• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse duhej të takoheshin sot Rama, Meta e Basha

by
24/06/2015 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjafton një shkëndijë dhe Shqipëria ngjan si një pyll i thatë që merr menjëherë zjarr. Vetëm tre ditë mbas zgjedhjeve, askush nuk flet për rezultatet zgjedhore, për kryetarët e rinj të njësive të reja të qeverisjes vendore, për raportin e ri pozitë – opozitë që krijoi vullneti i shqiptarëve në 21 qershor apo për raportet e reja politike që u krijuan midis partive politike në vend. Mjaftoi vdekja tragjike e punonjësit të policisë të qëlluar në Lazarat, që gjithkush dhe gjithçka të heshtë. Sepse pesha e vdekjes së shërbëtorit të shtetit në detyrë është më e rëndë se të gjitha këto raporte politike të rikrijuara, të rikompozuara dhe të rijetësuara të dielën. Pesha e vdekjes është shumë më shumë se të gjitha këto raporte të marra së bashku. Kështu duhet të jetë normalisht në këtë situatë tejet anormale të krijuar në fshatin atipik të jugut, Lazarat dhe të sjellë me shpejtësi edhe në Tiranë.

Sot marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës, janë në pikën më të ulët mes tyre. Muri i mosbesimit dhe armiqësisë që ato ndajnë me njëra-tjetrën është më i lartë se kurrë. Dhe kjo është e kuptueshme sa kohë ato sapo kanë dalë nga një fushatë tradicionale elektorale, që do të thotë, një fushatë e bërë sipas zakonit e traditës shqiptare: betejë mes palësh sikur të bëhet fjalë për luftën finale. Eshtë e kuptueshme që palët politike të ndjehen të ndara në skaje me njëra – tjetrën. Por…, por ka gjithmonë një por! Vrasja në detyrë e punonjësit të policisë ishte një motiv i mjaftë dhe i nevojshëm që palët të jenë fiks në këtë moment pranë njëra – tjetrës. Dhe të dyja së bashku, të jenë njëkohësisht në mbështetje të pjesës natyrore të shtetit. Asaj pjese që normalisht nuk duhet të jetë as e majtë dhe as e djathtë, por indiferente ndaj politikës.

Sot, Rama e Meta, jo thjesht në kuptimin hapësinor të fjalës, duhet të jenë bashkë me Lulzim Bashën. Për të treguar se janë shteti kundër krimit.

Shtatë vjet më parë Edi Rama e bëri një akt të tillë në Spitalin Ushatarak. Për të treguar se ishte pjesë e shtetit përballë tragjedisë së përbashkët. Menjëherë mbas shpërthimit të Gërdecit, ai takoi Berishën e dërmuar nga tragjedia dhe i rrahu shpatullat. Dorë mbas dore kur filloi të kuptoheshin përmasat reale të asaj që kishte ndodhur, kur filluan të dalin në dritë aktorët e dukshëm dhe të padukshëm të tragjedisë, kur nisën të mësohen dhe të denoncohen rolet që ata kishin luajtur në atë histori kriminale, kritikët e Ramës shpërthyen kundër tij: i rrahu shpatullat fajtorit! I dha kurajo Doktorit, kur duhej t’i jepte munxët! E nxiti të bëjë detyrën e qeverisë, kur duhej të kërkonte largimin e qeverisë! E bëri sepse kishte marrëveshje të fshehtë me Berishën për të ndryshuar kushtetutën. Tradhëtoi socialistët dhe gjithë të majtën.

Kjo histori e të shkuarës që kujtohet sot, është një nga ato histori kur ka të drejtë edhe kritiku, edhe i kritikuari. Sepse e vërteta nuk është vetëm një, sepse bashkëjetojnë në të njëjtën kohë disa të vërteta. Në thelb, atëherë patën të drejtë kritikët. Në thelb, parë nga distanca e sotme kohore, janë të gabuar kritikët e Ramës. Funerali është pika ku duhet të bashkohen të gjithë. Edhe dhembja, sidomos kur ajo shkaktohet nga politika. E rrahura metaforike e shpatullave atëherë vlente më shumë se rrahja popullore e qeverisë.

Ngjarja e sotme e Lazaratit dhe vrasja e efektivit të policisë është një ngjarje që kujton të shkuarën dhe pavarësisht se nuk ngjajnë kund në rrethana, shkaqe dhe natyrë, kërkon së paku të njëjtën mënyrë sjelljeje. I pari që e kuptoi ishte Berisha. Ngushëllimi që ai bërë në Fb e tij ishte normal dhe po kaq normal ishte dhe apeli për të ndëshkuar fajtorët.

Nga ana tjetër, partia e tij bëri një deklaratë të paqartë, e cila detyroi fillimisht Ramën ta përqeshë atë nga oborri i Spitalit Ushtarak e pastaj edhe Bashën që ta përgënjeshtrojë në të njëjtin vend komentin e kryeministrit. Një lojë shkaqesh e pasojash që shoqëruan njëra – tjetrën pikërisht atëherë kur ishte më pak se kurrë e nevojshme.

E vetmja zonë ku PD fitoi, siç fitonin dikur komunistët në zgjedhje, ishte Lazarati. Fituan sepse ndaj fshatit rebel ata kanë pasur një sjellje kontraverse në raport me ligjin. Dhe fshati i shpërbleu me vota në 21 qershor. Por vota lazaratase, u përpjestua me dhjetra herë në çdo skaj tjetër të Shqipërisë që dënoi dhe ndëshkoi këështu, edhe sjellje të tilla kontraverse të një partie politike në raport me ligjin. Çfarë fitoi në Lazarat, PD e la kudo! Qoftë dhe qortimi i kësaj të dhëne do të duhej ta detyronte Bashën që sot në Spitalin Ushatarak, jo domosdo në kuptimin hapësinor të fjalës, të ishte në krah të qeverisjes. Sepse duke qenë në krah të qeverisjes pozicionohej përballë krimit.

Në moral dhe në politikën që kërkon moral nuk ka shumë mundësi për të zgjedhur. Sot opozita zgjodhi përsëri gabim. Inati dhe kundërshtimi i gjithçkaje që vjen nga kundërshtari është këshilltari më i keq. Dhe në ditën e saj më të keqe, opozita zgjodhi keq. Shumë keq.

Next Post

SPECIALE / A dështoi dekada e romëve prej azilit dhe varfërisë skajore?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In