• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e ka të vështirë mandatin Albin Kurti në Kosovë?!

by Ben Andoni
14/12/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk mjaftuan vetëm pakëz kohë dhe epërsia në rezultatet e para të votimeve në Kosovë e bëri Vetëvendosjen që ta shpallte rrugën e pushtetit shumë të thjeshtë. Tam-tamet, ikonografia e saj, gazmimi dhe mbi të gjitha besimi e tregonin hapur se ata ishin të bindur për këtë trend. Në fakt, realiteti kosovar nuk jepte mëdyshje të tjera, kundrejt diskretitimit të gjithë partive të tjera dhe provimit të tyre direkt në drejtim.

Albin Kurti fill në agim të ditës së fitores u soll si kryeministër pa parashikuar se maxhorancën në parlamentin e ardhshëm dhe ligjet duhet t’i bëjë me një nga partitë më të sprovuara në kulisa. Kuptohet se u harrua ligjërimi plot urrejtje i Vetëvendosjes ndaj LDK-së, kurse tashmë në poltronin përballë Kurtit u shmang me kujdes Vjosa Osmani, simboli i përparimit të LDK-së dhe njëkohësisht më e votuara prej tyre teksa u shfaq plaku i të gjithë pushteteve, Isa Mustafa. Prej javësh Vetëvendosja pasi është kthjelluar prej fitores dhe intervistave për vizionin e shtetit të saj është kthyer në realitetin e zakonshëm kosovar, që ta jep LDK-ja. Këta të fundit, shpesh në plotësim të PDK-së kanë mbajtur jo vetëm ministri kryesore, por janë përgjegjës për gjendjen e Kosovës. Dhe, sikur të mos ndodhë asgjë, LDK-ja, referuar burimeve kosovare kërkon tashmë postin e presidentit, bash njeriut që ka akses në emërimet në Gjyqësor dhe postin e Ministrit të Brendshëm, që e ka mbajtur dhe më herët. Ngërçi që kanë krijuar është kaq i madh, saqë tashmë kanë filluar të numërohen dhe alternativat, qysh nga zgjedhjet e parakohshme dhe deri në kalkulimet e posteve ministrore, për të cilat Vetëvendosja duket se është fleksibël për hir të pushtetit.

Por realisht çfarë i pengon të dy partitë?! Nëse do të thuash ideologjia, atëherë masivisht do të kundërshtojnë pasi partitë shqiptare të këtej dhe andej kufirit nuk kanë ideologji. Aman, jo de jure Vetëvendosja në Kosovë, e cila ka shpallur hapur dhe ka treguar teorikisht se është parti e qendrës së Majtë, ndryshe nga LDK-ka një parti e Qendrës së Djathtë dhe pjesë e partive evropiane me shumë reputacion por edhe të afta për pushtet. Përplasjet e para kanë qenë për programin ekonomik, por që duket se ‘specialistët’ e LDK-së ia kanë arritur të ulin stekën e pritjes, njerëzve të Albinit, që në tryezë kanë ardhur me shumë pathos por jo me skenarë konkretë për një amalgamë të tillë. Ndërkohë që para dy partive ka probleme pa fund, ku një më i drejtpërdrejtë që lidhet me mjekësinë dhe mënyrën sesi do të procedohet me mjekët dhe të ardhmen e arsimit po sjell shumë angushti. Nga kahu që do të marrin vendimet e para do të kuptohet nëse kjo amalgamë është kah të Majtës apo të Djathtës. Në këtë mes, çfarëdo kahu që të marrë koalicioni i ardhshëm, ai do humbasë disi identitetin e vet programor. Albin Kurti me kujdesin dhe me nuhatjen teorike po i gjen me kujdes dhe justifikimet por s’ka ende arsyetime. Mbi të gjitha këto mungojnë për dialogun me Serbinë, që duket se nuk është prioritet, por thjesht atribut, që Kurti po ia lë impaktit të veprimeve të qeverisë së tij. Dhe, një lexim të tyren e merrje nga intervista e fundit e ambasadorit amerikan në Prishtinë Kosnett, i cili mbas pozitivitetit të madh ndaj Albin Kurtit shpreson që kryeministri i ri të gjejë gjuhën me Presidentin Thaçi dhe Listën Serbe, sepse ai është një politikan i matur dhe i pjekur. Të dy subjektet janë të avulluara nga ligjërimi i Albin Kurtit, që i ka shpallur gati publikisht se janë larg sensit të tij, sidomos dialogun me Serbinë, që përbën një angazhim të madh ndërkombëtar dhe ku në një farë mënyre do të duket realisht sensi i tij i të ardhmes dhe qasjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Ikonografia e Vetëvendosjes për raportin mes identitetit etnik dhe atij shtetëror sërish i ndan, por Kosnett beson se Albini është i matur…, që do të thotë se mund të ketë përmirësime. Kë mund të besojmë?

Kuptohet se Albin Kurti do të shikohet në momentin e parë kur t’i vihet para syve mali me dosje, që pret një arsyetim dhe zgjidhje për të cilën, nuk është se mund të ndryshojë shumë nga paraardhësit e tij, përveç mënyrës së justifikimit së akteve të nënshkruara. Ndërkohë që Albin Kurti, kryeministër punën më të madhe do ta ketë me Albinin opozitar. Në një farë mënyre përbën dhe boshtin e mëdyshjes që shqiptari i politikës e kalon sipas mënyrës së tij, por që në një farë mënyre tregon dhe besueshmërinë reale. Dhe, e gjitha pështjellohet në faktin se LDK-ja do marrë me doemos copën që dëshiron, çka do të thotë se Kosova do ketë shumë përcjellje të së shkuarës, që lidhen me luftimin e krimit e korrupsionit, kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ata e kërkojnë me ngulm.

Duke qenë i dëshiruar dhe realisht duke e merituar postin e kryeministrit, Albini po noton i vetëm në një det mbushur me peshkaqenë të politikës shqiptare, që dinë të notojnë më mirë dhe më gjatë sesa ai. Nëse do të arrijë të kthehej dhe ai në një të tillë, atëherë mund të quhet lajm i mirë për Vetëvendosjen sepse kështu tek e fundit do hynë në sistem në Kosovë. Problem do mbeten vetëm qytetarët, që asnjëherë nuk do kuptojnë pse përshtatja në punë e një personi dhe e një partie të mbajë peng ëndrrën e tyre për ndryshim. Albin Kurti po vjen në poltronin e kryeministrit  si idealist dhe ndaj e ka të vështirë realitetin që flet ndryshe në përballjen me pritshmëritë ndaj tij. (Homo Albanicus)

Next Post
“Ata s’kanë dijeni për hetimin”/ Kreu i Krimit Ekonomik: Personat e shpallur në kërkim u larguan, në pikat e kalimit janë emrat e tyre

"Ata s'kanë dijeni për hetimin"/ Kreu i Krimit Ekonomik: Personat e shpallur në kërkim u larguan, në pikat e kalimit janë emrat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com