• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhet të trembemi në solidaritetin për Rigertën e dhive

by Mira Kazhani
01/10/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Rigerta nuk më preku, as përloti. Ndoshta se historinë e saj e di prej dy vjetësh. Kur e kam dëgjuar për herë të parë, më ka lënë përshtypje, si shumë raste të tjerë me të cilët krenohemi pak për fshatin tonë, i cili nuk është tamam-tamam fshat, por si thotë një mikeshë: Katund. Nuk jemi as si fshatrat e Italisë, as si të Francës, as si të Malit të Zi po të doni.

Që një studente mbaron studimet në Itali dhe vendos të bëjë një fermë dhish në fshat, kjo është vetëm një histori e bukur. Pa dyshim në çdo sipërmarrje ka sfida, netë pa gjumë, pesimizëm dhe vuan jo pak. Rigerta është një rast për t’u promovuar dhe mbështetur.

Tani, kjo pjesa e fjalimit në Kuvend, pathosit të vajzës nga Mirdita, që nxori në dukje sfinksin brenda saj, lotëve dhe veçanërisht solidaritetit në rrjet, është pak shqetësuese. Pa dyshim, fjalimi i Rigertës ishte i pari për këtë sesion që ia vlente, por kur sheh reagimet dhe rrjetin, të kujton rrëmbesën e lumit që i merr ta gjitha përpara duke lënë një shije të thatë.

U përpoqa ta pëlqeja Rigertën gjatë gjithë ditës, për shumë motive që i ka hak, por s’di pse dreq më kujtoi fëmijërinë, jo atë kur vrisnim gjunjët tek gjyshërit në fshat, por kur shihja televizor në darkë. Ishte pak provokim i një modeli komunist. Shembulli, fshati, vështirësia, thjeshtësia, dhia….etj., etj. Sikur rrjeti mos kishte shpërthyer në mahnitje, ndoshta kjo panoramë e stilit komunist nuk do e kishte përfunduar rrethin, por për fat të keq, të gjithë e shkatërruat frymëzimin e Rigertës duke e bërë atë të duket patetike dhe ne si shoqëri, ende peng i njeriut të masës.

Rrjeti tregoi se ne simpatizohemi ende me modelin përvuajtës të viktimës. Ndjenjat me themel populist janë duke u forcuar dhe në rritje, gjë që vjen edhe si shkak i një fryme anti- establishment.

Disa arsye pse brohoriti rrjeti “Rroftë Rigerta!”

-Është kollaj të biesh në dashuri me dhitë e studentes së “La Sapienza”-s. Për dembelët, është ngushëllimi më i madh që edhe shkolla nuk ia vlen. Një fermë dhish e bën edhe pa shkollë fare. Mjaft të dish të jetosh në fshat.  Për establishmentin është komode, sepse u thua të rinjve shikoni Rigertën, punë s’ka në administratë, pse nuk e provoni në fshat?!

Për ata që jetojnë mirë në vila, iu shijon rasti dhe e marrin si një rast ekzotik. Të jesh empatik me vajzën nga Mirdita është si një katharsis i shpirtit. Është një mënyrë për t’i thënë botës se jemi njerëz të mirë dhe vlerësojmë njeriun e punës.

Nuk dua të prish festën e heroinës së ditës, por shpresoj që Rigerta të mos i marrë emisionet me radhë prej së hënës, që nga pasditet, emisionet e darkës, pas darkës, sepse do t’i humbin dhitë në fshat duke u marrë më famën bosh të kryeqytetit. Nëse ajo do ta lërë me kaq, pjesa e ekzagjerimit do jetë faturë edhe njëherë e rrjetit dhe dëshmi e varfërisë dhe vulgaritetit intelektual.

Rigerta, e dashur! Nuk qau askush për ty, aq më tepër për dhitë e fshatit tënd. Arsyet pse ata u bënë tifozët e tu, janë shkaku pse ti ke vuajtur aq shumë. Jemi ende kaq të vonuar dhe show i parlamentit ishte një tjetër hap pas! Rroftë Rigerta, poshtë Rigerta! /tiranapost/

Next Post
Statuja e Skënderbeut në SHBA, ambasada amerikane publikon foton që na bën krenarë (FOTO)

Statuja e Skënderbeut në SHBA, ambasada amerikane publikon foton që na bën krenarë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In