• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A duhej tani ligji i plehrave?!

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Këtë askush nuk e thotë realisht. Teoritë e errëta janë të shumta: për lidhje, interesa, që tek e fundit, kur e mendon pak thjesht, mban pak erë. Mbase pak më shumë sesa vetë kutërbimi i plehrave që na rrethojnë kudo. Paradoksalisht, ka një pjesë të ambientalistëve që e thonë nën zë se shteti ka nevojë për para dhe plehrat që vinë nga jashtë s’janë kurrsesi si tonat. Që do të thotë nuk janë të seleksionuara si ato dhe janë tejet të rrezikshme. Ato, pra, sipas qeverisë që do të na vinë nga jashtë, do na nevojiten realisht për një industri riciklimi që po vdes. Ndërkohë, arsyetimi i AKIP-i duket po kaq i drejtë! Mbetjet, nëse do të ishin të mira, mund të përpunoheshin nga ballkanasit e tjerë. Pse nuk e marrin ata këtë risk përsipër?

Maxhoranca, me anë të deputetit Shalsi, i cili ka qenë një nga tre iniciatorët e ligjit është mbrojtur orët e fundit me amendamentet e reja të Ligjit dhe po kështu edhe LSI, që kishte një nga anëtarët e saj në grupin propozues. Ata kanë pohuar se ka ardhur koha që industria e riciklimit të marrë frymë. PD-ka ka qenë shumë e ndarë, pasi ishte ajo vetë protagoniste e këtij ligji vite më parë.

Kaosi i qëndrimeve dhe shqetësimi i përgjithshëm publik është pse tani dhe pse me kaq ngut, kalon ligji dhe qeveria nuk do t’ia dijë për një nga shtyllat, ku mbështeti kredot e saj morale.

Ndërkohë që qeveria ka shpalosur idenë se Shqipëria e vitit 2016 s’mund të quhet kurrsesi Shqipëria e vitit 2013, kurse shumë më të objektivizuar kanë ardhur përfaqësuesit e industrisë së riciklimit, që sipas tyre nevoja dhe arsyeja e solli ligjin edhe njëherë për shqyrtim. Nëse në thelb të ligjit është mbrojtja e mjedisit, atëherë apriori  në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, nuk ka vend të diskutojmë për import mbetjesh nga vendet e tjera, thonë njerëzit e AKIP. Këtu, mbyllet diskutimi i komunitetit, që tani nuk mund të ngrihet as për një kërkesë për referendumin, që vite më parë u kthye në një kartë kundër qeverisë Berisha.

Për fat, në vitin 2013 është miratuar ligji, i cili në mënyrë të preçizuar e ndalonte importin e plehrave për qëllime depozitimi. Mazhoranca e sotme u shpreh asokohe se jo vetëm që ishin kundër importit të mbetjeve të riciklueshme, por besimi tek institucionet që mund ta monitoronin ishte zero….Një fakt, që mendon se tani ka ndryshuar krejt.

Kështu vazhdoi një lloj statuskuo-je deri kur ditët e fundit maxhoranca na ka prezantuar faktin se kjo industri sot punon nën 30% të kapacitetit të saj, kur ka investuar pafund!! Këtu ka marrë jetë një nga dyshimet kryesore dhe vetë serioziteti nga qeveria Rama dhe aktorët e tjerë, që premtuan për mosardhjen e plehrave, pasi ku e gjetën kurajon (më saktë kush i fryu) njerëzit e kësaj industrie të investonin aq shumë në një industri që s’kishte lëndë të parë aq të mjaftueshme!!

Për hir të së vërtetës, ajo që ka pohuar maxhoranca e ka një të vërtetë dhe kjo ka të bëjë me kapacitetet monitoruese të plehrave. Dikur s’kanë qenë të mira, por me kalimin e viteve janë përmirësuar, madje u janë ofruar ta bëjë vetë Shoqëria Civile. Por këta të fundit se kanë pranuar kurse këshillojnë se: Shqipëria ende mund të mbahet nga përpunimi i mbetjeve ekzistuese dhe ato që janë të riciklueshme t’i jepen industrisë së riciklueshme, por gjithnjë nga mbetjet tona. Dhe, në të ardhmen, ligji të shqyrtohet realisht dhe në themel, kur edhe kapacitetet të jenë më të plota.

Historia, në fakt, ka treguar, sidomos në Shqipëri, se të gjithë ato që bëhen me kosto në mjedis kanë përfundime të hidhura. “I gjithë procesi është i dëmshëm, duke filluar që nga transporti i panevojshëm nga një vend tjetër drejt Shqipërisë, një transport voluminoz me emesionet e gjeneruara të rritura prej gazrave të kamionave. Përpunimi (riciklimi) i mbetjeve krijon mbetje, që kthehen në rrezik pasi janë një përzierje e substancave që përmbajnë materialet e riciklueshme me detergjentët e fortë e të shumtë që kalojnë nëpër një e lumenj, duke mundësuar dhe dëmin e madh të ndotjes së ujërave nëntokësore e të ajrit në rastin e shkrirjes. Dëm i madh mund ti shkaktohet mjedisit dhe shëndetit nga orientimi drejt mbetjeve të importit duke braktisur ato të vendit, e si pasojë edhe dëm social duke lënë pa punë të vetëpunësuarit në grumbullimin e mbetjeve, që janë rreth 30 mijë”, ka thënë ambjentalisti Ferruni për Java.

Përfundimisht, në marrjen jetë të këtij ligji dhe zbatimin e tij, koha do ta tregojë realisht sesa qeveria Rama nuk është apo është me këtë rast pjesë e atyre teorive të errëta, që qarkullojnë shpesh në mjediset tona dhe sa vërtetë do të përfitojë industria shqiptare nga ky proces?! Dhe, sa do e pësojë realisht mjedisi ynë? Risk jo i vogël për votimet e vitit 2017 nga kampi i Majtë. (Javanews)

 

 

Next Post
Vetting-u/ Hileja e PD-së për të shpëtuar veten: Hetoni vetëm pas 2013

(VIDEO) Basha: Ku gaboi qeveria "Berisha, heshtja e ndërkombëtarëve, debatet në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com