• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

by Frrok Çupi
25/08/2026 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ky ka qenë një njeri i mirë në Amerikë, por përgjithësisht i dështuar. Shqiptarët e Amerikës e mbajtën ‘hopa’ dhe ia bënë jetën aktive. Dje ose pardje ka zbarkuar në Prishtinë si një ‘hero’ dhe këtu është shpallur ‘Qytetar Nderi’. Në Shqipëri është më pak i njohur, përveç atyre që kanë interes për ngjarjet politike.

Ky është një amerikan i zakonshëm dhe për këtë arsye nuk ka vlerë një profil i tij.

Por ka vlerë profili i shqiptarit; i shqiptarit në Kosovë, sidomos. Jo pse Joe u ftua në Kosovë, por pse ftohet bash tash.

Arsyeja pse Jo është një hero për Kosovën ka një lidhje ‘në kockë’ me atë çfarë po ndodh sot  në Kosovë. Në Kosovë për herë të tretë mbahen zgjedhjet politike, por nuk ka as qeveri, as Kuvend, as President. Vëzhgues të huaj e quajnë ‘paaftësi për të bërë marrëveshje mes shqiptarëve’. Të tjerë e quajnë edhe ‘çudi se si ndodh kështu në këtë shekull’. Të tjerë e çojnë punën deri në pështjellimin se ‘a janë të aftë shqiptarët të ndërtojnë shtet’. Kjo tezë ka ardhur valë- valë gjatë historisë dhe tani që Shqipëria ndodhet në prag të BE, thuajse është venitur. Një tezë keqdashëse, edhe kur ishte më këmbë.

Cila është lidhja me Joe Dio Guardi?

Ky qytetar amerikan, një skifter i posteve dhe pushtetit, pasi humbi edhe si përfaqësues i distriktit të Nju Jorkut në Kongresin Amerikan, në vitin 1999, gjeti hapësirë tjetër. Në atë moment kapi situatën e shqiptarëve në Amerikë. Ata kishin vite në grindje me ‘fiset’ për zgjedhjen e  kryetarit të lobit shqiptar. Pas shumë vite e vite, që nga humbja e Fan Nolit, shqiptarët ranë rehat me Joe si kryetar i lobit të tyre. Një amerikan u ngjit në krye të lobit shqiptar. I vetmi rast në Amerikë. Secili lob kishte edhe kryetarin e llojit të vet. Se ç’kuptim do të kishte?!

Njësoj si sot në Kosovë. Vetë politikanët kosovarë nuk po merren vesh për zgjedhjen e ‘kryetarit të lobit’. As president, as kryeministër, as Parlament. Derisa dikush tjetër nga kombësi tjetër të vijojë të hipë në krye, zor se do të gjendet rrugë. Kjo është edhe ironi.

Por ironi është edhe vetë ftesa për Joe DiGuard bash në këtë periudhë ngjashmërish ‘tragjike’.

Joe ka kaluar një jetë privilegjesh mes shqiptarëve patriotë të Amerikës. Paga ishte pagë, e majme sigurisht. Biletat e çdo fluturimi nëpër botë i paguheshin nga lobi atdhedashës shqiptar. Telefoni po. Banesa po. Shqiptarët mblidheshin në salla luksi amerikan dhe thërrisnin emrin e Dio Guardit. Kur ishte ky moment? E kam përjetuar aty nga vitet 90. Kur nëna e Joe ngjitej në tribunë dhe thërriste dy fjalë: ‘Scipëtarë! Gur gur binet mur and këlla’. (Gjasme kala). Joe në tribunë ‘am scipëtar’. Tundeshin flamuj kuqezi. Bëhej nami.

Kryetari i lobit shqiptar jetoi në flluskë një jetë të tërë. Asgjë nuk nxori në dritë për ‘scipëtarët’. Në vitin 2010 kandidoi për Kongresin Amerikan por humbi.

As kjo nuk ka shumë lidhje.

Lidhje ka pse shqiptarët që nuik po bëjnë dot shtet në Kosovë, thërrasin një amerikan që e thërritën kur nuk po bënin dot ‘lob shqiptar’ në Amerikë.

Lidhje ka inferioriteti i shqiptarit ndaj tjetrit që nuk është shqiptar. Edhe budallëku që dikush tund flamurin tënd dhe ti derdh dollarë, lot, ulërima dhe duartrokitje. Inferioriteti i flamurit bosh është një mbulesë e tmerrshme për defektet e mëdha.

Po pse po ftohet Joe në Kosovën tash kur po përmendet ‘litari’ i mos qeverisjes?!

Next Post
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com