• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Kur do i marrim lekët’/ Përgjimet e vrasësve të Kurtit, gabimet e personit që e qëlloi 20 herë

by Java News
28/03/2019 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedat telefonike, kamerat e sigurisë dhe emri i Jurgen Kurtit në telefonin e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e tij, janë provat më të forta që ka në dorë grupi hetimor kundër 4 personave të dyshuar për atentatin e 18 marsit.

Tre prej të dyshuarve si organizatorë të krimit janë vënë në pranga, ndërsa personi që, sipas Policisë, ka shkrepur armën, vijon të jetë në kërkim. Burime nga grupi hetimor thanë se i dyshuari kryesor, që ka dhe rolin e ekzekutorit, është 38-vjeçari Klodjan Bane nga Patosi.

Sipas të dhënave, ka qenë një pakujdesi e tij, që ka bërë të mundur zbulimin e grupit, megjithëse “koka”, ai që ka porositur krimin, ende nuk dihet. Deri tani ka të dhëna se për eliminimin e 26- vjeçarit Jurgen Kurti janë paguar 30 mijë euro.

Vendi ku u vra Jurgen Kurti
Vendi ku u vra Jurgen Kurti

Shifër kjo e dalë nga përgjimet telefonike mes të arrestuarve dhe personit në kërkim. Ata kanë folur me njëri-tjetrin për para, duke pyetur nëse është folur për lekët dhe se kur do i marrin. Por se nga kush, ende nuk është zbuluar.

BISEDAT TELEFONIKE

Burime nga grupi hetimor thanë se ka prova konkrete për tre personat e arrestuar, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti dhe përmes tyre është zbardhur edhe mekanizmi i ngjarjes. Mësohet se ata kanë vëzhguar prej afro 2 javësh Kurtin, duke mësuar të gjitha lëvizjet e tij.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Ata janë identifikuar përmes përgjimeve të kryera nga ana e grupit hetimor, ku në bisedat mes tyre kanë përmendur edhe një shumë prej 30 mijë eurosh, që dyshohet të jetë pagesa për realizimin e vrasjes. Megjithatë, kjo ende nuk është saktësuar. “Ke folur për ato lekët?”. “Kur do i marrim ato lekët?” Këto janë disa nga bisedat e zbardhura mes tyre, menjëherë pas vrasjes.

kurti, ekzekutimi

KAMERAT DHE DESHMITARET

Nga verifikimi i më shumë se 50 kamerave të sigurisë, që nga rruga “Zef Jubani”, ku ndodhi vrasja në Tiranë, përgjatë unazës, te “Pallati me Shigjeta” e deri te Liqeni i thatë, Policia ka zbardhur rolet e të arrestuarve dhe personit në kërkim. Makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë tip “Mercedes Benz” ngjyrë gri dhe është në pronësi të të kërkuarit Klodjan Bane.

Makina rezulton me dokumentacion të rregullt, e regjistruar në Fier, por në momentin kur është kryer vrasja, makinës i ishin vendosur targa false. Por ka qenë pikërisht vendosja e këtyre targave, pak para vrasjes, që ka zbuluar autorët. Ky moment është fiksuar nga një kamera sigurie dhe, sipas të dhënave, dyshohet se ka qenë vetë atentatori që ka bërë ndërrimin.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm ky gabim, në momentin kur ka shkrepur armën ai ka qenë i pamaskuar dhe disa dëshmitarë kanë arritur t’i shohin fytyrën. Madje, në një moment ai edhe u është hakërryer atyre, në formë presioni se përse po e shihnin. Njëri nga të arrestuarit, Elsi Levendi, ka qenë personi që ka ndjekur në këmbë Jurgen Kurtin deri pranë banesës, duke sinjalizuar më pas 2 personat e tjerë që ishin në makinë, atentatorin dhe bashkëpunëtorin. Personi i katërt ka pritur në këmbë në hyrje të rrugicës për të parë lëvizjet në zonë.

VRASJA DHE LARGIMI NGA VENDNGJARJA

Në momentin që Jurgen Kurti ka qenë duke lëvizur në trotuarin poshtë pallatit ku banon dhe ishte drejtuar për te hyrja, në drejtim të tij është qëlluar të paktën 20 herë me një armë automatike, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme.

I dyshuari si autor i vrasjes bashkë me njërin nga bashkëpunëtorët janë larguar me automjetin tip “Benz”, duke marrë drejtimin për nga “Pallati me Shigjeta”. Ndërsa shtetasi Elsi Levendi bashkë me shokun e tij që vëzhgonte rrugën kanë hipur në një taksi në rrugën kryesore dhe kanë lëvizur në drejtim të Liqenit. Të katërt personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje janë takuar bashkë në afërsi të Liqenit të Thatë./panorama

 

/a.meta

Next Post
Marrëveshja Tsipras- Zaev, Maqedonia me emër të ri

Tsipras shkon në Shkup më 2 prill bashkë me 70 biznesmenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com