• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale

by Java News
02/10/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jetojmë në kohë të çuditshme, kur për disa njerëz një status në internet mund të jetë më i rëndësishëm se ajo që ndodh në jetën e vërtetë. Ne e vlerësojmë jetën e të tjerëve bazuar në fotot e shpërndara në faqet e tyre në rrjetet sociale apo nga ajo se çfarë ata shkruajnë për veten.

Dhe shpesh gjykimet tona janë të gabuara. Por çiftet e lumtura në fakt nuk e bëjnë publike gjithë jetën e tyre në rrjetet sociale dhe kjo për disa arsye.

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre ata janë të përkushtuar më tepër për të jetuar momentin

1

Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën dhe marrëdhënien e dy personave, ata e shohin të pakuptimtë të harxhojnë kohën duke postuar on line për t’ua provuar këtë fakt të tjerëve. Kjo nuk do të thotë se ata nuk postojnë foto në rrjetet sociale, por jeta është duke u dhënë kënaqësinë e duhur, aq sa nuk kanë nevojë të shkëputen prej saj.

Çiftet që publikojnë problemet e lidhjes së tyre në rrjetet sociale nuk do të fitojnë asgjë nga kjo

2

T’i tregosh problemet personale gjithkujt që njeh në rrjetet sociale është metoda më pak efektive për të zgjidhur problemet e tua. Kjo vetëm sa do ti’ përkeqësonte gjërat në marrëdhënien tuaj.

Lumturia e vërtetë nis thjesht nga të qenët në një marrëdhënie të lumtur me dikë që do

3

Nuk fiton asgjë duke postuar fakte se sa e lumtur je, në Facebook. Lumturia qëndron në faktin se jeni bashkë vërtetë, jo të postoni se si jeni bashkë. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, postimi i vazhdueshëm në mediat sociale nuk është fare tërheqës.

Askush nuk ka pse t’i vërtetojë asgjë askujt

4

Njerëzit që përjetojnë vërtetë një marrëdhënie të lumtur, nuk kanë asnjë interes të përdorin njëri-tjetrin për të provuar para të tjerëve se sa të lumtur janë.

Dhe gjëja më e rëndësishme…

5

Studimet kanë vërtetuar se personat që nuk i përdorin masivisht rrjetet sociale janë më të lumtur se ata që e bëjnë këtë, sepse nuk u duhet të krahasohen vazhdimisht dhe për gjithçka me miqtë apo kolegët -ata që shfaqen gjithnjë në rrjetet sociale si më të lumtur apo më mirë. Shpesh ne harrojmë se ajo që ka vërtetë rëndësi është jeta jonë  e vërtetë, marrëdhëniet, eksperiencat dhe ndjenjat –  jo kërkimi i pafundmë për popullaritet online.

Next Post

Plehrat/ Rama: PD po luan “gogolin”, e pranoj që nuk informuam sa duhet (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In