• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e kanë humbur kontrollin Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli?

by Enver Robelli
22/08/2018 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli/

Nëse e keni kërkuar arsyen përse Bashkimi Europian e mban Kosovën të izoluar, nëse e keni kërkuar arsyen përse qytetarët e Kosovës ende duhet të presin me muaj të tërë për të marrë një vizë, nëse e keni kërkuar arsyen përse ende nuk është e sigurt që deri në fillim të vitit të ardhshëm do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, nëse e keni kërkuar arsyen përse shteti i Kosovës nuk po merret seriozisht madje as nga shtetet që investuan miliarda për çlirimin e Kosovës dhe shtetbërjen – atëherë përgjigjen sot e dha Ramush Haradinaj, për turpin e këtij vendi – kryeministër.

Haradinaj e quajti ish-prokurorin Elez Blakaj «hajn» dhe «pishpirik». Me çka i meritoi Blakaj këto akuza të rënda? Me asgjë. Bash me asgjë. Blakaj ka hetuar aferën e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fryrje i kushton Kosovës gati 40 milionë euro në vit. Është bërë e ditur se së paku 19 mijë veteranë nuk janë veteranë. Dyshohet se janë mashtrues. E kanë mashtruar shtetin. Me rrena e dallavere dhe me ndihmën e pushtetarëve i kanë futur emrat e tyre në listat e veteranëve. Elez Blakaj dhe ekipi i tij kanë zhvilluar hetime. Ata që duan ta dinë – e dinë: Kosova nuk i ka 80 mijë veteranë, nuk i ka as 50 mijë, nuk i ka as 30 mijë, ndoshta i ka 17 mijë (sa i ka deklaruar gjeneral-shërbëtori i «kumanirave» Agim Çeku pas luftës me rastin e demilitarizimit të UÇK-së). Të vërtetën duket se e tha sot veterani i luftës nga Llapi, Nexhat Llumnica: «Nuk besoj se kalon 14 mijë veteranë të vërtetë në të gjithë Kosovën».

Çfarë do t’i thotë tani Ramush Haradinaj luftëtarit Nexhat Llumnica? Edhe ky mashtrues? Edhe ky hajn që luftën e ka parë me indiferencë nga «Kafja e Sabitit»? Apo nga Bllaca? Ramush Haradinajt i pëlqen t’i ofendojë qytetarët e Kosovës duke i quajtur «komandantë të Bllacës», por e vërteta historike është se UÇK nuk ka arritur të marrë nën kontroll asnjë qytet të Kosovës dhe të mbrojë popullsinë civile nëpër fshatra (me ndonjë përjashtim lavdërues). Lufta ka qenë e organizuar dobët, shumë njerëz nuk kanë pasur shans të pajisen me as me një revole – e lerë më me armë të gjata për të luftuar kundër forcave serbe. Njerëzit me të drejtë kanë qenë të trishtuar nga konfliktet mes krahëve të luftës. Vrasjet enigmatike në Shqipëri dhe nëpër Kosovë të personave me detyra të rëndësishme në luftë kanë demotivuar shumë njerëz t’i bashkohen luftës. Dhe për këtë fajin e bartin ata që sot nuk janë në gjendje të rrudhin pak gjuhën, por flasin si në klube të natës kur gjuha dhe truri nuk harmonizojnë më mes vete.

Ka një arsye përse Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli kanë humbur kontrollin pas akuzave se mijëra veteranë janë të rrejshëm. Sepse me buxhet të shtetit ata paguajnë mijëra veteranë të rrejshëm, të cilët votojnë partitë e tyre. Pra, po i mbrojnë votat e pamerituara. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Haradinaj dhe Veseli po e mbrojnë «investimin» me para të shtetit për karrierat e tyre politike. Ata po i mbrojnë «mashqit» e tyre që i paguajnë me para të shtetit. Në çdo shtet funksional kjo do t’u ndalohej. Nejse, në çdo shtet normal Ramush Haradinaj i tillë siç është dhe siç po sillet vështirë do të bëhej kryeministër pa grusht të shtetit. Meritat e luftës nuk janë blankoçek për hardallizëm publik, siç po shihet ashiqare te Haradinaj. Aspak më mirë me performansën publike nuk qëndron as Kadri Veseli.

Nëse e marrim për bazë deklaratën e ish-luftëtarit të UÇK-së, Nexhat Llumnicës, atëherë duhet të jenë mbi 35 mijë veteranë mashtrues. Hero është ai prokuror që ua ndalë jazin me para këtyre profiterëve. A ka qenë i gatshëm të jetë hero i tillë Elez Blakaj? Nuk mund ta dimë. Sepse nuk e dimë seriozitetin e kërcënimeve. Blakaj do të tingëllonte më i besueshëm nëse akuzat e tij do t’i bënte publike në Prishtinë, pasi të kishte siguruar mbrojtjen nga SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Por, prapëseprapë Elez Blakaj në këtë aferë nuk është bërthama e së keqes. Bërthama e së keqes është sistemi i drejtësisë. Sepse vetëm një sistem i keq mund të prodhojë këso lajmesh: një prokuror del e thotë se Elez Blakaj ka qenë prokuror i mirë, profesionist dhe i zellshëm, pastaj del kryeprokurori dhe e thotë të kundërtën. Një kryeprokuror në nivel të detyrës nuk vrapon medium pas mediumi për të dhënë deklarata të përçarta, por komunikon me opinionin përmes njoftimit zyrtar, me fjalë të denja që e respektojnë institucionin dhe publikun, gjithsesi.

Përse, për shembull, t’i ndalohet një prokurori të intervistojë si dëshmitar një deputet. Njohës të sistemit juridik të Kosovës konstatojnë se një vendim i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët mund të intervistohen, por jo të akuzohen për qëndrimet e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në rastin konkret deputeti është kryetar i Kuvendit dhe e ka emrin Kadri Veseli. Ky s’bën të merret në pyetje? Nëse Veseli qëndron mbi ligjin, është mirë që këtë të na e thotë kryeprokurori. Ta dimë edhe zyrtarisht!

Ndërsa Ramush Haradinaj nuk ka të drejtë morale të atakojë, aq më pak të ofendojë prokurorë, sepse edhe vetë ka dhënë shembuj të këqij në raport me drejtësinë. A e di kush përse nuk është trajtuar kurrë nga drejtësia konflikti i tij i përgjakshëm me familjen Musaj në Strellc të Epërm? Haradinaj edhe Veseli po tregohen shumë të zellshëm me sulme kundër Elez Blakajt. Ky agresivitet është mesazh edhe për prokurorët e tjerë që mos ta prekin dosjen e krimit. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, pra shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës hapur po kërcënojnë se ata dhe ithtarët e tyre janë të paprekshëm. Janë mbi ligjin. Elez Blakajt s’mund t’i bëjnë gjë, atë e mori në mbrojtje Amerika. Por, Kosovës këta politikanë do t’i bëjnë edhe shumë dëme, do t’i shkaktojnë edhe shumë tragjedi, do ta fundosin edhe në shumë afera.

Next Post
SHBA/ Tronditet politika amerikane, ish avokati i Presidentit Trump pranon fajësinë

SHBA/ Tronditet politika amerikane, ish avokati i Presidentit Trump pranon fajësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In