• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i duhej Tiranës ndërhyrja  ne Sheshin Skënderbej ?

by Java News
17/06/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Rais Petrela, Arkitekt, Urbanist

 

Shumë kush ka bërë pyetjen: Pse? Shumë kush ka pyetur një arkitekt, një historian, një komshi, një mik: Pse? Pikërisht kjo pyetje ka nxitur diskurs të madh në shumë tavolina të kryeqytetit, rrethe shoqërore, dhe cilitdo e sheh Tiranën si pjesë të tij, që i përket dhe e jeton atë me realitetin e saj.

Pse pikërisht ky shesh dhe ky formacion arkitekturor? Pse vallë planifikuesit, dezajnerat e kanë konceptuar si të tillë?

Në këtë pikë shumë kush ka dyzimet e tij, duke përthithur opinione të tipit “do të doja më shumë pemë”, “do të doja nënkalime” apo “gjelbërim” e shumë variante të fantazisë njerëzore. Por, ç’kuptim marrin këto pyetje në një kohë kur marketingu politik ka ndërhyrë në Arkitekturë? Në këto 27 vite tranzicion shqiptaria po kalon shije dhe realitete nga më të ndryshmet, probleme social-ekonomike, politike dhe simbolikës urbane me dëshirën për të formuar një karakter urban për kryeqytetin.

Është bërë shumë në këto 27 vite dhe ngelet ende shumë për tu bërë, por një gjë ende nuk ka filluar të ndryshojë: “Të kuptuarit e bukur”, “të kuptuarit racional” dhe vendimet “politikisht “urbane” për tu marrë. Kjo është një gjendje që Shqipëria po manifeston daljen nga “koma urbane” e po jeton një abstinence mendore, ku i vetmi opinion është ai që udhëhiqet nga politikanët. Në opinionin tim zgjidhja që u be për sheshin ishte e vetmja zgjidhje, për vetë konfigurimin monumental si dhe një rrjedhojë kronologjike e urbanizimit të Sheshit Skënderbej, forma katrore që ai ka është e vetmja formë urbane që çliron në mënyrë hapësinore çdo pengesë dhe hyn kështu në konceptin e sheshit të mirëfilltë.

Nuk dua të thellohem duke thënë se është modern, kontemporan, i ndërmjetëm, sepse nuk dua ta gjykoj, por ta shijoj. Ja që të shijuarit është një edukim më vete, të perceptuarit dhe edukimit të shijes ndaj asaj që nuk të jep alergji, nuk të cenon, nuk të imponon, nuk të bën të ndihesh turist, por është ndjenja e kuptimit në respekt të trashëgimisë kulturore, të kuptimit dhe vlerësimit të Xhamisë së Et’hem Beut, Operës, Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë si trashëgimi kulturore, te cilat manifestojnë më vete, por shijohen njëkohësisht. Çdo atrofizim që mund ti bëhej, përfshirje apo lojë, në kuptimin urban do ishte një dështim.

Për vetë formën e saj të pastër, ai (sheshi) krijon perspektiva të cilat nuk do ishin shijuar sot, e jo më kot kultura është ajo që zhvillon dhe edukon shijen. Sigurisht aktivitetet do e bëjnë atë më të ndjeshme për të kuptuar ndryshe atë që Forma është, pikërisht vetë Hapësira, dhe jo çdo formë ka kuptimin individual të një simbolike gjithëpërfshirëse siç është hapësira e sheshit. Protagonist i kësaj arkitekture është vetë hapësira. A nuk është më i rregullt sheshi? A nuk është më i qetë? A nuk shohim njerëz të mblidhen përditë? Hapësira katrore, e shtruar me gur nga i gjithë vendi, është pikërisht hapësira që asnjë formë tjetër nuk do pranohej as rrethi, elipsi, gjelbërimi, rombi, gjysmërrethi etj., sepse nuk është as park dhe as kuartall urban, që të konceptohej si rikualifikim, por një shesh, të cilit i është dashur kohë për tu ndjerë dhe për të zënë kështu vendin që meriton.

Mund ta quajmë fat, mund ta quajmë meritë, pak rëndësi ka, Tirana fitoi një hapësirë të munguar, hapësirë që nuk ishte. Pikërisht ky dimension qytetar është shembulli se si kuartallet kryesore e më tej lagjet, rrugicat, kryqëzimet duhet të trajtohen në detaje që bëjnë diferencën. Por kujdes, sfida më e madhe urbane është ta mbash këtë trend suksesi, dhe këtë gjë nuk ta garanton askush përveç edukimit të shijes në kopshte, shkolla 8 vjeçare, gjimnaze si dhe opinione publike.

Në fund të fundit, i duhet thënë një “bravo” Bashkisë së Tiranës që në këto pak vite arriti të evidentojë çfarë i mungonte asaj, si dhe thyerjen e monotonisë urbane duke e veshur atë në një kostum të pastër dhe të rregullt për vetë vlerat kulturore që ajo ka. Një tjetër sfidë që e pret Tiranën janë zonat përreth sheshit, të cilat sado plane zhvillimore për kulla, ndërtesa polifunksionale, të cilat në fund të fundit janë investime private, te cilat përveç zhvillimit ekonomik nuk cenojnë xhepat e asnjë qytetari, dhe asnjë taksapaguesi, e asnjë pronë shtetërore, prandaj politikëberja për zhvillimin e territorit nuk është më temë e lire, por është një sfidë për njerëzit punëtorë që Tiranës ti japin titullin qendra e biznesit shqiptar.

Next Post
Ndërrimi i mërzitshëm i viteve

Kur zgjedhësit janë numra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com