar kështu opozitën.
“Po mirë tani, që partia është në këtë situatë, që ti zotëri nuk po bën dot një protestë, që ti zotëri ke harruar artikulimin kundër qeverisë dhe ke bo 10 intervista për dy ditë që s’ka ndodh as gjatë fushatës. S’kemi parë ndonjëherë, Bashë më aktiv se kaq, se deri dje thoshte se mediat janë të kapura. Kto mediat, ku u bënë kaq të mira. Nuk shkuan kta tek Luli, shkoi Luli tek kta. Tani pyetja është ‘ti pse e le PD-në dhe shkove tek PS-ja?’ Pse e le PD-në dhe shkove tek këto njerëz të cilët na kanë sulmuar gjithë këtë kohë? S’kemi ndryshuar ne zotëri, ka ndryshuar Lulzim Basha.”
g.kosovari











