• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhet të qëndroj në Shqipëri? Rama tregon historinë e familjes së varfër: Tre vajzat mësonin në çadër…!

by Java News
26/10/2021 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku është takuar me nxënës të shkollave të këtij qyteti. Gjatë diskutimeve kreu i qeverisë dëgjoi disa nga problematikat e tyre. Mes të tjerash shumë prej nxënësve u ankuan për mungesën e këshilluesit të karrierës.

Madje, disa nxënës kërkuan nga kryeministri një arsye se përse duhet të qëndrojnë në Shqipëri për të studiuar. Lidhur me këtë, Rama u tregoi një histori të një familje të varfër nga Shkodra, ku tre vajzat mësonin në çadër dhe ishin me dhjeta. Sipas kreut të qeverisë kush guxon dhe ka vullnet ia del gjithnjë pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet.

“Unë pavarësisht pozicionit nga ku flas nuk kam ndryshuar mendim dhe mënyrën sesi e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë të marrë vendimin për veten se çfarë do të bëjë. Nuk jetojmë më deri përpara 30 vjetësh që nuk e kishim këtë dilemë. Nuk ia bënim këtë pyetje vetes që shkollën e lartë do e bëj jashtë. Në njëfarë mënyre e kishim mendjen të fjetur. Liria i ka dilemat shumë më të mëdha. Kur njeriu është përpara dilemave duhet të bëjë zgjedhjet e veta. Meqë u pyetëm këtu do ta nisja nga e kundërta, nuk do të thoja arsyet pse duhet të iki, por pse nuk duhet të iki. Në të gjitha rastet në Shqipëri, jashtë, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe që janë të vendosur. Kush guxon ia del kudo që të jetë. Pastaj sigurisht që bën zgjedhjet e veta në varësi se deri ku do të shkojë. Unë kam pasur për shkak të detyrës mundësinë në më shumë se një rast të vizitoj familje shumë të varfra, jo si ata që ankohen me iphone që s’kemi bukë, por të varfër, të varfër.

Aty kam parë fëmijë me të gjitha 10. Nuk e harroj kurrë një familje në një zonë rurale të Shkodrës tre vajza mësonin në çadër, ishin me të gjitha 10 dhe flisni  anglisht. Vinin nga një familje që jetonin nga familja e babait që punonte me një karrocë. Babai nuk kishte asnjë shans që të influenconte notat e vajzave të veta. Ato i kishin të gjitha mundësitë dhe të mund të justifikoheshin nuk kemi kushte për të mësuar. Ato nuk i kishin kushtet për të mësuar. Mirëpo, duke mësuar ato po rrisnin krahët për të fluturuar nga ajo gropë varfërie dhe për ta pasur ndryshe jetën e tyre. Dija të bën që të ecësh përpara kur ke vendosur të ecësh në mënyrë të drejtë. P

ërgjigja është brenda secilit çfarëdo që mund të dëgjosh është vetëm një nga argumentet. Kush ka ambicie, kush ka guxim dhe vendosmëri e arrin atë që do. Nga ana tjetër është problem që ne vazhdojmë pas 30 vitesh të kërkojmë nga shteti sikur është nënë e banë e gjithçka. Shteti ka shumë detyra, sipas mundësive, por shteti nuk e bën dot për ty atë që ti duhet të bësh për veten. Nëse pret gjithçka nga shteti je i destinuar të mos shkosh aty ku do. Studentët jashtë bëjnë nga një apo dy punë. Nuk është shteti që u shkon mbrapa,”- deklaroi kryeministri./m.j

Next Post
Berisha: PD nuk e sjellin në pushtet as ambasadorët dhe as pengu i Edi Ramës, por shqiptarët

Berisha vonohet për në Kavajë: Rama me skuthin e familjes tentuan të më bllokojnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

November 13, 2026
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In