• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse buxheti 2021 është buxheti i mbylljes së mandatit të dytë dhe fillimi i të tretit

by Ilir Beqaj
05/11/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Qeveria ka sjellë për diksutim e miratim projektbuxhetin e vitit 2021.

Ky është në fakt buxheti i 8 rresht që Edi Rama prezanton si kryeministër.

Pashmangshmërisht është edhe buxheti i rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Është edhe buxheti i zbutjes së efekteve të rënda të pandemisë në jetën ekonomike e shoqërore të vendit.

Duke qënë edhe buxheti i vitit të tetë po përpiqem të bëj një krahasim midis 8 viteve 2005 – 2013 dhe 2013 – 2021.

E kam bërë fillimisht me vehte këtë ushtrim për të qënë, më së pari, vetë i bindur pse PS dhe Edi Rama duhet të kërkojnë një mandat të tretë.

Tek të ardhurat, 8 vitet e PS dhe Edi Ramës janë dominuar nga zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksën e ndershme progresive. Më shumë taksa për kompanitë e mëdha, më pak taksa për individët dhe biznesin e vogël.

Meqë shumica dërrmuese e analistëve, opinionistëve etj, etj thonë se Edi Ramën e komandojnë oligarkët, ja sa sa taksa ka paguar biznesi i madh.

148 miliardë lekë në 8 vitet e PD-së dhe 249 miliardë lekë në 8 vitet e PS-së. 68 % më shumë.


Në 8 vitet e PD-së biznesi i vogël ka paguar 19 miliardë lekë taksa, në 8 vitet e PS-së ka paguar 6 miliardë lekë taksa. 3 herë më pak.


Individët kanë paguar tatim mbi të ardhurat personale në 8 vitet e PD-së 187 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së kanë paguar 279 miliardë lekë. 49 % më shumë.


Në 8 vitet e PD-së janë paguar 841 miliardë lekë tatim mbi vlerën e shtuar, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë paguar 1,058 miliardë lekë. 25 % më shumë.

Përmbledhtazi:

• Biznesi i madh 68 % më shumë.

• Biznesi i vogël 3 herë më pak.

• Individët 49 % më shumë.

• Konsumatorët 25 % më shumë.

Le të shohim shpenzimet.

Transferta të drejtëpërdrejta në buxhetet familjare :

• Paga

• Pensione e përfitime të tjera

• Ndihmë Ekonomike

• Pagesë për aftësi të kufizuar

• Pagesë papunësie

• Kompensim për ish të përndjekur politikë

Në 8 vitet e PD-së janë paguar 1,269 miliardë lekë, ndrësa në 8 vitet e PS-së janë paguar 1,760 miliardë lekë. 39 % më shumë.


Në 8 vitet e PD-së, qeverisja vendore është mbështetur me 221 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së është mbështetur me 373 miliardë lekë. 69 % më shumë.


Në 8 vitet e PD-së investimet publike kanë qënë 563 miliardë lekë, ndërsa në 8 vitet e PS-së janë 630 miliardë lekë. 11 % më shumë.


Dhe meqë është folur aq shumë për borxhin gjithë këto vite, në 8 vitet e PD-së janë shpenzuar 286 miliardë lekë, ndrësa në 8 vitet e PS-së janë shpenzuar 297 miliardë lekë. 4 % më shumë.


Përmbledhtazi:

• Transferta në buxhetet familjare 39 % më shumë.

• Financime për qeverisjen vendore 69 % më shumë.

• Investime publike 11 % më shumë.

• Shpenzime për interesat e borxhit 4 % më shumë.

A kemi të drejtë ne, socialistët, të kërkojmë një mandat të tretë? Unë them se po. Por fjala ime është subjektive.

Të dhënat dhe grafikët që ju tregova janë objektive. Flasin vetë.

Prandaj buxheti i vitit 2021 është buxheti mbylljes së mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të tretë.

Next Post
Thaçi jep dorëheqjen/Ish-kreu i LPK-së: Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri

Thaçi jep dorëheqjen/Ish-kreu i LPK-së: Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In