• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Drejtësia për 21 janarin dhe Gërdecin mbetet për ne abc-ja e Drejtësisë

by Alba Malltezi
08/01/2026 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Ndërsa ujrat e shiut dhe të lumenjve futen vrullshëm në shtëpitë e shqiptarëve, ndërsa në këtë ag të 2026-s ende nuk kemi pastruar kanalet e kullimit, derdhjet në det, hidrovoret, rrjetin qytetar të mbarëvajtjes së jetës; ndërsa disa prisnin një SMS si në vendet e civilizuara që t’i paralajmëronte: “Kujdes, alarm i kuq reshjesh dhe rrebeshesh!”, po shkojmë për të 15-in vit rresht drejt 21 janarit. Ende pa një drejtësi, ende pa një hetim, ende pa një përgjegjësi.

21 janari mbetet “guri kilometrik” i Drejtësisë shqiptare sepse atë ditë, disa shqiptarë, një shqiptar, urdhëruan dhe qëlluan e vranë bashkëatdhetarë të pafajshëm në Bulevard. Nuk ishte një aksident ku rastësisht u vra vetëm një qytetar. Ishte një “qëllim i posaçëm” ku u vranë katër të paarmatosur e të parrezikshëm dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, ku këta 100 apo 130 mund të ishin viktima nëse nuk do të kishin engjëllin shpëtonjës të dikujt mbi kokë e që i la të plagosur rëndë, apo më lehtë. Atë ditë, mbi shqiptarët, u qëllua si të ishin njerëz pa vlerë. U konsideruan dhe në orët më pas, jo si qënie njerëzore jeta e të cilëve kërkonte respekt. Por a e kemi korrigjuar ndër vite këtë humnerë njerëzore? A po shpërblehen ata që e realizuan dhe e manipuluan dhe a po e vuajnë ende ata që u dëmtuan?

“Shqiptari e ha shqiptarin!”, “Armiku më i madh i shqiptarit është shqiptari” janë shprehje që jemi përpjekur përherë t’i përgënjeshtrojmë dhe t’i largojmë nga vetja si të jenë murtaja e zezë, por, për t’i shuar njëherë e përgjithmonë nga horizonti ynë dhe i fëmijëve tanë, duhet të këmbëngulim për Drejtësi duke nisur pikërisht në rastet kur shqiptarë vranë shqiptarë: Dy janë ngjarjet më rrëqethëse, 21 janari 2011 dhe vite më parë Gërdeci, në mars 2008, të dyja ende pa drejtësi.Dhe të dyja bashkë janë çështjet që do të ndikonin në ndërtimin dhe rekuperimin e ekzistencës sonë si qytetarë që kanë detyrime dhe të drejta në një demokraci.

Po. Kërkesa e llogarisë për të pasur drejtësi për bashkëatdhetarë të vrarë është abc-ja e kërkesës së llogarisë në çdo shoqëri të qytetëruar. Nëse ne nuk “çajmë kokën” për jetë shqiptarësh, nuk “do të na bëhet vonë” as për përmbytjet, as për korrupsion, as për nënshtrim, as për intrigat, as për urrejtjen falas nëpër rrjete, për shpifjet, e për çdo ves që nuk e zbukuron jetën tonë.

Një popull që toleron vrasjet, një popull që nuk këmbëngul për të vërtetën e tyre, nuk mund të çlirohet për të vazhduar më pas, sipas radhës dhe rëndësisë, me të tjera të vërteta qofshin më të vogla, por të domosdoshme për të mbajtur një shoqëri të shëndetshme, të aftë dhe të gatshme për të shëruar plagët e për t’u përmirësuar në rrugëtimin e saj.

Next Post
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In