• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse De Biasi duhet të shkarkohet ashtu si Ranieri

by A R
29/03/2017 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bujar Hoxha

Claudio Ranieri dhe Gianni de Biasi kanë ca pika të përbashkëta. Ata janë të dy italianë, ndonëse i pari është diçka më i madh në moshë, rreth pesë vjet, dhe e kanë prekur suksesin pas shumë kohësh në karrierë. Ndryshe nga De Biasi, Ranieri ka drejtuar skuadra shumë më me emër, por ka dështuar me të tëra. Kulmin e kanë patur që të dy me ekipe të vogla, për të cilat as është menduar se do të arrijnë në atë pikë ku i kanë çuar këta dy teknikë.

Ulja e Ranieri-t në stolin e Lestër Sitit u prit me shumë dyshime, madje rënia nga Premier League në Championship do të quhej punë e kryer. Dhe befasisht, mes skuadrave më të mira të futbollit anglez, Lestër Siti u shpall për herë të parë kampion sezonin e shkuar.

Një arritje e shkëlqyer, krejt e pashpjegueshme, krejt e papërsëritshme. Për të ardhur te sezoni i tanishëm, kur Lestëri nis e kthehet në pozitat e veta tradicionale. Ndaj Ranieri-t ka pakënaqësi, ka lojtarë që deklarojnë se nën urdhrat e tij nuk do të luajnë më. Loja është e zbehtë, lojtarët ngjajnë të mpirë.

Kur kriza po prekte fundin, kur për Lestër Sitin nuk po shihej më dritë në tunel, kur rënia nga kategoria po bëhej gjithnjë e më e afërt, drejtuesit e klubit detyrohen të marrin një vendim kundër rrymës, një vendim që nuk do të donin ta merrnin kurrë për njeriun që i dha lavdinë klubit modest.

E shkarkuan! Ndaj tyre nuk u la gjë pa thënë, më e pakta qe fjala: mosmirënjohës!

Ama vendimi rezultoi i drejtë. Vetëm fitore që atëherë, shtuar kësaj dhe një kualifikim në çerekfinalet e Champions League-s. Vardy, i frikshmi sulmues i sezonit të shkuar, gjumashi i këtij sezoni, aq sa nuk i bënin më gjunjët, është zgjuar. E po ashtu lojtarët e tjerë!

Respekti për Ranieri-n mbeti, por koha e tij te Lestëri u dëshmua qartë se kishte mbaruar. Pakënaqësitë e krijuara i hapën gropën njeriut që e kishte nxjerrë Lestër Sitin pikërisht nga gropa!

Të vijmë te De Biasi, pse duhet të ketë të njëjtin fat si Ranieri.

Ai e mori kombëtaren shqiptare në dimrin e 2011-s, duke i provuar të gjitha stinët. Për të arritur te vera e nxehtë e 2016-s: maja e karrierës së tij, maja e futbollit shqiptar.

De Biasi gjeti një ekip në pikë të hallit, të pamotivuar, me lojtarë të larguar, ku për të formuar një formacion ishte një mision gati i pamundur. Zgjedhja e tij në fakt qe më tepër e imponuar, në mungesë të alternativave më të mira. Por punoi fort italiani, nuk reshti së kërkuari me ndihmësit e tij elementë të rinj anembanë Europës, i mblodhi nga ishin e nga s’ishin. Rrugës pati dhe të lënë pas, por vështirë të thuash se qe faji i tij; më shumë qenë paraqitjet e dobëta të vetë lojtarëve, në klubet e tyre e në kombëtare.

E tërë puna shpërblehet me kualifikimin për në Europian. Për përfaqësuesen e Shqipërisë është shumë, një objektiv as i çuar nëpër mend kur De Biasi e mori drejtimin. Për të është më e madhja arritje; një sukses që e bën mjaft të njohur.

Administrimi i suksesit është ndër gjërat më të vështira, dhe këtu nis e çalon tekniku italian, që nis e merr vese shqiptare. Më së pari është përzgjedhja e ca lojtarëve për në Europian, me disa emra për të cilët ishte gati i pamundur argumenti bindës për marrjen e tyre me vete në Francë.

Paraqitja mjaft e mirë atje, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ekip debutues, shoqërohet menjëherë më tutje me zëra për largimin e De Biasi-t drejt një destinacioni të ri, me më shumë peshë. Për çudi, në vend që t’u mbyllë rrugën, De Biasi e ysht më tepër thashethemnajën me deklarimet e tij se po ta kërkonte ky apo ai ekip nuk do të mendohej dy herë.

Vetë ai zhytet me të dy këmbët në diskutimin se kush do ta drejtonte Italinë pas largimit të Antonio Conte-s. Një sjellje e habitshme prej një njeriu që pritej të tregonte seriozitetin maksimal për detyrën. Eshtë po De Biazi që e shkurajon ekipin kombëtar dhe ambientin rreth tij kur nëpër një sërë intervistash deklaron se mundësitë për kualifikimin në Botëror janë fare minimale. Afërmendsh që janë të tilla kur ke në grup Spanjën e Italinë, por a duhet deklaruar kjo hapur?

Dhe kur nisin eliminatoret e Botërorit, menjëherë bëhet e qartë se gjërat nuk janë më si më parë. Fitorja e mundimshme ndaj Maqedonisë, bashkë me atë ndaj Lihtenshtajnit, shoqërohet me tre humbje: ndaj Spanjës, Izraelit dhe Italisë. Me Spanjën është një katastrofë e vërtetë, si kurrë më parë. Po ashtu është me Izraelin, ku nervoziteti i ca lojtarëve tregon se ka diçka që nuk shkon. Me Italinë humbja është më e gëlltitshme, por bomba plas më vonë. Reagimi më i fundit i trajnerit tregon se sa larg kanë shkuar gjërat.

I lënë për në fund, por më thelbësori ndër ato që dëshmojnë për fundin e aventurës së De Biasi-t me Shqipërinë, është një tjetër fakt: largimi më herët i ndihmësit të tij, Paolo Tramezzani-t. Largimi i njeriut më fundamental në rrugën e suksesshme të kësaj përfaqësueseje do të thotë shumë, nënkupton shumë. Me pak njohje të futbollit mund ta kuptosh shpejt se ikja e tij paralajmëron ikjen e De Biasi-t.

Deklaratat, kundërpërgjigjet, humbjet, polemikat, gjithçka që e tensionon këtë përfaqësuese, të çon në një përfundim: për De Biasi-n duhet të mbyllet këtu drejtimi i kuqezinjve.

Në do të pritet dorëheqja, ajo mbase nuk do të vijë deri në fund të kontratës; janë drejtuesit e futbollit shqiptar që duhet ta marrin iniciativën, për të shmangur dëmin e madh.

Udha me De Biasi-n nuk të çon më askund, ashtu si te Lestër Siti u bindën për të njëjtën gjë në lidhje me Ranieri-n.

Me dhimbje, por rrugët duhen ndarë.

Me respekt, me mirënjohje, ama De Biasi duhet shkarkuar!

Shkarkimi i Ranieri-t e ngjalli Lestër Sitin, pse të mos ndodhë kështu me shkarkimin e De Biasi-t? /tesheshi.com/

Next Post
Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Shkelet kushtetuta

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Shkelet kushtetuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In