• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

by E S
30/03/2025 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite (24.03.), me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë. Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjëri nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore.

Kremlini e lidh marrëveshjen me heqjen e sanksioneve

Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e goditjeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global.

Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Në mënyrë të veçantë, Rusia po kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe bankave që i mbështesin ato. Kremlini kërkon gjithashtu që të hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus që tregtojnë ushqime dhe plehra kimikë si dhe heqjen e kufizimeve për importet e pajisjeve bujqësore në Rusi.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi d​​eklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave.

“Ka diçka për të cilën Kremlini po gënjen sërish: se gjoja heshtja në Detin e Zi varet nga çështja e sanksioneve”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. Në realitet, tha ai, armëpushimi në Detin e Zi nuk ka qenë i lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do të ishte një “katastrofë për diplomacinë”

Reduktohen rreziqet e përshkallëzimit

Sipas intepretimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të “eliminonte përdorimin e forcës” në Detin e Zi për livrimin e tregtisë detare. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë përmendet gjithashtu se SHBA-ja do të “ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, në uljen e kostove të siguracionit detar dhe përmirësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”. Është e paqartë nëse kjo do të përfshinte një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në komentet televizive të martën se Rusia dëshiron ta bazojë këtë iniciativë të re të Detit të Zi në marrëveshjen e mëparshme të grurit, por paralajmëroi se interesat ruse duhet të mbrohen.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme, ekspertët i thanë DW se palët e përfshira në negociata ka të ngjarë të arrijnë së shpejti një armëpushim në Detin e Zi. Analistja politike Alexandra Filippenko, studiuese lituaneze në Institutin e Studimeve për Kanadanë dhe Amerikën, beson se marrëveshja “është më e madhja e disa hapave të vegjël përpara”. “Nuk është një përparim i madh, por është një hap drejt reduktimit të rreziqeve të përshkallëzimit,” shtoi Filippenko.

Sipas OKB-së, marrëveshja e drithit me Ukrainën lehtësoi eksportin e 32 milionë tonë drithë në 45 vende në tre kontinente midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023. Siç tha në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, marrëveshja ishte vendimtare për sigurinë globale të ushqimit.

Trump “nuk ka gjasa të fajësojë Putinin”

Thjesht fakti që Rusia lëshoi ​​një deklaratë të sajën me kushte të veçanta, e ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të akuzojë Presidentin rus Vladimir Putin se ka penguar një marrëveshje paqeje. Në një intervistë me rrjetin kabllor të lajmeve Newsmax, Trump tha se rusët “po e zvarrisin” një marrëveshje. Alexandra Filippenko i sheh deklaratat e Trump si një largim domethënës nga premtimet e tij të mëparshme për t’i dhënë fund konfliktit shpejt. “Në muajt e fundit, qëndrimi i Trump ndaj Putinit është zhvendosur nga admirimi i fshehtë, habia dhe besimi se Putini e respekton Trumpin dhe është gati të arrijë një marrëveshje të shpejtë, tani tek një qëndrim më i kujdesshëm dhe më skeptik,” vë në dukje Filippenko.

Kurse analisti politik Anton Barbashin beson se Donald Trump do të bëjë lëshime për Kremlinin. Sipas tij, Trump nuk ka ndërmend të kritikojë Putinin për mosgatishmërinë e tij për të bërë paqe.“SHBA po investon një sasi të konsiderueshme kohe për të arritur të paktën diçka, kështu që unë do të supozoja se ata do të vazhdojnë të përpiqen të përmbushin të paktën një pjesë të premtimeve të Rusisë në një farë mënyre përpara se të thonë se është faji i Putinit që asgjë nuk po funksionon,” tha Barbashin. Në fakt, situata duket mjaft e favorshme për Rusinë, sipas Barbashin. Sipas tij, një armëpushim në Detin e Zi nuk i kushton asgjë Rusisë.

Situata në Detin e Zi

Në një intervistë të fundit me Unionin Evropian të Transmetimeve, EBU, presidenti ukrainas, Zelensky tha se Ukraina kontrollon situatën në Detin e Zi. “Ata (rusët) nuk e kanë kontrolluar korridorin e Detit të Zi për një kohë të gjatë. Ne po luftojmë për të sepse është një hap drejt përfundimit të luftës. Ne kontrollojmë situatën në Detin e Zi”, tha Zelensky.

Alexander Paliy, një analist politik ukrainas, tha për DW se gjatë vitit të kaluar, Rusia u zmbraps në pjesën lindore të Detit të Zi dhe nuk ka qenë në gjendje të kryejë sulme në shkallë të gjerë në rajon. Ai tha se Ukraina e arriti këtë përmes përdorimit të dronëve detarë. Si rezultat, tregtia e grurit po funksionon në nivele pak a shumë të paraluftës, tha Paliy. Ai beson se një marrëveshje e re e grurit do të ishte më e dobishme për Rusinë.

“Ukraina mund t’i sulmojë anijet ruse të përfshira në eksportet e naftës ose eksportet e tjera në çdo moment. Megjithatë, (Ukraina) kujdeset për efekte mjedisore dhe pozicionet e vendeve si Turqia dhe SHBA janë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse Ukraina ka qenë shumë e kujdesshme”, thekson Paliy.

Prania e Rusisë në Detin e Zi është vendimtare për të jo vetëm për tregtinë, por edhe, siç ka deklaruar vazhdimisht Kremlini, për sigurinë e vendit. Sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia zotëron vetëm rreth 10% të vijës bregdetare të Detit të Zi. Megjithatë, nëpërmjet ndikimit të saj në rritje në rajon, Rusia kontrollon në mënyrë efektive rreth një të tretën e vijës bregdetare aktualisht.

Rusia ka prezencë ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe republika e Abkhazisë në rajonin e Kaukazit Jugor, që nuk njihet ndërkombëtarisht e ka bërë të mundur këtë prani. Në Rusi, forcat ushtarake të stacionuara në Abkhazi shihen si kyç për të garantuar sigurinë e kufijve jugorë rusë./DW

Next Post
Sot Fitër Bajrami, Spiropali uron besimtarët myslimanë: Kjo ditë rrezaton përtej komunitetit mysliman

Sot Fitër Bajrami, Spiropali uron besimtarët myslimanë: Kjo ditë rrezaton përtej komunitetit mysliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noizy paraqitet në GJKKO, merr pjesë në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Noizy paraqitet në GJKKO, merr pjesë në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

May 6, 2026
Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

Homazhet për Servet Pëllumbin, Zogaj: Me vdekjen e tij politika e shqiptare është më e varfër

May 6, 2026
“Mocioni” ose: busti i Karl Marksit në zyrën e Servet Pëllumbit dhe busti i Kaçit

“Mocioni” ose: busti i Karl Marksit në zyrën e Servet Pëllumbit dhe busti i Kaçit

May 6, 2026
LIVE! Mbahen homazhet në nder të Servet Pëllumbit, sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit

LIVE! Mbahen homazhet në nder të Servet Pëllumbit, sot ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit

May 6, 2026
Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

May 6, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“PS rrëzoi tre nisma për lehtësimin e barrës ekonomike”, Bozdo: Rama na ka lënë në mëshirë të luftës në Lindjen e Mesme

May 6, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama reagon ndaj Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se i qeverisë

May 6, 2026
Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

May 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

May 6, 2026
“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In