• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhet edhe asistenca e Opozitës për në OSBE?!

by Ben Andoni
14/01/2020 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Presidenca e Shqipërisë për vitin 2020 në OSBE përfshin një angazhim tejet të madh burimesh njerëzore dhe asistence profesionale për të. Fillimisht angazhimi është moral, pasi duhet të tregojë realisht me zhvillimet e saj sesa i përgjigjet nivelit të sotëm të problematikave të demokracisë dhe e dyta kuptohet se është infrastrukturor. Kjo e dyta kërkon një staf shumë të përgatitur dhe me shumë atribute, i cili duhet t’i përgjigjet në kohë shqetësimeve dhe adresimeve të problematikave që lindin në 57 vende anëtare, të cilat i mbulon reja e OSBE. Nëse deri tani Opozita e ka parë si një proces që nuk “lidhet” me të, tashmë duhet të kuptojë se presidenca është e shqiptarëve, kurse kryeministri ka mundësinë më të madhe t’i japë një dorë profesionistëve të shumtë të opozitës, që tashmë më kot nëpër studiot e TV-ve rreken të flasin për infrastrukturën e pamundshme të burimeve njerëzore të vendit tonë dhe pamundësitë e tjera!

Çuditërisht, optimizmi më i vogël për presidencën shqiptare ka qenë në vendin tonë, pasi rëndom tek ne ndodh që çdo gjë e cila i takon vendit, konsiderohet si fitore e partive. Në këtë rast, qeveria Rama ka mundësi të shpalosë të gjithë ato që ka shpallur sa i përket kapaciteteve të saj, por edhe shembujve për t’i transplantuar në vende të tjera. Në fakt, kjo duket e vështirë. Realiteti i vendit tonë është i dhimbshëm, me një polarizim politik të frikshëm, me akuza të frikshme të aspektit politik, me përfolje dhe qesëndisje nga të gjitha anët por mbi të gjitha me një sens të dukshëm kundërshtie dhe mohimi.

Historia e shton ironinë, pasi vendi ynë ishte një i tillë që e mohoi hapur Iniciativën e Helsinkit nga ku do të lindte OSBE, gjysmë shekulli më parë, madje duke e përqeshur hidhur me mjetet e saj propagandistike. Kuptohet që përballja e 35 vendeve, të cilat po hidhnin një hap të madh dhe qesëndisja e Shqipërisë komuniste, jo vetëm nuk është venë re, por në ato raste që u konsiderua është vlerësuar si një nga çmenduritë e zakonshme, që emëtoheshin nga vendi, i cili nga 1975 e tutje, kur Evropa dhe Bota po merrte kahet pozitive të shkrirjes së disa akujve, ngurtësohej në guaskën bunkeriale të saj. Të gjitha këto, Edi Rama me aftësinë e tij më të madhe: retorikën, i vendosi në kontekstin e duhur për të tërhequr vëmendjen në fjalimin inaugurues. Por, pastaj erdhi pjesa më reale, ajo që lidhet me rolin e tanishëm të Shqipërisë. Kryeministri u zotua se vendi ynë do të bëjë dallimin në terren: “OSBE-ja e ka dëshmuar kohë pas kohe se mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe paskonflikti shpesh aty ku dhe askush nuk mundet. Ne duhet të promovojmë punën e organizatës sonë aty ku është pranë njerëzve tanë”, tha Rama.

“Ndërkohë që kriza në Ukrainë e përreth saj mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë, kontributi unik i ofruar nga misioni i posaçëm monitorues për të reduktuar tensionet dhe për të nxitur paqen, stabilitetin dhe sigurinë është thelbësor. Ndërkohë që ka pasur sinjale inkurajuese që i përgëzojmë, rruga për paqen e qëndrueshme mbetet, siç të gjithë e dimë, e gjatë. Kryesia shqiptare do të bëjë rolin e saj për të inkurajuar respektimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së dhe për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh dhe procesin e formatit të Normandisë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë ”, përfundoi Rama, tashmë si njeriu që do e drejtojë këtë presidencë.

Por a e përball dot Shqipëria me këtë ekuipazh që ka?! Hamendësojmë që jo, pasi edhe iniciativa më të vogla, por edhe më të arritshme si ato që lidhen me Kosovën nuk janë arritur. Ndaj mendojmë se vendit tonë, në këto momente, do t’i shërbente shumë dhe përfshirja e Opozitës dhe njerëzve të saj, por edhe e shumë njerëzve të Kosovës me pasaportën shqiptare që kanë një lloj kapaciteti, përvoje dhe vullneti për t’i shërbyer staturës dhe imazhit të vendit tonë, në këtë përfaqësim. Ndërkohë që edhe vetë Opozita duhet të ofronte asistencë dhe mbështetje por edhe të gjithë kapitalin e saj infrastrukror për të përballur këtë sfidë.

Politika e deritanishme, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimet e tjera, i kemi shfrytëzuar thjesht për kapital politik. Ka ardhur koha, që të tregojmë veten, në lartësinë morale që përmban presidenca e OSBE e 2020, të jemi dhe të ofrojmë të gjithë më të mirën për imazhin dhe nevojën e vendit. Është momenti. Është mundësia. Larg tam-tameve të luftës boshe që ofron politika, thjesht për t’u bashkuar. Dhe, qeverisë Rama i duhet të shtrijë e para dorën. (Javanews)

Next Post
Vazhdojnë shembjet me eksploziv, ja ndërtesa që do të prishet sot

Zyrtarë e ndërtues të shoqëruar pas tërmetit, zbardhen detaje nga megaaksioni i policisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In