Nga pesë lojtarët që Reali i transferoi gjatë verës, vetëm Theo Hernandez u ftua për El Clasico, ku Los Blancos humbën 3:0 nga Barcelona. Pavarësisht formës jo të mirë të Marcelos, Theo nuk luajti asnjë minutë.
AS shkruan se pse duhet Reali të transferojë lojtarë kur Zidane prapë se prapë luan me të njëjtit futbollistë, kjo është vërtetuar me largimet e Moratas e James – dy super lojtarë që po shkëlqejnë me Chelsean, respektivisht Bayern Munich.

Planifikimi nuk ishte i mirë për sezonin që aktualisht po zhvillohet. Zinedine Zidane hoqi dorë nga lojtarë si Morata, Mariano, Pepe, Danilo dhe James, që të pestë ishin shumë të rëndësishëm në sezonin historik të Los Blancos.
Këta pesë lojtarë Reali i zëvendësoi gjatë verës me Dani Ceballos, Marcos Llorente, Borja Mayoral, Jesús Vallejo dhe Theo Hernández, vetëm ky i fundit u ftua për “El Clasico”, por që nuk luajti për asnjë minutë.
Reali humbi në El Clasico dhe tani La Liga duket e paarritshme, pasi gjenden 14 pikë prapa Barcelonës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Asnjëri prej lojtarëve të transferuar gjatë verës nuk ka luajtur 630 minuta deri më tani këtë sezon: Theo Hernandez (623), Ceballos (457), Marcos Llorente (438), Borja Mayoral (437) dhe Vallejo (359), përgatiti Koha. (b.an)










