• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse doli mendsh Saliu, me sulmet e fundit ndaj Yuri Kim

by Spartak Ngjela
06/04/2023 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Çfarë tregon konflikti agresiv i Sali Berishës kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjës Juri Kim?

Në substancë, tregon frikë.

Saliu tani është njëlloj si ai i vetmuari që bërtet nga frika duke kaluar pyllin. Se mendon që kështu po tremb ata që do mund ta sulmojnë.

Por…

Ndërkombëtarisht kjo klithmë frike e Sali Berishës shtë një njollë turpi për Shqipërinë. Sepse Saliu, jo vetëm që nuk ka asnjë provë për ato që thotë, por edhe sepse një person i njohur botërisht si individ i korruptuar, po kërkon të mbrojë veten duke menduar se, me gënjeshtrat e tij kundër Amerikës, do t’i humbasë ekuilibrin politikës amerikane.

Mos u lodh kot, o Sali! se për këto provokime antiamerikane, politika amerikane bën tallje dhe krijon komedi tavolinash kundër një të korruptuari në Shqipëri. Pse? Sepse e kupton që Saliu po kërkon që të fillojë një proces penal kundër tij për shpifje kundrejt ambasadores Yuri Kim, dhe këtu ai të nisë me pasion retorikën e tij shterpë për ta nxjerrë veten si viktimë. Gjë e cila nuk mund të ndodhë.

Por, Saliu ndërkohë ka pësuar edhe një humbje ekuilibri mendor që i ka ardhur nga retorika brilante e ambasadores amerikane kundër tij me fabulën e djegies së pyllit. Ishte shumë e bukur dhe e gjetur për të treguar artistikisht se kush është Sali Berisha.

Por ama, duhet të kujtohemi se Saliu ka humbur ekuilibrin mendor në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka frikë dhe nuk di të mbrohet për akuzat që i janë ngritur atij për korrupsion të lartë nga pushteti gjyqësor amerikan.

Por, duhet të kujtohet se amerikanët kanë shumë prova kundër tij.

II.

Të gjitha këto vijnë nga korrupsioni masiv i politikës në Shqipëri. Dhe prandaj, si pasojë, ndërkohë në Shqipëri është formuar një front prorus i drejtuar nga fluksi i të korruptuarëve që janë ish pushtetarë të lartë në qeveritë shqiptare. Gjithsesi ky fakt nuk mund të mendohet se përfaqëson një vijë të fortë në politikën e lartë aktuale të Shqipërisë. Por të korruptuarit që kanë vjedhur shqiptarët kuptohet se nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Atëherë?

Koha e ka likuiduar Saliun si të korruptuar nga politika, dhe ai po shpenzon shumë para e po mundohet tani që, në zgjedhjet e majit të këtij viti, të nxjerrë sa më shumë kryetarë bashkish. Dhe e do këtë, sepse ai mendon që me ta mund t’iu thotë amerikanëve që “shqiptarët janë me mua”.  Por, pyetja që mund të ngrihet këtu është kjo: mirë, nëse i merr kryetarët e bashkive që kërkon, por, po nuk mori asnjë kryetar bashkie, a do ta japë dorëheqjen nga politika si kryetar i rithemelimit?

Jo. Sepse Saliu ka një mbrojtje të vjetër gënjeshtare: ai do të thotë sërish si edhe në rastin e humbjeve të tjera: “socialistët na vodhën votat”.

Dhe Saliu do të bëjë dhe një ose dy revolta të kota në bulevardin e madh të Tiranës, e do të vijojë avazin me Partinë e Lirisë dhe me grupin e rithemelimit. Asgjë.

Një komedi kjo.

Po pse, ende nuk e keni kuptuar që Saliu i shkretë tani është kthyer në një komedian të mirëfilltë?!

Next Post
Rakip Suli gjatë prezantimit të skuadrës së Këshillit Bashkiak: Në 14 maj fitojmë pastër, puna do triumfojë dhe Kamza do vijojë transformimin

Rakip Suli gjatë prezantimit të skuadrës së Këshillit Bashkiak: Në 14 maj fitojmë pastër, puna do triumfojë dhe Kamza do vijojë transformimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com