• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pse, do presim rrëmbimin e vajzës së Albana Vokshit ne?”, Balliu: Si u kërcënuan nga krimi

by Os De
14/10/2025 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi debatin që pati me kreun e SPAK, Altin Dumani, ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. 

Deputeti demokrat përmendi edhe telefonatën që i kishte bërë zonja Albana Vokshi, e cila denoncoi kërcënimet që kishte marrë ajo dhe vajza e saj. 

 “Kur e pyeta që zonja Vokshi ju ka marrë në telefon, ju ka thënë që po kërcënohem unë dhe vajza ime, s’ka pasur ndonjë reagim. Pse nuk morët masa? Pse nuk erdhi as policia, as task forca? E vetmja përgjigje që patën është se nuk ishte kompetencë e jona. Tani, si nuk është kompetenca juaj? Ju për sa kohë keni krijuar task forcën… Çfarë të presim ne, derisa ta rrëmbejnë ata gocën dhe pastaj të gjejmë kompetencat? Nëqoftëse ty të ka rënë telefoni dhe bëhet fjalë për krim të organizuar, e ke kompetencë”, deklaroi Balliu. 

“Deputetët apo kandidatët apo partitë politike nuk janë institucione hetimore. Ne nuk hetojmë. Edhe kur e bëjmë një denoncim mund ta bëjmë publik apo çfarëdo. Task forca për të cilën ne e paguajmë me rrogat më të larta në Shqipëri, ajo është task forca që ka për detyrë t’i gjejë këto hetime. Ne si kandidatë kemi për detyrë të shpalosim programin tonë dhe jo të bëjmë hetime atje. Hetimet duhet t’i bënte Dumani. Pra, nuk mund të thuash që jo po meqë s’më kanë ardhur mua denoncime, nuk e bëj dot unë këtë çështje. Nëqoftëse s’e bën dot, ik. Ndërkohë, ti e ke detyrë për ta ngritur hetimet, për të filluar hetimet. Institucioni duhet të nisë hetimet vetë se për atë punë është nuk do e bëjë hetimin kandidatët për deputetë”, shtoi Balliu. 

Sipas tij, SPAK-u ka edhe mbi 250 masa arresti të paekzekutuara. 

“Unë e pyeta në lidhje me fletarrestet. Janë rreth 251 masat e arrestit të paekzekutuara dhe e pyeta zotin Dumani që kush po ju dekonspiron? Pse nuk janë ekzekutuar këto fletarreste? Dhe për t’u qartësuar se ku ishte dhe keqkuptimi aty, këto janë fletarreste që nga momenti i krijimit të SPAK-ut, që kur ka filluar punën SPAK-u. Pra, në këto pesë vite 251 janë të paekzekutuara dhe zoti Dumani tha se kjo nuk është detyra jonë të ekzekutojmë. Kjo është detyra e Policisë së Shtetit”, tha Balliu. 

 

Next Post
Shpërthejnë dy bombola gazi në një lokal në Ishull-Lezhë, shkaktojnë dëme të mëdha materiale

Shpërthejnë dy bombola gazi në një lokal në Ishull-Lezhë, shkaktojnë dëme të mëdha materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In