• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duket i pabesueshëm Salianji

by Artur Ajazi
01/12/2025 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lajmet e përhapura në disa media (nuk po diskutoj vërtetësinë e tyre) se “Ervin Salianji dhe ndonjë tjetër na paskëshin “ngritur krye ndaj Berishës”, më duken se janë tymnaja si ngahera. Më duket krejt e pabesueshme, që Salianji apo edhe ndonjë si Alimehmeti, të mblidhen në kafene dhe të diskutojnë “si ta hedhim nga froni Saliun”. Duket si ato mbledhjet e debatikasve në 1942, që mblidheshin disa nga kalamajtë e lagjes dhe thonin “si ta rrëzojmë fashizmin”. Nejse, edhe po ta marrim të mirëqenë faktin se ata, vërtetë “duan ta rrëzojnë Berishën”, apo dhe të ngrenë “fraksion brënda asaj partie” (gjë e cila nuk pi ujë në PD) dua të them se, gjërat nuk bëhen në kafene dhe larg syrit të selisë dhe mediave.

Ata që vendosin të ngrenë fraksionin, dhe të ngrihen hapur ndaj diktatit të kryetarit, apo të kenë ndonjë  mospajtueshmëri me drejtimin e partisë, nuk presin dhe nuk fjalosen kafeneve. Në rast se takimi i tyre, ka patur tjetër qëllim, pra për tu takuar me bazën thjesht si takim rutinë, dhe është trumbetuar  si “nisje e kryengritjes brënda partisë”, këtu ndryshon puna. Në PD, ka kohë që përflitet , madje qysh nga koha e Lul Bashës se “brënda partisë  ka njerëz që po ngrihen kundër frymës dhe drejtimit të PD”. Kundërshti të llojeve  të tjera ka patur vazhdimisht, por në PD, më tepër ato janë nga qejfmbetjet “pse më hoqe nga lista e kandidatëve për deputet, pse më hoqe nga lista e kryesisë apo këshillit kombetar”.

Në PD, kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë “KPD Socialiste” si në kohën e Fatos Nanos, apo si diskutime të asaj KPD-je nga “stekat” e vjetra të PS-së, aq më tepër kur socialistët kishin pushtetin, dhe fjalimet kundershtuese ndaj Nanos jepeshin live në televizione. Pra, në PD, as mos prisni të ketë lëvizje të tilla, aq më tepër nga salianjër, alimehmetër, apo dhe nga çdo tjetër. Saliu ata i shtyp me “rrul”. Kjo për faktin sepse Berisha, si dje dhe sot, e ka manipuluar mrekullisht një pjesë të mirë të bazës së PD. Në atë parti, çdo qejfmbetje ka qenë dhe mbetet për listat. Kurrë nuk ka patur (edhe në kohën e Imamit dhe Cekës kur u larguan) emra dhe grupime të cilat do ti bënin ballë “rrulit” shtypës të Saliut.

Ata thjesht janë parë si aventurierë të përkohshëm, dhe pas 2-3 vitesh janë rikthyer tek Saliu me kokën ulur. Kanë marrë ndonjë post ministri apo drejtori të madh, dhe pas asaj e kanë mohuar “kategorikisht” se kanë qenë kundër Berishës. Ndaj dhe nuk e besoj Salianjin apo Alimehmetin bashkë me ata që kanë patur ata në kafene. Këto janë thjesht “grimca humoristike për fundivit”. Pra, hajde të themi se “edhe në PD ka nisur të ndjehet lëvizja çartiste”, por që as sot dhe as nesër, ata nuk kanë arritur, dhe nuk do të arrijnë  gjë”.

Hamendësitë mund të bien poshtë, vetëm në rast se Salianji, Alimehmeti dhe ndonjë tjetër, ikin dhe  nisin formimin e ndonjë partiçke të re. Natyrisht kjo do të ishte “vetëvrasje politike” prej tyre. Ndaj them, se nuk e besoj aspak “shashkën tymuese” e cila ka gjasa të jetë kurdisur më shumë nga Sali Berisha, për të zhvendosur vëmëndjen, se ata që po përgojohen prej ditësh.

Next Post
Ky është biznesmeni që u vra në Elbasan! Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes pas tre vitesh hetime për…

Ky është biznesmeni që u vra në Elbasan! Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes pas tre vitesh hetime për...

Comments 1

  1. Vlora says:
    4 months ago

    Mediokër

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In