• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja: Pse Dritan Leli s’e përligj më besimin që i është dhënë, cinizëm duke penguar Vlorën

by Java News
07/06/2021 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vilma Bello*

Në historinë e Shqipërisë keqkuptimet groteske ku cinizmi është shitur për dinjitet, mendja e mbyllur është tregtuar për forcë karakteri dhe ku meskiniteti është valëvitur tribunave si shembull që ndiqet e adhurohet, nuk janë të rralla. Nganjëherë janë rrethanat që vendosin.

Ndodh që etja për ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e përparimit në një vend ku, siç na e tregon Konica, kanë gëluar levantinët, njerëzit-robotë e ekspertët që u turren si shushunja burimeve të shtetit e popullojnë zhurmshëm zyrat në emër të popullit (!), t’u japë mundësi mosmarrëveshjeve të këtilla.

Kanë ndodhur e do të ndodhin. Ama, pikërisht, nevoja jetike për shërbime e përfaqësim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve të mësipërme, ndërsa dëmi që bëjnë pa ndjerë e nën poteren e hijes së tyre groteske, është i madh.

Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë merituar plotësisht një mandat historik që do t’ia kthejnë shoqërisë shqiptare si mundësi zhvillimi të pakrahasueshme me asnjë nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantinësh, robotësh e njerëzish-ekspertë kërcet, bën zhurmë në pakuptimësinë e saj.

Opozita në njërën anë, me kalvarin e saj të identitetit, është plot e përplot me kësisoj kategorish.

E dhimbshme, për fat të keq për ne socialistët, në anën tjetër, është kur rast shembullor bëhet njëri prej nesh, kryetari i bashkisë Vlorë. Po njësoj e mendoj që për shumë syresh është njësoj sa i dhimbshëm, aq edhe i panevojshëm ky reagim.

E do u jepja të drejtë plotësisht nëse do t’i kisha ndjekur vetëm këto kohë ditët e qytetit tonë, madje, edhe më shumë të drejtë, nëse do mbetesha lidhur pas një parimi që e besoj fort sa edhe mjaft socialistë: nuk është as e lehtë, as fort e dobishme t’i “biesh me gurë shtëpisë sate”. Por jo, nuk lidhet thjesht e vetëm me këtë; është më shumë se kaq.

Gjykoj që nuk mund të flasim thjesht për “punët e përditshme” të shtëpisë sonë-këtij qyteti, punë të cilat ishin po aty e, madje ca më shumë, edhe më parë.

E kam të vështirë ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje të së tashmes – nuk e kam parë kështu asnjë kohë; është e mbartur nga e ca kohëve më parë kur kushdo e kujton mirë (vlonjatët edhe më mirë) pakënaqësinë e vazhdueshme për moskryerjen e punëve në qytet, punë që sot po nxitohet të bëhen plot, me një ngut jo të natyrshëm për kujtesën tonë këto 6 vite.

Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo.

E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, d.m.th të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën.

Dikush mund të thotë se “pakuptimësia” nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë!

Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, “pakuptimësia” bëhet argument!

E përsëris, rrethanat, sa ç’mund të jenë fatlume kur i ke këllqet, aq edhe mund të të zbulojnë si levantin, robot e ekspert, në kuptimin e Konicës.

*Deputete e Partisë Socialiste

Next Post
Një pasqyrë për t’u parë të gjithë si shoqëri!

SHBA nuk mund të humbi përballë “listës së zezë”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In