Erand Llanaj, epidemiolog dhe studiues në Hungari foli për studimet që po mbahen aktualisht në botë për koronavirusin si dhe për metodat që po ndiqen deri më tani nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.
Sa i përket një studimi të ri të nxjerrë nga MTI, sipas të cilit spërklat mund të “udhëtojnë” deri në 8 metra Erand Llanaj u shpreh se kjo nuk e bën situatën më të vështirë. Sipas tij, mjafton që të mbahen maskat për t’u ruajtur.
“Ne jemi duke përmbledhur evidenca, kemi bërë edhe një ekip dhe një platformë në Shqipëri. Jemi duke bërë një studim me një tjetër studiues tjetër shqiptar.. Por, nuk mund të themi gje se duhen parë rezultatet”, tha ai në “abc news”. /e.s/