• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e duan amerikanët zgjidhjen e ‘problemit kosovar’ dhe pse pritet të ndodhë sivjet

by Java News
28/03/2019 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Boshko Jakshiç/

Ambicjet amerikane nuk shkojnё mё tej sesa ajo qё Serbia tё antarësohet nё aleancёn ushtarake veri-atlantike, por ёshtё e qartё se me zgjidhjen e problemit kosovar, nё njё shkallё tё madhe, do tё bllokohej kanali i ndikimit rus. Amerikanёt po ua marrin europianёve stafetёn e garёs pёr zgjidhjen e konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinёs, ndёrsa aktorёt e konfliktit shkёmbejnё zjarr retorik tё shoqёruar me kёrcёnime provokative.

A mos ёshtё kjo njё pёrgatitje e opinionit publik serb dhe kosovar, apo paralajmёrim i dёshtimit tё formulёs paqësore tё cilёn, gjykuar sipas tё gjitha gjasave, po pёrgatitet nё Uashington? Mundёsia e parё duket mё e realizueshme. E dyta mbart rreziqe tё paimagjinueshme.

A ёshtё e mundur pra, qё marrёveshja tё arrihet qё kёtё vit, siç kanё lajmёruar amerikanёt nё vitin 2017, kur u angazhuan pёr zgjidhjen e tensionimeve politike nё Shqipёri dhe premtuan se konflikti mes Athinёs dhe Shkupit do tё zgjidhet nё vitin 2018, ndёrsa ai mes Beogradit dhe Prishtinёs nё vitin 2019?

Dy nga tri paralajmёrimet e mёsipёrme u realizuan, ndёrkohё qё nё procesin paqësor kosovar janё futur me forcё elementё tё njё optimizmi deri tani joekzistent. Pohohet pёrshtypja se amerikanёve u ka ardhur nё majё tё hundёs nga shterpёsia e burokratёve brukselas, dhe paaftёsia e tyre e qartё pёr tё neutralizuar pikat nevralgjike tё rajonit.

Emotivёt politikё ndoshta e kanё tё qartё se aksioni i Uashingtonit nuk ёshtё i motivuar nga dashuria pёr Serbinё apo Kosovёn, por ёshtё pjesё e shqyrtimeve mё tё gjera gjeotrategjike nё kohёt para dhe pas shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs.

Spiritus movens-i i angazhimit tё administratёs sё Donald Trampit ёshtё detektimi i ndikimt nё rritje tё Rusisё nё Ballkanin Perёndimor, zonё me tё cilёn paraardhёsi i tij nuk u muar, duke ua lёnё nё dorё europianёve, dhe ata me mosveprimet e tyre i mundёsuan Kremlinit qё, me pak investime tё sendёrtojё njё ndikim tё madh jo proporcional.

Sikurse qёndrojnё gjёrat, Malit tё Zi i’u pёrshpejtua antarësimi nё NATO, ndёrsa përsëritja e kёtij procesi ёshtё duke ndodhur tani nё Maqedoninё e Veriut. Ambicjet amerikane nuk shtrihen deri atje sa tё bёjnё qё Serbia tё antarësohet nё aleancёn ushtarake veri-atlantike, por ёshtё e qartё se me zgjidhjen e problemit kosovar, nё njё masё tё madhe, gjithsesi do tё bllokohet kanali i ndikimit rus.

Sa reale janё shanset qё pas dhjetёvjeçarёve tё tёrё qё hedh shkelma, Serbia tё çlirohet nga zinxhirёt e Kosovёs (autori pёrdor termin serbisht: bukagije– qё janё zinxhirёt me gjyle qё u lidheshin nё kёmbё tёburgosurve nё kohёt e vjetra. shёn. i përkthyesit), qё t’i japë vetes hapёsirё pёr integrimin europian, qё tё bёhet aktive pёr investimet e huaja? Mё shumё se kurrё, megjithёse nuk duket kёshtu.

Pёr mё tepёr, atmosfera ёshtё pothuajse si ajo para luftёs. Seanca urgjente e Kёshillit pёr Sigurinё Kombёtare. “Pritet momenti pёr sulm kundёr serbёve nё Veri tё Kosovёs”, gjё qё ёshtё tejet larg realitetit, megjithёse ka edhe asish qё mendojnё se vetёm konflikti i armatosur me intensitet tё ulёt mund t’ia hapё derёn zgjidhjes politike.

Se diçka po ndodh “matanё malit”, pёrveç retorikave ndezёse, e pohon veçanёrisht maksimalizmi i tё dyja palёve. Prishtina me Platformёn e saj kёrkon njohje tё ndёrsjelltё, gjё qё Beogradi, pa debat parlamentar dhe kurrfarё platforme, e refuzon me vendosmёri dhe e kushtёzon rinovimin e dialogut me heqjen e tarfifёs doganore.

Vuçiçi mbetet i angazhuar pёr bisedime-gjё e cila nё kohёt radikale (autori e ka fjalёn pёr kohёn kur Vuçiçi ishte antar i Partisё radikale) pati krijuar rimishёrimin e tij politik tё ri, por rrethanat e papёrshtatshme e detyrojnё tё veprojё ngurtёsisht. “Sikter me atё letёr, bandё e Prishtinёs”, thёrret Vuçiçi me rastin e Platformёs sё Prishtinёs, pёr tё cilёn ai thotё se pёrbёn njё vendim pёr ndёrprerjen e dialogut. E gjitha kjo, gjithsesi nuk do tё thotё se dialog nuk do tё ketё. Fjalёt e pamatura diplomatikisht kanё funksion tё fuqishёm marketingu qё presidentin ta tregojnё si ndjekёs patriotik mё shumё sesa disa Vlladikё tё Kishёs Ortodokse serbe te cilet  vazhdojnё ta quajnё “tradhёtar tё atdheut”. Pёrgatitet amortizimi i pritshёm i kritikave tё atyre tё fortёve nё lindjen e tё cilёve ai vetё ka marrё pjesё.

Me njё predispozicion tё tillё negativ janё përballur edhe nё Prishtinё. Me hijen e fillimit tё punёs sё Gjykatёs ndёrkombёtare duket se retё mё tё errёta janё grumbulluar mbi qiellin politik tё Prishitnёs. Godasin bubullimat e nacionalizmit: nga vendimi pёr shndёrrimin e forcave tё sigurisё sё Kosovёs nё ushtri tё rregullt, nёpёrmjet vendosjes inatçore tё doganave ndaj mallrave serbe, e deri te platforma pёr bisedime.

Kryeministri Ramush Haradinaj paraqitet si mbrojtёs i fortё i rendit dhe kufijve, pёrhap iluzionin patriotik se ёshtё i gatshёm qё, pёr shkak tё ushtrisё tё prishet me NATO-n, ndёrsa pёr shkak tё taksave me amerikanёt. Kush e beson njё diçka tё tillё, ёshtё analfabet politik.

Janё duke u zhvilluar manovra politike, ndёrsa Uashingtoni u lё hapёsirё aktorёve qё, nёse duan, mund tё bisedojnё edhe pёr korrektimin e kufijve- ide tё cilёn Berlini e ka hedhur poshtё nё mёnyrёn mё tё zёshme. Gjermanёt, jo se amerikanёt mund t’i nxjerrin jashtё loje, por nuk janё nё pozitё qё tё jenё haptazi kundёr njё zgjidhje tё shkruar sipas njё skenari amerikan- nёse pёr zgjidhjen bien dakord nё Beograd dhe nё Prishtinё. Do tё ishte e rrezikshme sikur problemi kosovar tё mbesё peng i animoziteteve personale mes Trampit dhe Merkelit, apo rivalitetit mes Uashingtonit dhe Moskёs.

Trampi, i cili ka vёnё nёnshkrimin nё letrat drejtuar Vuçiçit dhe Thaçit, ndoshta di shumё mё tepёr se fakti se Serbia dhe Kosova gjenden nё Europё, por qёndrimi i tij prej biznesmeni nё politikё paralajmёron se puna duhet kryer. Kёtё vit.

Themeli i zgjidhjes amerikane ёshtё njohja e ndёrsjelltё. Mendoj se Uashingtoni nuk ka pёr tё kёrkuar nga Beogradi njohje formale tё pavarёsisё kosovare, por gjithsesi ngritje tё traut pёr antarësim tё Kosovёs nё OKB, UNESKO dhe Interpol.

Vuçiçi thotё se, e ka dhjetё herё mё tё vёshtirё sesa Dobrica Qosiçi dhe Zoran Xhinxhiçi. (Dobrica Qosiçi, me rekomandimin e Millosheviçit, ishte i pari dhe e pёrsёriti pas tij Xhinxhiçi, idenё e ndarjes sё Kosovёs). Ndoshta me kёtё ka parasysh edhe situatёn nё tё cilёn Xhinxhiçi, nё momentin e fundit ua ndёrpreu gjermanёve marrëveshjen pёr Smederevёn (Kombinati Matelurgjik) pёr t’ua dhёnё amerikanёve. Vuçiçit do t’i shkonte pёr shtat mbёshtetja e opozitёs liberale, e po atyre qё inicuan procesin e bisedimeve, por kurrsesi nuk po e merr. Rivalёt e tij do tё duhet ta kuptojnё se zgjidhja e problemit kosovar do t’i hapё rrugё debateve pёr cilёsinё e politikёs serbe, dhe se vetёm atёherё mund tё gjejnё aleatё nё Perёndim pa tё cilёt kёtu ndryshim tё regjimit nuk ka. I pёlqen ndokujt kjo ose jo.

Next Post
Përgjimet/ 30 mijë euro për vrasjen e Jurgen Kurtit, të arrestuarit nuk tregojnë porositësin

‘Kur do i marrim lekët’/ Përgjimet e vrasësve të Kurtit, gabimet e personit që e qëlloi 20 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In